Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

    Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

    Të festosh lirinë nga Serbia

    Të festosh lirinë nga Serbia

    Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

    Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

    Avionë turq tërbojnë Athinën

    Avionë turq tërbojnë Athinën

    Finlanda, pa gaz rus këtë mëngjes

    Finlanda, pa gaz rus këtë mëngjes

    Biden në pikiadë!

    Biden në pikiadë!

    Gjermania, një krahasim për Kosovën: Si në një maratonë…!

    Gjermania, një krahasim për Kosovën: Si në një maratonë…!

    Izraeli: “dorëheqja morale” që mund ta rrëzojë Bennett-in

    Izraeli: “dorëheqja morale” që mund ta rrëzojë Bennett-in

    “Diplomaci qebapi” në Ballkan

    “Diplomaci qebapi” në Ballkan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga ILir Haxhiaj / VJEDHJE ME ARSYE…

Nga te Sheshi
23/02/2015
në Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga ILir Haxhiaj / VJEDHJE ME ARSYE…

Kamerat dhe intervistat në vend zbuluan realitetin dramatik: e arrestoi policia, thjesht sepse donte t’i shpëtonte jetën fëmijës së vet! Ky qe, pak a shumë, thelbi i një lajmi tronditës këto ditë. Vijuan mallkimet për policinë katile, shtetin e pashpirt dhe OSSHE-n kriminele. Edhe kundërpërgjigjja nga ana e të akuzuarve nuk la gjë mangët… Në brendësi të lajmit… Fëmija 7-vjeçar vuante nga një formë e rëndë astme. Në momentet e krizave, djali i vogël trajtohej me ndihmën e një aparati, që punonte me korrent. Ndërkohë, OSSHE-ja ia kishte prerë dritat kësaj familjeje, prandaj babai i alarmuar shkon urgjent e bën rilidhje të energjisë. Policia e pikas menjëherë, e kap, e arreston dhe e fut në burg. Fëmija tanimë rrezikon seriozisht jetën… Pas lajmit… 1. Fëmijës iu ndërpre aparati i oksigjenit! Në fakt, aerosoli – ose inhalatori – nuk është aparat oksigjeni, por është një avullator. Përdoret zakonisht për trajtimin me avuj të thjeshtë solucioni fiziologjik, ose me përmbajtje medikamenti të caktuar, të bllokimit ose të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes. Gjendet lehtë në farmaci, është praktik dhe shumëkush mund ta ketë në shtëpi, sidomos për foshnjat, kur iu zihen hundët nga sekrecionet. A mund të thuheshin këto në media? Jo, sepse do të dukej diçka e rëndomtë, e qullët, pa efekt. Po sikur ta quajmë aparat oksigjeni, domethënë, si ata që u vënë pacientëve në gjendje kome apo duke dhënë shpirt? Po, kështu po! Kjo godet, kjo të fut dridhmat! 2. Sapo lidhi telat, babait i vunë prangat! Kështu tha zonja e shtëpisë. Nuk arriti të ndizte as dritat, as dushin, as lavatriçen, as sobën, vetëm aparatin vuri në prizë, por policia jote vigjilente dhe tepër e sofistikuar e fshatit, e nuhati përdorimin dy-tre minutësh të një aparati elektrik brenda mureve të shtëpisë së varfër. 3. Policia, në kundërshtim me ligjin, nuk lejoi vjedhjen! Prit! Tani ia futa unë kot, më duket! Ka ligj që lejon vjedhjen? Po, – mund të thotë dikush, – ka ligje që lejojnë vjedhjet e mençura ose vjedhjet e kokave. Kur vjedh fukarai, nxirret nga spitali, madje i merret edhe pompa e astmës (që të mos vrasë veten, pra, për qëllime sigurie, ashtu siç të heqin rripin e pantallonave!) dhe futet në burg; ndërsa kur vjedhin shefat, nxirren nga burgu dhe futen në spital, me pompë… Rrënjë… Ka qenë tregimi i një autori sovjetik, – me sa më kujtohet, – që legjitimonte një lloj vjedhjeje: atë të librave. Dhe ky tregim ishte pjesë e tekstit të leximit letrar, që bëhej dikur në shkolla. Me fjalë të tjera, fëmijë të dashur, ka vjedhje dhe vjedhje. Jo të gjitha janë haram. Ta ruajmë pronën e përbashkët socialiste si sytë e ballit! Kjo ishte parrulla. Por populli masivisht e lexonte: “Prona e përbashkët – prona e askujt”. Dhe kush të mundte, merrte aq sa mundte. Fshatari shkulte ‘pataten e përbashkët’ që kishte matanë gardhit, punëtori merrte një dorë gozhdë e bullona nga ofiçina, kuzhinieri nja dy kile mish, që ‘i tepronte’, shoferi një thes me çimento, kur shkarkonte, e kështu me radhë. Sigurisht, të gjithë ishin të justifikuar. Pse, vjedhje ishte të shkulje ca patate, kur nuk kishe bukë në shtëpi?! Po ca gozhdë e bullona, ç’dëm i sillnin fabrikës?! E ç’ishin dy kile mish, kur ishte therur një ka i tërë?!

Kështu, prona socialiste ushqeu një edukatë të re, atë të vjedhjes nga halli, vjedhjes pa qeder. ****** Por halli i sotëm, për shumë njerëz, është se ‘patate e përbashkët’ ka ngelur vetëm energjia elektrike. Në më shumë se njëzet vjet, vjedhja e energjisë u kthye në trimëri, pastaj mjeshtëri, dhe më vonë në art. Kush nuk bënte marifete me sahatin, ishte frikacak, i paaftë ose matuf. Kur vjedhin të gjithë, po ti, a mos je më i zgjuar?! Tani që është shtrënguar rripi, po përsosen arsyetimet për lejueshmërinë e vjedhjes së këtij malli të padukshëm. Kur vjedhin të gjithë, pse të mos vjedhim edhe ne?! Pastaj, pse vjedhje është kjo?! Ne nuk i bëjmë keq njeriu! Dhe arsyetimi më i fortë: “Jemi të papunë, kemi rroga të vogla, nuk na del hesapi, jemi me pension, shkurt, nuk kemi lekë!”. Si do t’i bëhet hallit, pra, kur populli kërkon legjitimimin e vjedhjes? A ka parti të gatshme sot, që të propozojë në parlament ligj të ri për lejimin e vjedhjes së energjisë elektrike? Po nga shoqëria civile apo institucionet fetare? Nuk e di.

Të ngjashmeLajme

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!
Opinione

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

16/05/2022
Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje
Opinione

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

03/05/2022
Bujar M. Hoxha: Nën ethe islame, Ramazani? (Tek fjala tingëllon si një violinë Stradivari)
Opinione

Bujar M. Hoxha: Nën ethe islame, Ramazani? (Tek fjala tingëllon si një violinë Stradivari)

27/04/2022
Lajme të tjera
Po sikur të shpallej një testim dhe për togat e zeza?! Gjyqtari Sokol Tona e konsideron si paradoksal…

Po sikur të shpallej një testim dhe për togat e zeza?! Gjyqtari Sokol Tona e konsideron si paradoksal…

Lideri botëror DHL e njeh Kosovën si shtet dhe zhvillon prezencën në tregun kosovar

Lideri botëror DHL e njeh Kosovën si shtet dhe zhvillon prezencën në tregun kosovar

Mustafa: Nuk kam turp nga e kaluara ime. Të hapen dosjet

Mustafa: Nuk kam turp nga e kaluara ime. Të hapen dosjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

TË FUNDIT

Njeriu i Kadyrov-it në Ukrainë: Pse ne jemi ushtria e Jezusit

Njeriu i Kadyrov-it në Ukrainë: Pse ne jemi ushtria e Jezusit

20 minuta Më parë
Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

Pamje: Ditëzia e fundit në Jenin, nga ky adoleshent palestinez

4 orë Më parë
Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

Inisiativa e Ramës së Prishtinës me bileta urbani falas

5 orë Më parë
Avionë turq tërbojnë Athinën

Avionë turq tërbojnë Athinën

5 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Punë holandezësh: si do jetë Porti i ri i Durrësit?

Punë holandezësh: si do jetë Porti i ri i Durrësit?

21/05/2022
Të festosh lirinë nga Serbia

Të festosh lirinë nga Serbia

21/05/2022
Një histori e dhimbshme nga Ukraina…

Një histori e dhimbshme nga Ukraina…

21/05/2022
Kush është Nuredin Dumani, dibrani që “po tregon shokët”?

Kush është Nuredin Dumani, dibrani që “po tregon shokët”?

20/05/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Bujar M. Hoxha: Nën ethe islame, Ramazani? (Tek fjala tingëllon si një violinë Stradivari)

Nga Leons Hasani*: Një sulm kinez mbi botën islame

 Nga Amir B. Ahmeti: Feja dhe Shteti në kushtetutat e vendeve evropiane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist