Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ghassan CHARBEL: Mos shko te biblioteka

by te Sheshi
08/02/2018
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ghassan CHARBEL: Mos shko te biblioteka

Mos shko te biblioteka. Ky udhëtim është një grackë. Biblioteka e pasur është një gjykatë e rreptë. Një dyqan për të shitur helm, pyetje dhe dyshime. Ca besojnë se ky udhëtim nuk është më i dobishëm, e se mund ta lexoni një libër në mjetin tuaj elektronik apo në telefonin inteligjent. Ka megjithatë një dallim të madh midis blerjes së një trëndafili dhe vajtjes në një bahçe.

Gjatë ditëve të fundit të 2017-s isha në Paris, ku vizitova një bibliotekë lokale. Mbeta gojëhapur. Nëse kërkoni të jeni një shkrues, një autor, vizita do t’u sjellë në mendje punën e vështirë për shkrimin e një libri. Nëse jeni një gazetar, vizita ka për të zbuluar plagët e vjetra. Ky është një profesion i bukur dhe vdekjeprurës në të njëjtën kohë. Eshtë i bukur sepse ju shtrëngon t’u bëni ballë stuhive, e vdekjeprurës ngase e harxhon kohën tuaj imtësisht. Çdo natë një gazetë vdes së bashku me lajmet dhe artikujt bashkëshoqërues dhe i hap rrugë një dite të re për bërësit e saj.

Thashë gojëhapur sepse ju jeni në praninë e kolosëve të cilët i ndriçojnë epokat e tyre për ta ngrohur lexuesin për vitet, dekadat apo shekujt që do të vijnë. Kolosë librat e të cilëve janë bërë pika referimi në histori. Nuk është diçka e lehtë, për shembull, që një libër i botuar në shekullin e 19-të të ketë kaluar nëpër shekullin e 20-të vdekjesjellës e të ketë mbijetuar gjer në ditët tona.

Unë e di se qytetet mbikëqyren prej policisë, por biblioteka ju jep përshtypjen se rojet e vërteta janë ata të cilët flenë në vandakët e saj dhe qëndrojnë si fanarë ndriçues. Tregimtarë, poetë, dijetarë, kritikë dhe piktorë. Ngjan se ky akumulim krijueshmërie është ajo çka e fortifikon qytetin karshi shterimit shpirtëror e intelektual dhe e lidh të shkuarën me të ardhmen e tij.

Autorët francezë kurrë nuk u lodhën së sjelli në vëmendje lavditë e shkuara nga historia e tyre, e kurrë nuk u lodhën së kritikuari ato. Ata hyjnë në hollësitë e historive dhe ngjarjeve dhe nuk ngurrojnë t’i nxijnë imazhet dikur të pastra nëse hasin informacion të ri. Askush nuk mund t’i shpëtojë një kritike a një imazhi të riskicuar pas zhveshjes prej historive të pasakta. Kjo është arsyeja pse gjeni gjithmonë libra të rinj mbi Napoleonin, Luigjin IV, Mari Antuanetën, Mazarinin, Risheljënë dhe figura të tjera që luajtën rol kyç në këtë apo atë epokë. Po ashtu do të gjeni libra mbi tmerret e Revolucionit Francez. Ju gjeni materiale të reja të shkruara mbi qëndrimin e disa prej aktorëve në Luftën e Dytë Botërore. Francezët nuk reshtin kurrë gjithashtu së kujtuari histori mbi Dë Golin dhe Peténin.

Ju do të gjeni në rafte një përzgjedhje të poezive të mbledhura nga ish-presidenti Zhorzh Pompidu. Letra dashurie të shkruara nga Fransua Miteran për mikeshën e tij, si dhe për të ëmën e së bijës së vet. Presidenti i kulturuar ishte i zellshëm në përkthimin e pasionit të tij në fjalë. Ju do të gjeni një libër mbi Zhak Shirakun, një tjetër nga Nikola Sarkozi ose për të. Një libër i ngjashëm mund të gjendet për personazhin Fransua Holand, ndërsa mund të hasni libra që rreken të zbërthejnë misterin e mënyrës se si presidenti aktual, Emanuel Makron, çau rrugën për në Elizé.

Ju keni për të ardhur te zbulimi i bukur se shumica e presidentëve francezë ëndërrojnë të bëhen shkrimtarë. Mbase ata e ndiejnë se populli francez do t’i harrojë sigurisht të ardhurit në atë detyrë, por pa dyshim kanë për të kujtuar një libër të mirë apo interesant. Franca ka një vend të posaçëm në zemrën e vet për shkrimtarin. Ne e pamë këtë para fundit të vitit, kur Makroni u përkul para Invalides-it (Invalidëve), ku është i varrosur Napoleoni. Ai, bashkë me dy presidentë të tjerë, u përkul para arkivolit të shkrimtarit, gazetarit dhe anëtarit të Akademisë Franceze, Zhan d’Ormeson (Jean d’Ormesson). Duke dëgjuar eulogjinë e Makronit, në mendje u soll historia e pasur letrare e Francës.

Si një gazetar arab, habitem se si një ish-president mund të mbetet i gjallë dhe t’ia kushtojë kohën e tij shkrimit. Kujtova se presidenti i ndjerë i Jemenit, Ali Abdullah Salih, më pati thënë dikur se i druhej fenomenit të ish-presidentëve në Liban. Kultura jonë nuk ka hapësirë për një ish-president. Një pjesë e atyre të cilët unë i kam intervistuar janë vrarë.

Shumë libra përpiqen ta ndihmojnë lexuesin që ta kuptojë këtë botë të trazuar. Libra për Vladimir Putinin, i cili bëhet më kompleks teksa dikush mundohet ta kuptojë atë. Libra për Kinën, për Rrugën e Mëndafshit dhe për ngritjen aziatike. Libra mbi terrorizmin, mbi asimilimin, mbi valët e emigrantëve, dhe mbi udhëheqësin koreanoverior, që po mburret për butonin e tij bërthamor. Libra për botën dixhitale, për revolucionin e informacionit dhe për përparimin e hatashëm teknologjik që ka ndryshuar ekonominë, politikën, arsimin dhe marrëdhënien e individit me botën.

Krahu më i pasur i bibliotekës mban shkrimtarët dhe poetët që e pasuruan Francën dhe rrëfenjat e poemat e të cilëve i qëndruan kohës. Volterin, Molierin, Floberin, Balzakun dhe Stendalin. Hygonë, Bodlerin, Rembonë dhe Lotreamonë, për të arritur te surrealistët dhe pasuesit e tyre.

Midis këtyre rafteve të pasur, dikush ka për të pyetur veten. A do të lexohen veprat e këtyre autorëve në të ardhmen? A do t’u japë ndokush jetë? A do të duan të rinjtë e formuar në “institute” dhe në median sociale të rrëmojnë nëpër këto kryevepra? Do të kenë kohë ta bëjnë këtë? Vura re se shumica që i shfletonte këto libra janë më e pakta mbi të tridhjetat. Ku janë lexuesit e rinj? Kemi për të parë libra të frymëzuar nga Twitter-i dhe nga aplikacione të ngjashme?

Arabi gjithmonë u kthen kurrizin brengave të tij. Kjo është një bibliotekë normale në një qytet normal. Ky është një vend që i trajton artistët e vet si të ishin një thesar. Kur do të ketë arabi një qytet normal që të mos jetë në prag të luftës civile apo të invazioneve të milicisë? Çfarë kemi bërë me ata pak njerëz që me të drejtë mund të përshkruhen si fanarë ndriçues, çfarë kemi bërë me veprat e tyre?

Arabi e gjen përherë një arsye për të qenë i pikëlluar apo ziliqar. Për këtë i thashë vetes: do të doja të mos kisha vajtur te biblioteka.

Përktheu: Bujar M. Hoxha – /tesheshi.com/ 

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Policia gjermane zbërthen makinën e shqiptarit: ja ku e kishte fshehur kokainën

Policia gjermane zbërthen makinën e shqiptarit: ja ku e kishte fshehur kokainën

Harroi se ku e parkoi makinën, e gjen pas 20 vjetësh të bërë për skrap

Harroi se ku e parkoi makinën, e gjen pas 20 vjetësh të bërë për skrap

Turqia do ekstradojë Izet Haxhinë, ish-badigardi i Berishës premton supriza

Turqia do ekstradojë Izet Haxhinë, ish-badigardi i Berishës premton supriza

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni