Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ilir DIZDARI: Shoqëria dhe muret

by te Sheshi
25/07/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ilir DIZDARI: Shoqëria dhe muret

Prej dekadash tashmë, sektarizmi shfaqet pa as më të voglën mëdyshje një nga patologjitë me të cilat po përballen shoqëritë tona. Për hir të së vërtetës, madje, edhe asaj historike, fjala është për një patologji shumë më të hershme, e cila në kohët tona, si kurrë më parë, shfaqet në një gjendje më të acaruar dhe më të shprehur, qoftë këtu edhe në domethënien patologjike të fjalës.

Fjala është për një patologji që ka depërtuar jo thjesht dhe vetëm në suazat e fetarisë, por në pjesën dërrmuese të sferave, rrafsheve dhe organeve të këtij organizmi që e emërtojmë shoqëri njerëzore. Në këtë drejtim, sektarizmi dhe prozelitizmi fetar janë aq të ndjeshëm sa ç’janë edhe sektarizmi dhe prozelitizmi antropologjik, politik, kulturor, gjinor, deri dhe botëkuptimor dhe shoqëror etj. Sot, sikundërse edhe mëhershëm, vijon të shtrohet çështja se kush është brenda, dhe kush jashtë; se kush është i dobët, dhe kush është i fortë; kush është me ne, dhe kush nuk është me ne; se kush është mbështetësi i ynë politik, dhe kush është kundërshtari ynë; se kush është i shtresës sonë shoqërore, dhe kush është i shtresës tjetër; se kush është vendas, dhe kush është ardhës; se kush është i bukur, dhe kush është i shëmtuar.

Sot, si kurrë më parë, po jetojmë në një shoqëri e cila, përmes përqafimit të sektarizmit, i shëmbëllen një kantieri ndërtimi; në një shoqëri e cila, ende pa mbaruar një mur ndarës, fillon të mendojë për murin e rradhës. E nëse dikush ngre zërin kundër këtij “murizmi”, nxiton ta neutralizojë duke e murosur.

Fjala është për mure të padukshëm, të lartë e të trashë, që po i ndërtojmë me këmbëngulje dhe me përkushtim të admirueshëm, për t’u ndarë nga tjetri, duke përsëritur si mantra të shenjtë jo pyetjen e Kainit “përse ai, dhe jo unë?”, por shprehjen “më mirë unë, sesa ata”. Janë të padukshëm, porse gjakosës sa herë që përplasemi pas tyre; për këtë arsye, janë shumë më të rrezikshëm sesa muret e dukshëm, pasi prej këtyre mund edhe të ruhesh. Po ashtu, janë edhe më të vështirë për t’u shembur; ndërsa për muret e dukshëm mund të përdorim disa lëndë shpërthyese, për muret e padukshëm na lipset një tjetër lëndë, është e nevojshme një tjetër zinxhir reaksionesh kimikë; dhe kjo për shkak se, ndryshe nga muret e parë, të dytët nuk janë në mjedisin e jashtëm, porse në mjedisin e brendshëm, brenda psikës dhe ndërgjegjes, dhe lënda e këtyre nuk është tjetër përpos se meskiniteti i kthyer në një busull vlerash, në kut matës, në lente optike, apo në regjim skopik, i rreptë dhe i pagabueshëm në përvijimin e kufijve, e hendekëve dhe gardheve fizikë dhe metafizikë, antropologjikë dhe psikologjikë, politikë dhe ekonomikë, botëkuptimorë, kulturorë dhe gjinorë; i aftë për të na shtyrë ta vështrojmë tjetrin si i pavlerë, si inferior, si send, dhe, në rastin më të skajshëm, ndonëse sot është kthyer në një normalitet, si kundër-(u)-shtar, si armik që lipset asgjësuar.

Muret, të lartë dhe të trashë, në gjeografi, ekonomi, politikë, ideologji, kulturë, mendësi; thirrje ngado jo më “ose me ne, ose kundër nesh”, por “ose me ne, ose pa ne”. Sektarizëm i lartësuar në mendim akademik dhe elitar, duke ia lënë universalizmin “masave”, të cilat duket se janë të vetmet sot të cilat vijojnë ende të mendojnë dhe të besojnë të vërtetën e pamohueshme se sektarizmi është tërë sa minon në themel jo vetëm unitetin e një kombi, porse edhe vetë unitetin e një shoqërie njerëzore, pikërisht atë që e bën shoqërinë të jetë “një” shoqëri.
Një shoqëri fundoset nga mbipesha e mureve që ngre! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Paranoja e Blic-it serb: Erdogan dhe Putin po ndajnë Ballkanin

Paranoja e Blic-it serb: Erdogan dhe Putin po ndajnë Ballkanin

Liga arabe dënon terrorizmin e kryer në emër të Islamit

Liga arabe dënon terrorizmin e kryer në emër të Islamit

Partizani sonte sërish në fushë për kualifikueset e Champions League-s

Partizani sonte sërish në fushë për kualifikueset e Champions League-s

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni