Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ferdi KAMBERI: Fenomeni i varfërisë në Kosovë

by Te Sheshi
26/04/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ferdi KAMBERI: Fenomeni i varfërisë në Kosovë

Varfëria, si problem shoqëror, nuk është e re në shoqërinë tonë; atë e hasim qysh herët si problem, të bartur brez pas brezi, deri më sot. Si problem, ajo vazhdimisht e ka atakuar Kosovën, si para po ashtu edhe pas luftës, pavarësisht marrjes së masave nga ana e institucioneve vendore për ta minimizuar atë. Ndaj, kur flitet për këtë fenomen, ajo fillon me konceptin e mjeteve të domosdoshme për ekzistencë, për të jetuar. Kjo do të thotë se njerëzit konsiderohen të varfër për shkak se nuk kanë mjete (themelore) materiale për një jetë të përshtatshme. “Varfëria, sipas sociologëve, ndahet në: a) varfërinë relative dhe varfërinë absolute. Varfëria relative tregon që një person ose një grup personash janë të varfër në krahasim me të tjerët, ose në krahasim me atë që konsiderohet të jetë standard i drejtë për jetesë, apo për nivelin e konsumit në një shoqëri të caktuar. Ndërsa varfëria absolute tregon që njerëzit janë të varfër në krahasim me atë që konsiderohet të jetë standard i kërkesave minimale” (Kamberi, 2011). Përderisa në shtetet e zhvilluara një person mund të jetë në varfëri relative, në shoqërinë kosovare i njëjti person mund të jetë në varfëri absolute, gjë që tregon se varfëria dallon dukshëm në secilën shoqëri sipas specifikave të asaj shoqërie.

Të dhënat e ndryshme në Kosovë tregojnë se ajo ballafaqohet shumë me këtë fenomen, dhe sipas tyre, “shkalla e varfërisë së përgjithshme në vitin 2011 ka qenë 29.7%, derisa varfëria esktreme rreth 10.2%” (Informatë: http://telegrafi.com/ska-ulje-te-varferise-edhe-ne-dy-vjetet-e-ardhshem/). Ndërsa, sipas një hulumtimi tjetër të bërë nga UNDP-ja në muajin maj të vitit 2016 mbi pulsin publik, për perceptimet e qytetarëve mbi problemet me të cilat ballafaqohen, thuhet se, “më shumë se tre të katërtat e kosovarëve (78%) mendojnë që problemet më të mëdha me të cilat përballet Kosova aktualisht lidhen me kushtet socio-ekonomike në vend. Në të vërtetë, të anketuarit kanë përzgjedhur papunësinë (57.1%), varfërinë (21.4%) dhe korrupsionin (5.6%) si tri problemet më të mëdha të cilat ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale. Këto shifra mund të shpjegojnë pjesërisht rezultatin e ulët të Indeksit të Besueshmërisë Ekonomike në këtë anketë” (UNDP & USAID: “Pulsi Publik XI”, UNDP & USAID, Prishtinë, maj, 2016). Këto të dhëna tregojnë se shoqëria kosovare është duke u përballur me shumë sfida dhe probleme, në mesin e tyre edhe me problemin e varfërisë absolute dhe relative.

Varfëria vërehet dukshëm edhe sipas vendbanimit urban dhe rural, moshës, gjinisë, si dhe rajoneve të Kosovës. Kështu që sipas të dhënave nga ASK-ja mbi “varfërinë në konsum”, të vitit 2011: “Varfëria në zonat rurale ka qenë 31.5%, kurse në ato urbane 26.7%. Sa i përket gjinisë, 29.2% kanë qenë meshkuj dhe 30.3% femra. Më shumë se një e treta e individëve që nuk kanë përfunduar as shkollën fillore jetojnë në ekonomi familjare të varfëra në krahasim me 12% të atyre që kanë shkallë universitare. Rreth dy të tretat e të varfërve kanë më pak se shkollën e mesme të përfunduar” (ASK: “Varfëria në Konsum në Republikën e Kosovës”, ASK, Prishtinë, 2013). Këto të dhëna, por edhe të dhëna të tjera, tregojnë se Kosova vazhdimisht është përballur dhe ende vazhdon të përballet me fenomenin e varfërisë, sidomos pasi që ka një strukturë të re të popullsisë dhe çdo vit mbi 30.000 të rinj i shtohen tregut të punës. Kjo lë të nënkuptohet se strukturat e reja, kryesisht të moshës 18-35 vjeç tek të dy gjinitë, janë më të atakuara sa i përket papunësisë, e cila aprirori reflekton në varfëri. Kurse, sa u përket komuniteteve, komuniteti RAE konsiderohet si më i margjinalizuari, që përballet me një varfëri ekstreme.

Shkaqet e varfërisë në Kosovë janë të shumta, të cilat përfshijnë një konglomerat faktorësh, si: mungesën e politikave publike mbi investimet e huaja, mungesën e strategjive për rritjen e të ardhurave, periudhën e tranzicionit, shkallën e lartë të papunësisë, që reflekton dukshëm në varfëri, ku sipas të dhënave nga ASK-ja për vitin 2016, “Shkalla e papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9 për qind, ndërsa shkalla e punësimit 25.2 për qind. Papunësia më e theksuar është tek femrat, me 36.6 për qind, krahasuar me meshkujt, 31.8 për qind” (http://telegrafi.com/ask-papunesia-ne-kosove-32-9). Po ashtu, shkaqe të tjera janë edhe problemet e korrupsionit, problemet e nepotizmit dhe klientelizmit, kufizimi në liberalizimin e vizave, si dhe shumë faktorë të tjerë.

Kur flasim për pasojat e varfërisë në kontekstin sociologjik, ato mund të jenë të shumta, ndër to: pesimizëm i thellë psikologjik, ankth, depresion. Pasojat po ashtu mund të jenë edhe të tilla si vetëvrasja. Pastaj, pasojat mund të reflektojnë edhe në krizën e vlerave, moralit, problemeve me procesin e identitetit, shpeshtimit të dhunës në familje. Pasojat mund t’i shtyjnë njerëzit drejt vjedhjeve, krimeve të ndryshme, prostitucionit, si dhe shumë veprimeve e dukurive negative. Pasojat janë vërejtur më së miri me imigrimin që ndodhi në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015, që njëherësh u quajt edhe si një lloj “eksodi i ri”, ku një pjesë e madhe e njerëzve të cilët migruan për në shtetet perëndimore ishin si rezultat i papunësisë dhe varfërisë, si dhe i pakënaqësisë ndaj institucioneve të Kosovës për një mungesë perspektive më të mirë në Kosovë.

Në bazë të asaj që elaboruam deri më tani, mund të vijmë në përfundim se fenomeni i varfërisë në Kosovë ende vazhdon të jetë aktiv, me një përqindje të lartë të të rinjve pa punë dhe pa perspektivë. Fajin për këtë normalisht që e kanë një sërë faktorësh, në mesin e tyre edhe institucionet e Kosovës, që kanë dështuar me politikat e tyre publike si në aspektin e hartimit dhe të implementimit, po ashtu edhe në reformat e tjera të parapara. Varfëria ka bërë që shteti i Kosovës të ketë probleme të shumta, në mesin e tyre edhe fenomenet të cilat dikur kanë qenë pak të njohura tek ne, si vetëvrasja, dukuritë negative, prostitucioni, që sipas raportit të progresit nga KE-ja për Kosovën për vitin 2016, Kosova renditet si vend tranzit për Evropë, si dhe probleme të tjera të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë tek shoqëria kosovare. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
SHËNIM/ Dështimi i negociatave: është koha kur Berisha po hedh tutje teserën e Perëndimit

SHËNIM/ Dështimi i negociatave: është koha kur Berisha po hedh tutje teserën e Perëndimit

Euroleague: CSKA e Moskës dhe Fenerbahçe kualifikohen për në Final Four

Euroleague: CSKA e Moskës dhe Fenerbahçe kualifikohen për në Final Four

Pini deri në katër kafe në ditë? Shkenca ka një lajm të rëndësishëm për ju

Pini deri në katër kafe në ditë? Shkenca ka një lajm të rëndësishëm për ju

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni