Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

    Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

    Izraeli, sërish në listën e zezë të OKB-së

    Izraeli, sërish në listën e zezë të OKB-së

    Netanyahu: “Ne i ndamë arabët që ishin të bashkuar…”

    Netanyahu: “Ne i ndamë arabët që ishin të bashkuar…”

    Ca pyetjet që Grida Duma duhej t’i bënte një gjeneral izraelit

    Ca pyetjet që Grida Duma duhej t’i bënte një gjeneral izraelit

    Gaza, terror i pandalshëm hebre mbi muslimanë

    Gaza, terror i pandalshëm hebre mbi muslimanë

    Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

    Thirrja: Brukseli të parandalojë një “bote serbe”

    Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?

    Zemra e mbrojtjes së Izraelit: si e kaluan me sukses raketat iraniane Kupolën e Hekurt?

    WSJ: Trump miraton planin e sulmit ndaj Iranit, por…

    WSJ: Trump miraton planin e sulmit ndaj Iranit, por…

    Gideon Levy: Izraeli, kurrë më parë në një luftë si kjo!

    Gideon Levy: Izraeli, kurrë më parë në një luftë si kjo!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fitim ZEKTHI: Një paralele mes Ramës e Netanjahut, dhe turma si qëllim

by te Sheshi
21/05/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fitim ZEKTHI: Një paralele mes Ramës e  Netanjahut, dhe turma si qëllim

Kryeministri Edi Rama duket se e di më mirë se kushdo tjetër se njerëzit votojnë në mënyrë irracionale. Në çdo takim ai flet për kandidatë të opozitës që “nuk i duhen askujt”, që “e duan mandatin vetëm për të sharë qeverinë”, që “janë njerëz të lodhur e të dështuar, ndonëse ai nuk i njeh dhe as do që t’i njohë fare”. Gjithashtu, kryeministri flet se si do të hapë vende të reja pune, si bashkitë e reja do të bëjnë realitet rilindjen së bashku me qeverinë, etj. Kryeministri u thotë grave të mbajnë burrat në “drejtimin e duhur”, dhe flet për burra që rrinë në kafene me skedina, me tavëll, pijnë birra, etj. Ai akuzon opozitën se flet për ulje taksash apo për masa të tjera që nuk kanë të bëjnë me pushtetin vendor, ndërkohë që vetë flet pa u ndalur për operacione kundër varfërisë, për sektor energjitik që po rilind, për stabilitet financiar, për reformë pensionesh, që sigurisht nuk kanë të bëjnë me pushtetin vendor. Kryeministri kërkon të formësojë një turmë e cila të sillet si një trup i vetëm, e verbër. Një turmë sillet vetëm si një qenie materiale, dhe shqetësohet vetëm për çështje materiale. Turma nuk ka shqetësime morale, nuk mund të shqetësohet për cilësinë e demokracisë, të ligjërimit, të së drejtës, etj. Ndaj ai mund ta përgjithësojë çdo burrë si një njeri që rri lëndinave, dhe çdo djalë si një njeri që masën e xhelit e ka racion ditor më të shtrenjtë se buka, pasi për të punon nëna dhe babai.

Profesori i Universitetit të Lestërit, Eyal Winter, tregon se si xhaxhai i të atit u përball një natë të vitit 1933 në rrugë (Berlin) me një manifestim të nazistëve. I tmerruar për fatin e tij si hebre, dhe duke shpresuar tek pamja e vet bionde, u fut në turmë  për t’u maskuar, dhe nisi të këndojë si ata. Eyal Winter-i thotë se pas pak çastesh ai kishte nisur të këndonte me fuqi, duke harruar se ato këngë kërkonin zhdukjen e hebrenjve. Xhaxhai e quante këtë një nga momentet më të turpshme të jetës së vet, pasi ishte bërë shpirtërisht nazist për ato momente. Pikërisht këtë gjë po përpiqet të ngjizë kryeministri me fjalimet e tij tek votuesit e majtë. Kryeministri e di se e vetmja mënyrë që ai ta ruajë të paprekur trupën e majtë të votuesve është t’i zhveshë ata nga çdo grimë racionaliteti.

Charles Taber dhe Milton Lodge, në Universitetin e Nju Jorkut, përdorën eksperimente për të treguar se arsyetimi politik i njerëzve ecën në të njëjtin kah me ndjesitë e tyre morale. Një grup i caktuar njerëzish shprehën opinionin e tyre mbi dy çështje mjaft të ndjeshme në SHBA, si kontrolli i armëve dhe diskriminimi pozitiv. Pas kësaj, atyre iu dha një listë me argumente pro dhe kundër, e hartuar nga profesionistë që kërkojnë të ndikojnë në këto politika. Pasi panë argumentet, njerëzve iu kërkua ta rendisnin sipas fuqisë çdonjë prej tyre. U vu re se njerëzit i renditën ato në mënyrë krejtësisht të njëanshme. Ato që mbështesnin pikëpamjen e tyre u renditën si argumente të forta, dhe anasjelltas. Për ta bërë më të sigurt këtë gjendje duhet domosdo një kundërshtar i keq, mundësisht barbar, i tmerrshëm, që kërcënon deri ekzistencën.

Slogani “Drejtimi i duhur” është një përpjekje për të identifikuar edhe këtë të keqin, të tmerrshmin. Rama është dalluar gjithnjë për këtë mendësi. Në vitin 2005, me këshillën e tij, kandidatët e PS-së për Tiranën përdorën sloganin “Mbro Tiranën”. Vetë Musa Ulqini ka thënë që kjo është një ide e Ramës. Slogani i para katër viteve ishte, “E vetmja rrugë”, pra, një slogan ekstremisht përjashtues. “Drejtimi i duhur” ka qenë slogani i Benjamin Netanjahut, kreut të Likud-it në Izrael, dhe duket se Rama e ka marrë atje. Alban Bala e ka analizuar në mënyrë shumë elegante, dhe thuajse shteruese, këtë gjë. Megjithatë, mund të thuhet se Netanjahu u përpoq pareshtur të krijojë turmë, të formojë një trupë të verbër votuese, dhe këtë nënkuptonte edhe slogani. Ai kishte për fokus të tijin vetëm arabët dhe shtetin palestinez.

Gjatë fushatës, Netanjahu tha diçka që shqetësoi gjithë politikën botërore: nuk do të ketë shtet palestinez sa të jetë gjallë ai. Ditën e zgjedhjeve u shpreh se, “izraelitët duhet të dalin të votojnë sepse arabët po shkojnë masivisht në votime, të ndihmuar nga e majta (koalicioni Livni-Herzog) me makina, autobusë, dhe gjithçka. Kjo do të bëjë që qeveria të bjerë në dorën e tyre.” Kjo gjuhë u quajt e papranueshme nga dhjetëra analistë, por edhe nga politikanë të njohur në SHBA, BE, etj. Po ashtu, me anë të një spoti, Netanjahu i quante kundërshtarët e koalicionit sionist si të lodhur, të mbarur, që nuk mund t’u besohej asgjë. Rama përdor të njëjtën gjuhë, dhe qëllimi është i njëjtë: të ndërtojë një turmë të verbër. Netanjahu kishte një bilanc mjaft të keq në çështjet e brendshme. Kishte papunësi të lartë, rënie të investimeve, rënie të besimit, rritje të importeve, ulje të eksporteve, etj. Ai kërkonte t’u shmangej këtyre diskutimeve. E gjithashtu, dhe Rama! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!
Opinione

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

19/06/2025
Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare
Opinione

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

09/06/2025
Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore
Opinione

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

09/06/2025
Next Post
Ali Hamenei: Teherani nuk do të pranojë kërkesa të paarsyeshme nga fuqitë e mëdha

Ali Hamenei: Teherani nuk do të pranojë kërkesa të paarsyeshme nga fuqitë e mëdha

Shqiptarët e veriut të Mitrovicës: ja si po na pengojnë të rindërtojmë shtëpitë tona

Shqiptarët e veriut të Mitrovicës: ja si po na pengojnë të rindërtojmë shtëpitë tona

Publikohen sondazhet, Piepoli nxjerr fitues të majtën

Publikohen sondazhet, Piepoli nxjerr fitues të majtën

TË FUNDIT

  • Të fundit
A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?

A është Turqia një shënjestër izraelite pas Iranit?

20/06/2025
Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

Ndërsa vëmendja kthehet te Irani…

20/06/2025
Palajmërimi turk nëse shpërthen një luftë Izrael-Iran

Palajmërimi turk nëse shpërthen një luftë Izrael-Iran

20/06/2025
Atraksioni më tërheqës në Europë, gjurma e pashlyeshme islame e saj

Atraksioni më tërheqës në Europë, gjurma e pashlyeshme islame e saj

20/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni