Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Presidenti pragmatik si faliment moral

by Te Sheshi
30/04/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Presidenti pragmatik si faliment moral

Nëse do të ishe një politikan i akuzuar për afera qindramilionëshe, në krye të një partie oportuniste, gjeneratore e korrupsionit dhe degradimit shtetëror e shoqëror, institucional dhe individual, çfarë do të bëje për t’iu shmangur ndëshkimit? Ku do të ishte vendi më i sigurt për t’iu fshehur drejtësisë në pritje të “rilindë” përmes vetingut legjendar të shndërruar në refrenin shurdhues të një shumice qeverisëse të shkërmoqur, në luftën politike kundër një opozite të frikësuar nga skeletet në dollap të së shkuarës së saj qeverisëse?

Ka një teori, sipas së cilës, nëse do të fshehësh diçka, vëre atë në vendin më të dukshëm dhe më të qartë, aty ku askujt nuk do t’i shkonte në mend se mund të përfundojë. Pikërisht kjo teori mund të shpjegojë edhe zgjedhjen e Metës president të republikës. Kush mund të guxojë të mendojë, të deklarojë, apo më tej akoma, të akuzojë dhe të hetojë nesër presidentin e republikës, simbolin e unitetit të kombit, për sjelljen e tij të shpërfytyruar politike gjatë tetë viteve të fundit të qeverisjes së vendit, ku të qenit vazhdimisht në pushtet të bën automatikisht përgjegjës, në mos ligjërisht, të paktën moralisht, për rrënimin progresiv të shtetit shqiptar.

A mund të ketë imunitet më të lartë, politik, juridik e të çdolloji tjetër sesa të qenit kryetar i shtetit? Një imunitet i dhuruar me votat e kësaj shumice, që ndërsa predikon pafundësisht kryereformën e saj, atë në drejtësi, që thuhet se do t’i japë fund pandëshkueshmërisë, e përdor atë si hanxhar kërcënues mbi kokat e atyre që supozohet të jenë subjekti i saj, duke u imponuar zgjedhje që i shërbejnë politikisht në shkëmbim të imunitetit nga “drejtësia e rilindur”? Drejtësi e standardeve të dyfishta akoma pa u ngjizur. Drejtësi e indulgjencave që sigurojnë parajsën e paprekshmërisë, me kushtin e vetëm që t’i nënshtrohesh formulave rilindase për sigurimin e kapitalit në formën më sipërore të pragmatizmit politik, që për çdo votues normal shqiptar nuk mund të shënojnë vetëm se falimentin moral të një klase politike.

Ilir Meta i ngjan një të syrgjynosuri në presidencë, jo një të zgjedhuri president. Mosdëshira dhe dëshpërimi i tij ishte lehtësisht i dallueshëm në fytyrën e nxirosur. Ai ishte vërtet “kurban”, por ndryshe nga ç’u përpoq të shitej, nuk ishte kurban i krizës politike, i domosdoshmërisë për zgjidhjen e saj, për garantimin e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së shtetit, por i bëmave të tij politike, i pushtetit të ushtruar abuzivisht dhe babëzisht. Mes pasigurisë së epokës postveting dhe mbrojtjes që ngrehina e presidencës të mundëson, ofruar “me zemërgjerësi” nga Partia Socialiste, ai u detyrua të pranojë të parën, edhe pse kjo lëvizje ishte një disfatë e dukshme politike që do ta dobësojë LSI-në.

Partia Socialiste ka arritur ta përdorë suksesshëm reformën në drejtësi si mjet të fortë shantazhi për të forcuar akoma më tej pozitën dhe për të delegjitimuar kundërshtarët e saj. Por kjo sigurisht që do të ishte e pamundur nëse vetë opozita dhe aleati i dikurshëm i saj, të përfshirë nga paniku dhe frika e natyrshme e ndërgjegjes fajtore, nuk do të ushqenin kaq dukshëm dhe pa takt alibinë e Partisë Socialiste. Paaftësia e tyre për të menaxhuar dhe përballuar frikën nga mundësia e ndëshkimit të nesërm i ka detyruar jo thjesht të ngujohen në çadër apo të pranojnë të internohen në presidencë, por të shndërrohen në objekt të cinizmit dhe shantazhit të kryeministrit. Kjo frikë e ka detyruar opozitën të pranojë në heshtje zgjedhjen e njëanshme të Ilir Metës president, edhe pse sipas saj gjendemi ne kulmin e një krize politike që ka kapluar vendin. Në zgjedhjen që paradoksalisht i shkon për shtat edhe vetë opozitës, pasi, siç edhe Edi Rama tha me cinizëm, Ilir Meta mbetet garanti më i mirë dhe presidenti më i përshtatshëm për PD-në jo nga radhët e PD-së.

Në fund, humbësit e gjithhershëm janë shqiptarët e ngërthyer në ingranazhet e një sistemi ku drejtësia në rastin më të mirë është mjet shantazhi, është hanxhar kërcënimi për kokat e atyre që refuzojnë të pranojnë pazaret e imponuara, ndërsa në rastin më të keq është tentativë e hapur për të shkaktuar trazira, kaos dhe pasiguri, si shpresa e fundit e të mbyturit që në dëshpërim e sipër përpiqet të tërheqë me vete kë të mundet.

Shqipëria ka sot këtë qeverisje sepse ka këtë opozitë, e ka këtë opozitë sepse ka këtë qeverisje! Ndërveprimi mes këtyre forcave të kundërta është parakusht për vazhdimësinë e spirales së degradimit. Është një cikël që përsërit pafundësisht veten. Dhe në këtë drejtim, ata që shikojnë fundin e botës në mospërfshirjen në zgjedhje të opozitës, të konsideruar si vetëvrasje kolektive politike, nëse fusim në llogari edhe partitë e tjera të vogla, duhet të kuptojnë se ky mund të jetë edhe fillimi i fundit të një sistemi politik sfilitës dhe të dëmshëm, që shkon përtej vetë opozitës. Sigurisht që arsyeja pse opozita ka marrë një vendim të tillë është larg të qenit vetësakrifikim i ndërgjegjshëm për të mirën e shqiptarëve, por rezultati mund të jetë i tillë, çka do ta bënte atë më shumë se të mirëpritur. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Mënyra e re e karikimit të celularëve që do u “shpëtojë jetën”

Mënyra e re e karikimit të celularëve që do u “shpëtojë jetën”

F1: Një finlandez në podium prish festën e Ferrari-t, Bottas i pari në finishin e garës ruse

F1: Një finlandez në podium prish festën e Ferrari-t, Bottas i pari në finishin e garës ruse

Hidhni uthull në tualetin e shtëpisë, dhe shihni çfarë ndodh kur të shtypni rubinetin

Hidhni uthull në tualetin e shtëpisë, dhe shihni çfarë ndodh kur të shtypni rubinetin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni