Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Joe GLENTON*: Isha në një luftë të padrejtë, më lejoni të tregoj sesi ndjehesh

by te Sheshi
08/07/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Joe GLENTON*: Isha në një luftë të padrejtë, më lejoni të tregoj sesi ndjehesh

Ndërsa publikohej raporti Chilcot, jashtë sallës u mblodh një tubim kundër luftës. Në radhët e tij ishin edhe një numër ushtarakësh veteranë. Ata janë, jo habitshëm, më të pranishëm në lëvizjen kundër luftës: të organizuar, të përkushtuar, pasionant në zemërimin e tyre.

I pyeta se çfarë mendonin për gjetjet e hetimit për luftën në Irak, ndërsa sër John Chilcot jepte verdiktin. Ata kishin shumë ide të ndryshme se çfarë duhej bërë me Tony Blair, mjedisin politik, marrëdhëniet e veçanta me Amerikën – gjithë neverinë ligjore, morale dhe politike që është lufta në Irak dhe pasojat e saj.

Pjesa më e madhe e tyre, kur u pyetën, kishin një pozicion të vendosur të përbashkët. Kjo më është shfaqur gjithnjë me një fjalë të vetme: tradhti. Në Irak dhe Afganistan apo gjetkë, ne jemi tradhtuar. Në bazë të eksperiencës sime kjo ndjenjë është e pranishme gjithashtu edhe mes ushtarëve dhe veteranëve që nuk merren hapur me politikë.

Kjo është ajo që ndjen kur je ushtar në një luftë në të cilin nuk beson apo që të bën ta shohësh si një mashtrim.

Eshtë e drejtë që Iraku do të dominojë titujt kryesorë për disa kohë në vijim, por nuk është e vetmja luftë që ne kemi marrë pjesë apo jemi duke luftuar. Ka të tjera: Libia, Siria, Jemeni. E imja ishte Afganistani.

Unë besoja sinqerisht. Dëshiroja të bëhesha ushtar që në moshë të njomë, për shkak se jeta në forcat e armatosura ofronte gjithçka që një djalë nga klasa punëtore mund të dëshironte. Një rrugë larg varfërisë, ndjesinë e kuptimit, e një tribuje ku përket. Shërbimet dukeshin  se kishin të gjitha takëmet për një jetë më të mirë në kërkim të një bote më fisnike – për mua dhe të tjerët.

E doja ushtrinë. E doja regjimentin tim, skuadrën time dhe trupën time. E doja jetën që ofronte ushtria për mua dhe doja të qëndroja gjithmonë aty. Por ajo dëshirë, e indoktrinuar tek unë, nuk mund të përkonte me realitetin e luftërave që Britania po zhvillonte. Eshtë si të jesh veshur e ngjeshur e të mos kesh ku të shkosh. Ne ishim gati të vdisnim por nuk kishin asgjë të vlefshme për të rënë dëshmorë. Edhe pse , ne vdiqëm, dhe me qindra prej nesh.

Rrëfimi i pakontestueshëm i përvojës sime është regjistruar gjetkë. Por është vetëm një shembull i një procesi përmes të cilit kanë kaluar  shumë  e shumë ushtarë dhe veteranë që prej 11 shtatorit 2001.

Lufta ime paraqitet më mirë në shtyp sesa Iraku, pa asnjë arsye të mirë që mund të më mbushë mendjen. Ajo u kushtoi jetën më shumë se dyfish ushtarëve britanikë sesa Iraku dhe ishte jashtëzakonisht e dëmshme si për vendin tim ashtu edhe për vendin që ne sulmuam dhe pushtuam.

Tani shoh më qartë se kurrë që shokët e mi dhe unë ishim – më pak apo më shumë në varësi të detyrës që kishim – muskuj të punësuar për një fuqi të madhe. Ashtu sikundër një veteran mendjemprehtë i Vietnamit më ka treguar për herën e tij të parë në juglindjen e Azisë: “Kuptova atje se nuk isha gjë tjetër veçse një xhaketë e kuqe”. (referencë e mënyrës sesi amerikanët i shihnin trupat pushtuese britanike gjatë luftës së tyre për pavarësi).

Shumë nga shokët e mi që shkuan në Irak kanë pasur përvoja të ngjashme drithëruese, të cilat ishin edhe më të tmerrshme për ata që besonin vërtet. Kjo tribu në të cilën ne ishim regjistruar, doli se nuk ishte një forcë e së mirës apo çlirimtare apo diçka e këtij lloji.

Të tjerët nuk ndeshen me këtë ndërgjegjësim në një rrugë të drejtpërdrejtë. Në vend të kësaj, ata i mbajnë përbrenda luftërat e tyre. Ata përpiqen, dhe pjesa më e madhe dështon, të mbyllin dyert mbi të.

Disa pajtohen me realitetin se kanë qenë ushtarë të një lufte të kotë e të panevojshme. Ata shndërrohen në njerëz të hidhur dhe të shfazuar për shkak se janë të vendosur të mbeten besnikë tek ideja se lufta e tyre ia vlente – nëse ata humbën shokë apo u plagosën, ata kapen edhe më fort pas kësaj ideje.

Një historian lufte dikur teorizonte se në raste të tilla, ku vendosmëria për të besuar se lufta jote ishte e drejtë dhe e justifikuar madje edhe përballë fakteve, ti bëhesh një lloj manifestimi i imperializmit – po aq i deformuar dhe kontradiktor sa, le të marrim shembull, lufta në Irak.

Nëse je në shërbim në kohë lufte, ti ndërgjegjësohesh se roli yt në dukje heroik në botë është një gënjeshtër, kështu që ti përballesh me një zgjedhje. Mund të luftosh duke e ditur se lufta jote nuk ia vlen, ose mund të rezistosh. Nëse reziston mund të përballesh me forcën madhore të ushtrisë që të shtyp.

Nëse nuk reziston, do të pendohesh për gjithë jetën, nëse e bën mund – edhe pse nuk është e thënë – të përballesh me censurë nga kolegët, dhe me siguri që do të tërheqësh zemërimin e superiorëve të tu, që do t’i shohin kundërshtimet e tua si një sfidë ndaj autoritetit të tyre. Kjo është pjesë  e trashëgimisë së Irakut dhe Afganistanit, që, në zotim të mbivlerësimit të kulturë së heroit, mund edhe të mos kuptohet.

Një pjesëmarrje e tjetërsuar ushtarake është një gjë e rrezikshme në këto kohë të trazuara. Por, sikundër veteranët e zemëruar tërhiqen drejt fundsegmentit radikal të politikës, mbetet të shihet se për kë do të rezultojë kjo e rrezikshme. Shpresa ime është se pakënaqësia e tyre drejtohet ndaj status-quos që na dërgoi të vdesim në shkretëtirë.

* Joe Glenton është gazetar britanik, që mbulon luftën dhe çështje të mbrojtjes dhe sigurisë. Ai ishte pjesë e trupave britanike për gjashtë vjet, ku shërbeu në Afganistan. Libri i tij, “Kutia e ushtarit” u publikua në vitin 2013.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Obama: Vrasjet e kryera nga policia janë problem serioz

Obama: Vrasjet e kryera nga policia janë problem serioz

Serbët: Duan ta prishin kishën tek kampusi universitar në Prishtinë

Serbët: Duan ta prishin kishën tek kampusi universitar në Prishtinë

Finalen e Europianit do ta gjykojë një anglez: Mark Clattenburg

Finalen e Europianit do ta gjykojë një anglez: Mark Clattenburg

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni