Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Juljan BECOLLI: Importi i plehrave, një ligj jo për shqiptarët!

by te Sheshi
01/10/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Juljan BECOLLI: Importi i plehrave, një ligj jo për shqiptarët!

Hartimi i një ligji për mbetjet urbane apo dhe riciklimi i tyre, është patjetër i domosdoshëm pasi jemi një ndër vendet më të ndotura në Evropë. Aktualisht, menaxhimi i mbetjeve urbane brenda vendit lë për të dëshiruar, ndotja masive në vendin tonë ka  prekur si tokën, përrenjtë, lumenjtë dhe bregdetin. E gjithë kjo situatë e krijuar ka bërë që një pjesë e madhe e popullsisë të jetë e ndjeshme ndaj efekteve negative që sjellin mbetjet urbane, por dhe fenomenet e tjera si ndotjet industriale apo dhe shpyllëzimi  i lartë, si dhe ndotja e tokave bujqësore me kimikate nga llojshmëria e pesticideve të përdorura.

Ky efekt ka goditur në masë popullsinë në vend, duke u  rritur numri i personave të prekur  nga sëmundje të ndryshme dhe sidomos nga ato kancerogjene. Prandaj dhe ligji për importin e plehrave nuk është i mirëpritur, pasi sado perfekt të jetë ky ligj në interpretimin e tij, ne si popull gjithmonë do të ngelemi pesimistë në zbatimin e këtij ligji dhe pa dyshim që duhet të jemi dhe dyshues sepse me anë të këtij importi,  mund të hyjnë në territorin tonë mbetje jo të dëshirueshme. Hartimi i këtij ligji jo nga specialistë të fushës mjedisore, ka bërë të  mundur që këtë detyrë ta marrin politikanët dhe biznesmenët vendas, duke e interpretuar këtë ligj si  importin e lëndës së parë për industritë e tyre.

Pra, me këtë veprim duket qartazi se ka interesa ekonomike të mëdha si për investitorët e fabrikave ricikluese ashtu dhe për qeverisjen aktuale, ku kjo e fundit shkeli të drejtat dhe lirinë e popullit të vet duke hedhur poshtë referendumin e vitit 2013 kundër importit të plehrave dhe duke u bërë palë vendimarrëse për këtë industri. Shqiptarët janë të vetëdijshëm se shteti ynë nuk i ka kapacitetet e duhura për të bërë kontrollin e imtësishëm ndaj këtyre mbetjeve që do të importohen, pavarësisht këmbënguljes së qeverisë se i ka këto kapacitete dhe kompetencën e duhur për ta ushtruar atë.

Natyrshëm lind pyetja: Pse qeveria nuk ushtron kompetencat e veta në kontrollimin dhe menaxhimin e mbetjeve brenda vendit ?

Ja pra treguesi se, ky lloj dështimi nuk mund të sjellë sukseset e këtij ligji, por veçse përfitimet e shumë dëshiruara ekonomike nga importi i këtyre mbetjeve. Por jo vetëm kaq, kontrolli i dobët  dhe keqmenaxhimi nga ana e intitucioneve shtetërore në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit është një problem i madh. Në Shqipëri, konsumatori është krejtësisht i pambrojtur si për cilësinë e produktit të ofruar në treg, ashtu edhe për abuzimin me çmimet. Nëse marrim si shembull rastin ku një industri e përpunimit të çokollatave në Gjermani, deklaroi tërheqjen e produkteve të saj pasi në përbërje të tyre gjendeshin dhe materiale plastike, kjo do të thotë mbrojtje e të drejtave të konsumatorit dhe eficencë në kontrollin dhe mirëmenaxhimin nga ana e institucioneve shtetërore.

Në vendin tonë ku ky produkt është shumë i reklamuar dhe tregtuar  nuk u  ndërmor asnjë lloj mase nga institucionet përkatëse për të tërhequr përkohësisht nga tregu këtë produkt. Të tilla probleme ndodhin edhe me produktet e tjera që ne konsumojmë, ku përdorimi i tepruar i pesticideve të cilat stimulojnë sasinë apo dhe kohën e nxjerrjes së produkteve ushqimore në treg, ka bërë që konsumi i tyre të jetë i dëmshëm për shëndetin dhe pavarësisht kësaj, nuk merren masa për importin e lartë të këtyre pesticideve dhe kimikateve.

Gjithashtu, mungon kontrolli ndaj shfrytëzimit të mineraleve dhe industrive të tyre të përpunimit  duke ndotur zonat ku ato ushtrojnë aktivitetin, njëkohësisht dhe shfrytëzimi tej mase i lëndës drusore apo dhe ndotja e bregdetit nga mbetjet që shkarkojnë anije të ndryshme dhe nga lumenjtë e ndotur që derdhen në det, po sjellin vazhdimisht një dëm ekologjik të pariparueshëm. Akoma edhe sot, shumë qytete dhe zona rurale të vendit, vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ndërkohë, edhe ato pasuri natyrore që kemi, po shkojnë drejt shkatërrimit të plotë ashtu siç do të jetë edhe fati i lumit Valbona. Pra, pa marrë fund të gjitha këto probleme jetike me ndikim në jetën tonë të përditshme, nuk mund t’ia lejojmë qeverisë të shtojë një tjetër problem, i cili mbart dhe një rezik të madh.

Qeveria duhet të hartojë një ligj të mirëfilltë për  mbetjet brenda vendit si dhe një strategji afatgjatë për menaxhimin e tyre në të mirë të mjedisit.  Hartimi i këtij ligji do të thotë eleminimi tërësor i mbetjeve dhe minimizimi i ndotjes mjedisore, duke lokalizuar problematikat dhe duke marrë masa ndaj tyre. Kjo është një mënyrë për të rritur kapacitetet e industrisë ricikluese në vend nga 30 % deri në 50 %, pasi kështu do të rritet dhe sasia e mbetjeve që do të riciklohen.

Gjithashtu, do të parandalojë dhe eleminojë groposjen e mbeturinave apo djegien e tyre në formë asgjësimi, një veprim ky i ndërmarrë derri në vitin 2015-të, por që ripërsëritet edhe sot. Pra, qeveria duhet të ndërmarrë një veprim të orientuar më shumë nga pasojat që sjell import i mbetjeve se sa nga çështjet që kanë lidhje me biznesin e tyre si dhe  të ndëshkojë veprimtaritë e ndryshme të cilat ndotin mjedisin. Ky imponim do të vijë në mënyra të ndryshme nga populli, si taksapagues që kërkon jo vetëm shërbim sa më efikas, por dhe të ndikojë në ruajtjen e një mjedisi  sa më të përshtatshëm për të jetuar dhe jo të shëndrohet në një rezik për ta.

Ligji i importit të plehrave nuk mund t’i japë zgjidhje problemeve tona të brendshme, ai ngelet një problem i huaj prandaj dhe shqiptarët duhet t’i thonë “STOP” këtij lloj importi ashtu sikundër bënë edhe me çmontimin e armëve kimike, sepse reziku për ne ngelet i njëjtë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Ligji i mbetjeve, Rama e mbron edhe në Asamble

Ligji i mbetjeve, Rama e mbron edhe në Asamble

Pasi shiti jahtin në ndihmë të refugjatëve, ish-legjenda e Barcelonës, Xavi luan edhe futboll me ta (video)

Pasi shiti jahtin në ndihmë të refugjatëve, ish-legjenda e Barcelonës, Xavi luan edhe futboll me ta (video)

Basha: hileja e Ramës për të mbytur zërin e protestës

Basha: hileja e Ramës për të mbytur zërin e protestës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni