Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Katalizatorët e urrejtjes

by Te Sheshi
17/11/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Katalizatorët e urrejtjes

Historia përsërit vetveten! Eshtë ky mësimi i vyer që priremi ta harrojmë me po aq ngulm sa ç’na e imponon realiteti. Dhe kjo përsëritje është argument i palëkundshëm se asgjë nuk ndodh rastësisht, se ato që i konsiderojmë apo i quajmë incidente historike janë në fakt rrjedhojë e mpleksjes së një shumësie faktorësh që me ndihmën e katalizatorëve të ndryshëm gjenerojnë reaksione shpërthyese, efektet shkatërrimtare të të cilëve shndërrohen në të paparashikueshëm, aq më pak të përballueshëm.

Dhe të tillë katalizatorë janë gjithmonë të gatshëm për të shfrytëzuar qoftë edhe më të voglën ndodhi, le pastaj akte të tmerrshme dhe barbare si sulmet terroriste të ndodhura në Paris, duke përshpejtuar procese të ngjizura prej kohësh. Pikërisht në rolin e katalizatorit e pozicionuan veten një sërë figurash publike me profil mediatik dhe politik, të cilët papërtuar nxituan të riciklojnë teza dhe qëndrime aspak të reja, që të aplikuara në kohë dhe mbi subjekte të tjera kanë rezultuar fatale.

Në bojën e derdhur menjëherë pas atentateve të Parisit, ligjërimi islamofobik u harlis sheshazi, ndoshta si kurrë më parë, duke i vendosur muslimanët në bankën e të akuzuarve. Ndërsa parimi i çdo procesi gjyqësor është prezumimi i pafajësisë dhe barra e provës rëndon mbi prokurorinë, në këtë rast prokurorët publikë nuk denjuan të provojnë gjë, por thjesht u mjaftuan duke shpallur si të dyshuar një komunitet të tërë, dhe duke i lënë mbi shpatulla çdo individi barrën për të provuar pafajësinë e tij. Pjesë e akuzës ishte edhe kërkesa absurde drejtuar muslimanëve për të dënuar “mjaftueshëm” dhe “kënaqshëm”, sipas kërkesave dhe standardeve të akuzuesve, akte të përbindshme për të cilat nuk kanë asnjë përgjegjësi, përkundrazi, që janë në kundërshti të hapur me besimin dhe vlerat e tyre. E gjitha kjo në kuadër të një përpjekjeje thuajse djallëzore për të kompleksuar me ndjenjën e fajësisë një komunitet të tërë.

Logjika binare e mendjeve të liga, në pamundësi për të kuptuar dhe analizuar shkaqet shumëdimensionale të terrorizmit, nxiton të fajësojë një religjion dhe pasuesit e tij si frymëzues të terrorizmit, dhe në rastin më të pakët i konsideron ata si pasivë në përmbajtjen e individëve me prirje të dhunshme. Profetë të rremë deklarojnë se Islami duhet reformuar, ndërsa të tjerë zgjidhjen e gjejnë tek përdorimi i bombave si mjeti i vetëm i aftë të shfarosë me rrënjë të keqen tashmë të përkufizuar.

E ndërsa ligjërimi publik kundër muslimanëve merr trajta gjithmonë e më agresive, hera-herës fashiste, muslimanët projektohen gradualisht si çifutët e sotëm të Evropës. Aq më e nevojshme bëhet gjetja e një fajtori në kushtet kur depresioni ekonomik dhe social po mbështjell vrullshëm kontinentin evropian dhe Perëndimin në përgjithësi, që tashmë gjendet para sfidave dhe dilemave të mëdha. Nëse do t’i referoheshim Hana Arendt-it në veprën e saj monumentale, Origjinat e Totalitarizmit, çifutët u vunë në shënjestrën e terrorizmit hitlerian pikërisht në çastin kur ishin më të pafuqishëm dhe kur rreziku që shfaqnin ishte më i pakët se kurrë. Njësoj si çifutët e djeshëm, muslimanët e sotëm janë subjekti i përkryer për t’u shndërruar në të “keqen e përjetshme”. Jo sepse ata janë rreziku i vërtetë dhe më i madh i qytetërimit perëndimor dhe i vetë Evropës, por sepse ata janë subjekti i përkryer për t’u shpallur si fajtorë, pikërisht për shkak të pamundësisë dhe viktimizimit të tyre. Të përfshirë në konflikte të ndryshme dhe në mungesë të një qendre politike që t’i mbrojë, ata janë targeti më i lehtë i të gjitha dështimeve që sot po ndodhin në Evropë.

Lufta kundër terrorit u ka kushtuar jo pak shoqërive perëndimore për sa i përket zhveshjes së qytetarëve nga liritë dhe të drejta thelbësore civile. Të justifikuara në emër të sigurisë dhe mbrojtjes, këto masa kanë forcuar kontrollin shtetëror mbi jetën e individit, kanë kufizuar liritë themelore dhe kanë shumëfishuar buxhetet ushtarake. Një lloj i ri totalitarizmi, të cilit i nevojitet një ideologji justifikuese. Nëse dje çifutët ishin bërthama e ideologjisë fashiste, duket se muslimanët po përmbushin sot të njëjtin funksion. Dhe kjo ideologji duhet të jetë aq bindëse sa t’i bindë dhe t’i mobilizojë njerëzit mbi nevojën dhe urgjencën e saj.

Intensifikimi i gjuhës së urrejtjes nga qarqe ekstremiste, fatkeqësisht shpesh me status publik dhe akses mediatik, duke i stigmatizuar myslimanët me njollën e dyshimit të autorësisë mbi rrënimin e civilizimit perëndimor, rrezikon të shndërrohet në politikë zyrtare. Nuk është aspak habi që sikurse Hitleri erdhi në pushtet me votë popullore dhe në rrugë krejtësisht demokratike, lëvizje të tilla të bëhen përfaqësuese zyrtare të shoqërive perëndimore. Sigurisht që ato akoma nuk gëzojnë mbështetje masive, çka shpesh bën që të mos u kushtohet serioziteti i merituar, por të mos harrojmë që askush nuk e mori seriozisht Hitlerin para se të vinte në pushtet.

Loja me emocionet dhe ndjenjat e njerëzve ka qenë dhe mbetet profesioni i sharlatanëve dhe demagogëve, ndërkohë që intelektualët, ata që supozohet të jenë ndërgjegjja e kombeve, duhet t’i vënë mision vetes evokimin e arsyes, për të shfryrë mllefet dhe për të ftohur mendjet që vlojnë në temperatura të ulëta. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Librat fetarë në Maqedoni, Reis Sulejman Rexhepi: botuesit nuk konsulohen me BFI-në

Librat fetarë në Maqedoni, Reis Sulejman Rexhepi: botuesit nuk konsulohen me BFI-në

“Nuk do t’ju urrej kurrë”, letra e burrit të një prej viktimave të Parisit drejtuar terroristëve

“Nuk do t’ju urrej kurrë”, letra e burrit të një prej viktimave të Parisit drejtuar terroristëve

Kaos në Kuvend: ish-ministri i Brendshëm nxjerr “librin e shtëpisë” ndaj Tahirit

Kaos në Kuvend: ish-ministri i Brendshëm nxjerr "librin e shtëpisë" ndaj Tahirit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni