Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Giles FRASER*: Si të mposhtim terroristët? Me ekstremizëm të vërtetë!

by te Sheshi
30/12/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Giles FRASER*: Frikërat e emigracionit e bëjnë BE-në të gatshme për biznes me vrasësit

Problemi me personin që ngau kamionin në një treg të populluar Krishtlindjesh në Berlin nuk ishte të qënit e tij tepër fetar, por se ai nuk ishte besimtar sa duhet. Ishte veprimi i një gjysmë-besimtari, lloji i gjërave që bëhen nga dikush që nuk beson edhe aq shumë në Zot-  por më së shumti beson në efikasitetin e pushtetit njerëzor të ushtruar në emër të Zotit, sikur Zoti të kishte nevojë për ndihmën e tij.

Ashtu si Rowan Williams e përmblodhi dikur: “Për personin që kryen vrasje të rëndomta në mënyrë që të promovojë nderin e Zotit, është e qartë se nuk mund t’i besojë Zotit. Zoti është shumë i dobët për t’u kujdesur për nderin e tij dhe ne jemi ata të fortët që duhet të ndërhyjmë për ta ndihmuar atë. E tillë është blasfemia në funksionim”.

Bëhet fjalë për një pikë bazike. E vërteta e ekzistencës së Zotit nuk varet nga mua. Nuk varet nëse unë mbush kishën time me besimtarë në meshën e mesnatës. Nuk varet nga unë e nga askush tjetër edhe nëse unë fitoj apo humb argumentin në rrjetet sociale për ekzistencën e Zotit. Zoti nuk është si parti politike që jeton apo vdes në varësi të mbështetjes apo mungesës së saj.

Personi që qëlloi ambasadorin rus në Turqi thërriti “Allahu Akbar” – Zoti është i madh. Nëse ai vërtet e mendonte këtë, ai nuk do ta kishte qëlluar ambasadorin.

Kjo mund të jetë e dukshme, por ekziston një herezi teologjike tinzare dhe e pashprehur ndaj së cilës tërhiqen ndonjëherë profesionistë fetarë si puna ime, përmes së cilës duket sikur Zoti në një farë mënyre varet nga përpjekja ime, dhe se është detyra ime në jetë të mbaj njerëzit në besim për shkak se pikërisht besimi i njerëzve mban në jetë vetë ekzistencën e Zotit.

Si lidhet kjo me terrorizmin? Merrni në konsideratë përfundimin ku mbërriti akademikja amerikane, Jessica Stern pasi kreu shumë intervista për një libër të saj për terrorizmin në emër të Zotit. “Teza e terrorizmit fetar është të pastrojë botën nga ndikimet korruptive”, shpjegon ajo. “Por çfarë qëndron më thellë këtyre pikëpamjeve? Me kalimin e kohës, nisa të shoh se ankime të tilla maskonin një lloj më të thellë zemërimi dhe një lloj më të thellë frike. Frika e një universi pa Zot”.

Terroristët fetarë ndjejnë se Zoti është nën kërcënim. Dhe misioni i tyre është ta shpëtojnë atë – nga mosbesimi, nga besimi fallco e të tjera. Kjo, sigurisht, i merr gjërat krejt mbrapsht. E vërteta është se ne nuk e shpëtojmë Atë, Ai na shpëton ne. Dhe për më shumë, Ai na shpëton ne duke na bindur se jo gjithçka ka të bëjë me ne.

“Synimi madhështor i gjithë besimeve të vërteta”, shkruan William Temple, “është të transferojë qendrën e interesit nga vetja tek Zoti”. Terroristët fetarë nuk e kuptojnë një gjë të tillë pasi ata ende mendojnë se gjithçka ka të bëjë me ta, dhe atë që ata mund të arrijnë. Kjo është herezi. Personi që qëlloi mbi ambasadorin rus në Ankara, nëse do e kuptonte këtë, nuk do qëllonte. Gabimi i tij ishte të mendonte se Zoti ishtë diqysh i varur dhe mirënjohës, për mbështetjen e tij të dhunshme.

Në të vërtetë, ajo që do të thotë me siguri “Allahu Akbar” (edhe të krishterët arabisht-folës e përdorin këtë frazë po ashtu) është se Zoti nuk ka nevojë për asgjë nga unë në mënyrë që të jetë Zot. Dhe kur një gjë e tillë arrihet të kuptohet, unë mund (ndonjëherë me një lehtësim të dukshëm) të lejoj të bien të gjitha skemat e mia të dëshpëruara dhe argumentet përballë kundërshtive dhe mosbesimit. Në të vërtetë, në mënyrë që të transferoni qendrën e interesit nga vetja tek Zoti, të arrini qendra të tjera interesi, nuk mund të bazohesh tek ideja se gjithçka ka të bëjë me ju, me betejën tuaj shpirtërore, me heroizmin tuaj fetar.

Por e gjitha kjo është e kundërt me narrativën standarte të punonjësve qeveritarë për të ashtuquajturin “ekstremizëm”; sipas tyre problemi me terroristët fetarë është se ata janë shumë fetarë. Në kuadër të strategjisë së parandalimit, teologjikisht analfabete, për shembull, mund të mendohet se nëse njerëzit besimtarë janë më pak fetarë ata do të ishin shumë më pak të rrezikshëm.

Por ashtu si e ka shpjeguar me shprehjen e tij të famshme, Jonathan Swift: “Ne kemi mjaftueshëm fe që të na bëjë të urrejmë, por jo mjaftueshëm që të na bëjë ta duam njëri-tjetrin”. Kjo është arsyeja përse unë dua që njerëzit besimtarë të jenë më ekstremë në besimin e tyre, jo më pak; për të lënë mënjanë valën e pamjaftueshmërisë dhe për të besuar tek madhështia e Zotit dhe se Ai e di fare mirë se çfarë bën.

Musai, Jezusi dhe Muhamedi ishin të gjithë ekstremistë në një kuptim. Ata besonin në Zot me gjithë instiktet e tyre. Dhe stenografia e kësaj është “Allahu Akbar” – një frazë që terroristët nuk do ta kuptojnë kurrë.

*Giles Anthony Fraser, prift i Kishës së Anglisë, është edhe gazetar dhe publikues. Ai aktualisht, drejton komunitetin e Shën Merit në jug të Londrës, dhe shkruan një kolonë për “The Guardian”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Moska zotohet për shpagim pas ndëshkimit amerikan

Moska zotohet për shpagim pas ndëshkimit amerikan

Sokol Plakolli, regjisori rebel i Kosovës: pse teatri ka rënë në duar serbo-sllavësh (video e protestës së rrallë me thyerje pjatash)

Sokol Plakolli, regjisori rebel i Kosovës: pse teatri ka rënë në duar serbo-sllavësh (video e protestës së rrallë me thyerje pjatash)

Ankoheni për trafikun në qytetin tuaj? Ky bllokim në rrugën prej 50 korsi do t’ju bëjë të mendoheni edhe një herë

Ankoheni për trafikun në qytetin tuaj? Ky bllokim në rrugën prej 50 korsi do t’ju bëjë të mendoheni edhe një herë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni