Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ferdi KAMBERI: Refleksion mbi ekspozitën e fotografive të prof. Shemsi Krasniqit “Arterren”

by te Sheshi
05/04/2018
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Ferdi KAMBERI: Refleksion mbi ekspozitën e fotografive të prof. Shemsi Krasniqit “Arterren”

Këto ditë në ambientet e amfiteatrit të bibliotekës kombëtare u promovua libri i prof. Shemsi Krasniqit “Ekokultura” dhe ekspozita e tij me titull “Arterren”. Të pranishëm ishin studiues, profesor, sociolog, etnolog, historian, student, media dhe art e libër dashes, të cilët kishin ardhur nga trevat e ndryshme shqiptare për të parë për së afërmi promovimin e librit dhe ekspozitën e profesorit të nderuar. Ndërsa, në kuadër të recensentëve dhe panelit të pranishëm ishin: prof. Anton Berishaj, prof. Ibrahim Berisha, prof. Arsim Canolli antropolog dhe etnologia Zanita Halimi, panel ky që përmes recensioneve të tyre i dhanë edhe më shumë kolorit kësaj ngjarjeje, kurse moderimi bëhej nga profesoresha Linda Gusia. E veçanta e këtij promovimi ishte fakti që përveç librit, ishte edhe një katalog me fotografitë më të mira të profesorit, kurse në hollin e sallës së bibliotekës, ishin të vendosura fotografitë me dimensione të ndryshme të cilat nga dioptria sociologjike shpërfaqën shumë dimesionalitetin e rrafshit socio kulturor, etnopsikologjik, etnografik, si dhe dimensione të tjera të kulturës shqiptare. Ideja e “Arterren 2007-2017” ashtu siç e shpjegon edhe profesori vet “është fryt i një pune të gjatë në hulumtimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, materiale, shpirtërore dhe natyrore të Kosovës. Pjesa më e madhe e këtyre fotografive janë bërë gjatë punës në terren për projektin “Ekokultura” – projekt ky fillimisht i realizuar si tezë doktorate në Universitetin e Strasburgut (2013), pastaj libër i botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (2016)”.

Kultura në fakt, konsiderohet si një segment i rëndësishëm i njeriut pa të cilin ai nuk do të mund të jetonte dot. Përmes kulturës, njeriu ka jetuar jetën e tij, ka shpërfaqur zakonet, traditat, ritet, mitet, nuancat e kombit, shtetit dhe të shoqërisë. Për këtë qëllim, profesori Shemsi ka një qasje të kameleonit në mes të sociologjisë dhe antropologjisë sociale, duke bërë kështu që të dy këto qasje t’i gërsheton gjatë punës së tij dhe puna e tij të jetë më shumë nga perspektiva akademike se sa artistike edhe pse në fakt shpirtin artistik e hasim qysh në kontaktin e parë të syrit me fotografitë e tij. Ndërsa, fotoja në dimensionin sociologjik mund të jetë një përshkrim vizual, një skenë apo një ngjarje, ajo mund të përfaqësojë, simbolizojë, të ketë një qëndrim moral ose politik, një filozofi apo ideologji, mund të jetë një arritje estetike, mund të jetë një akt performues ose një mesazh dërguar publikut apo edhe mund të shërbejë si një katalizator për ndryshime duke ngacmuar imagjinatën sociale të publikut. Zakonisht, ne e perceptojmë dhe e ackeptojmë botën tonë, bazuar në mënyrën se si shoqëria dhe kultura jonë ka ndikuar ose se si ajo e vesh këtë perceptim dhe e bart tek ne. Kjo do të thotë që pamja objektive e botës është e ndërtuar në mënyrë shoqërore dhe ndryshon në varësi të kushteve, rrethanave sociale dhe traditave që i ekspozohen shoqërisë sonë, që në rastin e Kosovës ende është e nevojshme që bukuritë e shumta të shfaqen para publikut përmes një mozaiku të tillë ashtu siç ofron prof. Shemsiu.  

Sociologu i famshëm Bourdieu eksploron fotografinë duke diskutuar mënyrat që vlerësohen dhe gjykohen bazuar në shijen e një estetike të pastër ose të një estetike popullore. Bourdieu, shpjegon më tej se fotografitë, nëpërmjet përdorimit të tyre social, “mund të shihen si riprodhim i saktë dhe objektiv i realitetit”. Duke pasur parasysh këtë kuptim të njohur të fotografisë, ekspozita e prof. Shemsiut është e planifikuar, organizuar dhe përmban një riprodhim të realitetit të bukurive natyrore e cila ka një shpjegim social, si dhe konsiderohet një estetikë e pastër dhe e veçantë.

Sfondi sociologjik dhe kulturor i prof. Shemsiut i pasqyron diku rreth 100 fotografi në katalogun e tij i cili ka të përkthyera edhe në gjuhë të tjera si: gjuhë angleze, gjermane, franceze dhe italiane, të cilat jo vetëm që e pasurojnë këtë katalog, por e shndërrojnë atë një “ambasadorë të fuqishëm ndërkulturor” dhe një pasqyrë e hermeneutikës përmes fotografive para publikut.

Dikur fotografja e njohur amerikane Sally Mann theksonte se: “Fotot hapin dyert në të kaluarën, por ato gjithashtu lejojnë një vështrim në të ardhmen”. Pikërisht kjo ekspozitë, ka hapur dyert e së kaluarës së begatshme të kulturës shqiptare, njëkohësisht ajo reflekton një mesazh për të ardhmen dhe se këto refleksione të kulturës shqiptare të spikatura në syrin optik të aparatit, duhet ruajtur me krenari dhe mburrje. Andaj, puna e tij mund të analizohet jo vetëm nga ana peizazhit të përshkrimit të fenomeneve të ndryshme që lidhen me kulturën shqiptare, por edhe me qasjen e trajtuar empirike, ku ai një gjë të tillë e pohon duke theksuar se “qëllimi i kësaj pune nuk ka qenë ekspozita, por mbledhja e të dhënave empirike për mënyrën e reprezentimit të natyrës në kulturën shqiptare…”. Pra, Art + terren përveç asaj që sipas profesor Shemsiut është përfshirje e dimensionit artistik në punën empirike në terren, ajo pasqyron edhe koloritin e komunikimit me natyrën, vlerën dhe peizazhin estetik, trashëgiminë e begatshme kulturore, materiale dhe shpirtërore.

Arterren – një pasuri e madhe në sfondin e socio kulturës

Në kohën e globalizimit, kur vlera është shndërruar një kiç/shound dhe anasjelltas, kur artisti i mirëfilltë nuk vlerësohet, kur shkenca vuan nga mediokriteti dhe kur arti nuk e ka më sensin e dikurshëm, është mese e nevojshme që publiku i gjerë të ketë një atashim psikologjik përmes imazheve artistike, të cilat i japin kolorit vetë kulturës dhe artit. Ndaj, ekspozita e paraqitur nga profesori i nderuar foli, ajo tha shumë dhe shumë gjëra mbetën pa thënë. Ajo përshkroi ditën, natën, lindjen e diellit, perëndimin e tij, pasqyroi malet, natyrën, borën, shiun, gurin, simbolet, drunjtë, traditën, kultet, besimin, festat dhe shumëçka tjetër. Për këtë qëllim kjo ekspozitë konsiderohet se është një dimension i rëndësishëm në sfondin socio – kulturor të memories kolektive shqiptare, sepse në njërën anë flet për: kulturën, gjuhën, zakonet, besimet, fesat, rregullat, artin, njohuritë dhe identitetin kolektiv të shqiptarëve të paraqitur brez pas brezi deri në ditët e sotme. Ndërsa, në anën tjetër, kjo ekspozitë është një emblemë e madhe në galerinë sociologjike shqiptare. Kësisoj eksplorimet e prof. Shemsiut kanë një komunikim në mes të dioptrisë fotografike dhe kulturës shqiptare, sepse përveç pasqyrimeve të dimensioneve të ndryshme të etnografisë dhe kulturës shqiptare, ai ngacmon edhe imagjinatën sociologjike të artdashësve, duke e vendosur atë thellë në bukuritë e pa përshkruara të natyrës shqiptare, që sidomos për gjeneratat e reja mund të jenë pasuri goxha e madhe.

Prof. Shemsiu edhe gjatë promovimit të librit dhe ekspozitës theksoi se nuk ka qenë aq e lehtë për t’i sjellë këto fotografi në këtë segment, sepse siç tha ai “Kam shkuar në skajet më të larta të Kosovës, në pikat më ekstreme, më ekstreme edhe vertikalisht, jo vetëm horizontalisht. Jam futur edhe në shpella edhe siç kam bërë shëtitje në terren, kam bërë edhe në fushat disiplinore”, por pasioni, vullneti, motivi psikologjik dhe komunikimi me këtë sfond kanë bërë që një gjë e tillë të realizohet. Madje, sipas tij në disa momente gjatë këtij rrugëtimi ka pasur edhe pasiguri sociale, e cila në gjuhën sociologjike mund të përkthehet si një siguri e matshme, racionale dhe modeste, duke i lënë hapësirë edhe kritikëve për mendimet e tyre.

Arterren – mundësi për promovim kulturor dhe ndërkulturor

Gjatë recensionit në këtë ekspozitë, një ndër recensentët profesor Ibrahim Berisha, disa herë nënvizoi se kjo ekspozitë mund të jetë promovim goxha i mirë i Kosovës në nivel ndërkombëtar, duke marrë në konsideratë faktin që tashmë kultura dhe digjitalizimi janë dy ndër segmentet kryesore të cilët i ndërlidhin njerëzit dhe se këto dy segmente kanë arritur atë që ndoshta politika me dekada nuk ka arritur e që ka të bëjë me krijimin e urave lidhëse në mes të kulturave të ndryshme. Ndaj, kjo ekspozitë e cila njëherit është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mund të një pasuri e madhe e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke promovuar kulturën shqiptare, si dhe shumë eksplorime të cilat deri më tani, shumë pak ose fare kanë qenë të eksploruara. Prandaj, ky refleksion i shkurtër mbi ekspozitën e prof. Shemsi Krasniqit është vetëm një pikë ujë në oqeanin e madh të punës së tij, e cila përveç aspektit fotografik, paraqet një dimension të rëndësishëm të kulturës, artit dhe shkencës në përgjithësi. Modeli i tij është unik, objektiv, origjinal, i gdhendur, ka një simbolikë dhe është gërshetim i shpirtit artistik me atë empirik. Kurse, publiku i gjerë përmes librit dhe ekspozitës së paraqitur, do të kenë sa më afër mozaikun e kulturës shqiptare e cila konsiderohet si begati dhe pasuri e madhe dhe e cila duhet ruajtur dhe kultivuar në vazhdimësi. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Si të pastroni trupin tuaj në mënyrë natyrale?

Si të pastroni trupin tuaj në mënyrë natyrale?

Donald Lu pa dorashka: zbërthen fatin e Adriatik Llallës

Donald Lu pa dorashka: zbërthen fatin e Adriatik Llallës

Kur Donald Trumpit i fluturojnë flokët

Kur Donald Trumpit i fluturojnë flokët

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni