Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ferdi KAMBERI: Braktisja e fëmijëve në Kosovë

by te Sheshi
03/02/2018
in Opinione
Reading Time: 7 mins read
A A
Nga Ferdi KAMBERI: Braktisja e fëmijëve në Kosovë

Fenomeni i braktisjes së fëmijëve konsiderohet si një ndër fenomenet shoqërore i cili gjen hapësirë edhe tek shoqëria kosovare. Në fakt, këtë problem e hasim edhe para vitit 1999 por në raste më të rralla se sa më sot. Mirëpo, pas vitit 1999 me ndryshimet dhe zhvillimet sociale, ka pasur rritje të numrit të braktisjes së fëmijëve anë e mban Kosovë për shkaqe dhe rrethana të ndryshme. Kur flitet për braktisjen e fëmijëve me këtë koncept nënkuptohet “një formë e neglizhimit ndaj fëmijëve, ku prindërit fizikisht braktisin fëmijët e tyre ose tërësisht injorojnë nevojat e tyre themelore. Ndërsa në përgjithësi është apo konsiderohet si një vepër penale, megjithëse ekzistojnë rrethana specifike nën të cilat braktisja e fëmijëve mund të jetë e ligjshme. Kurse, fjalori “Black’s Law Dictionary thekson se braktisja e fëmijëve zakonisht përkufizohet si akti i braktisjes së një fëmije me dashje dhe pa qëllimin e kthimit. Megjithatë, çdo shtet përcakton braktisjen ligjore në mënyrën e vet” (https://legalbeagle.com/6361473-child-abandonment.html). Sipas të dhënave nga UNICEF, vlerësohet se popullsia e jetimëve (të braktisurve) është rreth 150 milionë, burime të tjera pohojnë se ka mbi 200 milionë fëmijë pa prindër në botë. Është pothuajse e pamundur të përcaktohet numri i jetimëve, pasi shumë prej tyre jetojnë në vendet e pazhvilluara, ku të dhënat për fëmijët pa prindër nuk mbahen sistematikisht. Në fakt, një gjë e tillë është prezentë në gjitha kulturat dhe shoqëritë. Megjithëse, vendet më pak të zhvilluara kanë numrin më të lartë të braktisjes së fëmijëve se sa vendet e zhvilluara. Në këtë drejtim, prin India dhe Kina, pastaj pasojnë vendet nga Afrika dhe Azia, e në fund vendet nga Evropa dhe SHBA. Sido që të jetë, ky fenomen vazhdon të jetë një ndër fenomenet globale e cila në fakt prek vetë konceptin e familjes, pasi që familja konsiderohet bërthamë e shoqërisë, pa të cilën shoqëria nuk do të mund të funksiononte dhe të zhvillohej.

Në rastin e Kosovës, pas vitit 1999 është vërejtur se ka pasur raste më të shpeshta të braktisjes së fëmijëve, të cilët më vonë ose janë adaptuar ose janë vendosur në institucionet tjera përkatëse. Të dhënat tregojnë se gjatë “tri viteve të fundit sipas statistikave të QKUK-së, kanë qenë 102 raste të refuzimit të fëmijëve nga prindërit. Por në 51 prej këtyre rasteve njëri nga prindërit ose të dy i kanë rënë pishman.  Në vitin 2015, 29 raste gjithsej, 16 fëmijë të braktisur, 13 bashkim familjar. Në vitin 2016, 35 raste gjithsej, 23 fëmijë të braktisur, 12 bashkim familjar. Në vitin 2017, 38 raste gjithsej, 12 fëmijë të braktisur, 26 bashkim familjar Ku prej tyre janë 51 raste janë bashkime familjar, ku të dy prindërit kanë arritur marrëveshje për ta marrë fëmijën, ose kur njëri prej prindërve biologjik e ka marrë fëmijën dhe 51 raste të tjera kur fëmijët janë braktisur. (http://gazetafjala.com/analiza/perse-po-braktisen-femijet-ne-kosove/), që i bie se mesatarja për vit (në këto tri vitet e fundit) ka qenë rreth 34 fëmijë të braktisur.

Këto të dhëna tregojnë se ky fenomen është një ndër plagët e shoqërisë kosovare e cila akoma ballafaqohet me të dhe kjo me siguri si rezultat i shumë faktorëve dhe rrethanave në të cilat po kalon si shoqëri. Parimisht një gjë e tillë është e sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës, ku Neni 250 Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës – 3. Prindi, prindi adoptues, kujdestari apo personi tjetër që ushtron autoritet prindëror mbi fëmijën, i cili e braktis fëmijën e tillë në një mënyrë që rrezikon jetën e tij apo rrezikon ose dëmton rëndë shëndetin e tij, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

Sa i përket faktorëve, mund të themi se lidhur me faktorët e braktisjes së fëmijëve, disa studime në kuadër të Bashkimit Evropian, kanë potencuar, disa faktorë si vijon:

  • Paaftësia e fëmijëve/problemet shëndetësore;
  • Karakteristikat e kujdestarit – ku përfshihen: përvojat negative të fëmijërisë / modeli i dobët i prindërve, keqpërdorimi / varësia e substancave, problemet prindërore të shëndetit mendor / sëmundjet, nënat e reja (shpeshherë nuk kanë mbështetje familjare), shtatzënia e padëshiruar, mungesa e arsimit (mungesa arsimit të përgjithshëm dhe edukimit seksual);
  • Karakteristikat familjare – ku përfshihen: keqtrajtimi i fëmijëve, dhuna në familje, mungesa e burimeve materiale / varfëria, jeta e varfër dhe kushtet sociale, prindërit e vetëm, familja e madhe / numri i madh i fëmijëve, mungesa e mbështetjes sociale ose izolimit / përjashtimit social, prindërit në burgje, familjet rome / pakicat etnike;
  • Faktorët shoqëror – ku përfshihen: varfëria dhe punësia, mungesa e arsimit, pamundësia e marrjes së mjeteve kontraceptive, mungesa e profesionistëve të trajnuar mirë dhe me burime të mjaftueshme, mungesa e një politike dhe praktike efektive, si dhe besimet dhe normat kulturore në lidhje me braktisjen dhe kujdesin institucional…(Child Abandonment and its Prevention in Europe – the University of Nottingham, UK, 2012, fq. 48)

Në rastin  e Kosovës, mund të themi se faktorët kyç në braktisjen e fëmijëve kanë një ndërlidhje me disa nga faktorët e potencuar më lartë, ndër to janë edhe marrëdhëniet seksuale para martesës ose lidhjet jashtëmartesore, shtatzënia në adoleshencë ku ende konstrukti i femrës nuk është i gatshëm për pjellshmëri, pastaj mungesa e një planifikimit adekuat familjar, stigmatizimin e femrës qoftë nga familja apo rrethi social, pasi që ende jemi një shoqëri me një sistem patriarkal me disa ndryshime të vogla substanciale. Faktorë të tjerë, mund t’i numërojmë edhe stigmatizimin, mos pranimi i atësisë nga prindërit në këtë rast më shumë nga ana e meshkujve se sa femrave, megjithëse mund të ketë edhe raste të kundërta, pastaj faktorët socio – ekonomik (papunësia, varfëria dhe mungesa e mirëqenies sociale), mungesa e kushteve elementare të jetës ose mungesa e banimit, mungesa e pavarësisë së femrës për të mbajtur fëmijët, si dhe faktorë të tjerë.

Kurse, sa i përket pasojave të braktisjes së fëmijëve, pjesa më e madhe e sociologëve janë të mendimit se këto pasoja reflektojnë edhe tek familjet të cilët i kanë braktisur fëmijët, por edhe tek vetë fëmijët. Një prej pasojave të braktisjes së fëmijëve është e ashtuquajturi “Sindromi i braktisjes së fëmijëve”, sindrom ky i cili ka të bëjë me një gjendje të sjelljes ose gjendje psikologjike që rezulton kryesisht nga humbja e prindërve ose nga abuzimit seksual. Në këtë rast, fëmijët kanë dëmtime të konsiderueshme emocionale, probleme të sjelljes, qëndrimeve, tërheqje nga aktivitetet sociale, probleme (çrregullime me gjumë dhe ushqim), sëmundje të tjera fizike, përdorim të alkoolit dhe drogave dhe pasoja të tjera, të cilët mund të jenë serioze.

Prandaj, si përfundim i këtij refleksioni të shkurtër jemi munduar që në vija të trasha të flasim për një problem i cili po atakon shoqërinë kosovare, sidomos celulën e saj siç është familja e që në fakt konsiderohet si konstrukti dhe shtylla fundamentale e shoqërisë. Ndaj, lidhur me preventivën ose minimizimin e këtij problemi, konsiderojmë se duhet që të ketë një komunikim të mirëfilltë në familje, për shkak se komunikimi konsiderohet si çelës i suksesit dhe përmes komunikimit arrihen të zgjidhen shumë probleme, pastaj institucionet e vendit duhet të krijojnë politika popullative për familjen, duhet të krijohen politika të cilat përkrahen nënat e reja, pasi që edhe ashtu të dhënat tregojnë se ka rënie të natalitetit. Akterët e ndryshëm si niveli qendror, lokal dhe qendrat për punë sociale, duhet të punojnë me komunitetin, në mënyrë që të ketë një vetëdijesim për shoqërinë lidhur me pasojat e braktisjes së fëmijëve. Po ashtu, institucionet publike duhet të t’i fuqizojnë edhe njësitë për nënën dhe foshnjat, të ofrojnë shërbime më të mëdha dhe kualitative për planifikimin familjar, pastaj shërbimet e këshillimit dhe familjen, duhet të ketë udhëzime për parandalimin e braktisjes së fëmijëve në njësitë e maternitetit, duhet të ketë trajtim të personelit spitalor, në mënyrë që të jenë të gjendje të menaxhojnë rreziqet e larta dhe të ofrojnë këshilla sa më pozitive, sidomos në repartin e gjinekologjisë, i cili konsiderohet si një ndër repartet më problematike. Mediat duhet të ketë një rol konstruktiv në këtë drejtim dhe prioritet të kenë më shumë familjen, rolin dhe zhvillimin e saj se sa prioritete të tjera. Në këtë drejtim, mediat mund të luajnë një rol të rëndësishëm përmes programeve ose emisioneve të ndryshme në vetëdijesimin e qytetarëve për këtë fenomen shoqëror. Disa nga këto sugjerime/rekomandime janë edhe iniciativa të cilat janë marrë së fundi nga ana e shteteve në Bashkimin Evropian me qëllim të uljes së numrit të braktisjes së fëmijëve. Në përgjithësi, nëse nuk merren iniciativa të ndryshme parandaluese, atëherë shoqëria kosovare mund të përballet me sfida të ndryshme sociale dhe çakordim edhe të agjensit të familjes e cila konsiderohet si bërthamë e shoqërisë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
OKB: në Jemen, 68 fëmijë të vrarë në 3 muaj. Arabia Saudit: e dyshimtë

OKB: në Jemen, 68 fëmijë të vrarë në 3 muaj. Arabia Saudit: e dyshimtë

Gropa të mëdha në rrugë, ja si i mbyll ky shofer

Gropa të mëdha në rrugë, ja si i mbyll ky shofer

“Dega e Ullirit”: forcat turke marrin malin Darmak në Afrin

“Dega e Ullirit”: forcat turke marrin malin Darmak në Afrin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni