Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Fatjon NANAJ: Farsa e kundërrevolucionit francez ndaj burkinit

by Te Sheshi
25/08/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Fatjon NANAJ: Dhuna si kryefjalë

Pamjet e disa policëve të armatosur rëndë që mësyjnë një grua të veshur me burkini, në brigjet e dendura me pushues të Nicës, kanë ngjallur reaksion të gjerë në kufijtë e së ashtuquajturës botë e qytetëruar.

Imazhet e ofruara, përtej dimensionit të tyre grotesk, pikërisht për shkak të kontrastit të thellë mes një pushueseje të dremitur dhe të paqtë, që shijon për qejfin e vet puhizën e detit dhe rrezet e diellit, dhe policëve të shumtë të rënduar nga uniformat e tyre luftarake, janë gjithashtu ilustrim i krizës së një shoqërie që, në dorëzim e sipër ndaj frikës dhe fobisë, kundërpërgjigjet e çoroditur dhe në mënyrë irracionale, duke guxuar të mohojë veten dhe historinë e saj, të konsideruar prej shumëkujt si të lavdishme. Një lavdi e përjetësuar me dhimbje të shumta dhe pasoja tragjike.

Franca e revolucionit, e konsideruar si qendra kulturore dhe intelektuale e Evropës, vendlindja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, përmbledhur në parullën “liri, barazi, vëllazëri”, duket sikur po përjeton një kundërrevolucion të heshtur, mozaiku i të cilit plotësohet nga një seri nismash ligjore dhe masash ndëshkuese që kufizojnë të drejtat dhe liritë themelore, apo cenojnë thelbin e tyre. Parulla që dikur u ngjiz si sintezë e frymës çliruese nga sundimi absolutist mbretëror dhe kleri fetar, i konsideruar si legjitimues i shtypjes dhe nënshtrimit të popullsisë, duket se po shndërrohet në një thirrje të vdekur.

Është e habitshme se si Franca, udhëçelësja e ndarjes së shtetit nga influencat fetare përmes materializimit të parimit të laicizmit, është treguar e paaftë përgjatë shekujve të pranojë evoluimin e këtij parimi, sikundër ka ndodhur me shumë vende të tjera perëndimore që adoptuan të njëjtin parim dhe që gjatë kohës arritën ta zhveshin atë prej karakterit antagonist dhe kundërvënës, duke e vendosur në shërbim të multikulturalizmit, bashkëjetesës, tolerancës dhe mirëkuptimit. Shtete evropiane si Gjermania, Italia, Vendet e Ulëta, por edhe Anglia e SHBA-të, ofrojnë sot një interpretim shumë më liberal dhe modern të parimit të laicizmit, që e bën laicizmin francez të ngjajë si një mjet për të luftuar të ndryshmen, e që në rastin e ndëshkimit të grave të veshura me burkini shfaqet në formën e kundërvënies ndaj një kulture të caktuar, që përmbledh brenda vetes elemente fetare dhe racore, pra, ansamblin e karakteristikave thelbësore identitare.

Këmbëngulja e autoriteteve franceze për ta shtrirë aplikimin e laicizmit përmes formave ndëshkuese, të ngjashme me ato të diktaturave me të egra që historia njerëzore ka njohur, nuk mund të justifikohet as nga ekzistenca e gjendjes së jashtëzakonshme, të vendosur prej disa muajsh si rrjedhojë e sulmeve terroriste. Mënyra si këto masa po imponohen, duke cenuar shpesh edhe thelbin e lirisë së besimit dhe shfaqjes publike të tij, çka do të thotë ekzekutim i kësaj lirie dhe jo thjesht kufizim proporcional dhe i arsyeshëm i saj, i diktuar nga rrethanat, është në kundërshtim me vetë premisat që çuan në lindjen e parimit të laicizmit. Përgjatë revolucionit francez, lufta e forcave borgjeze u përqendrua kundër kishës si institucion dhe klerit si përfaqësues të një pushteti të lidhur me politikën absolutiste të kohës. Ndërkohë, laicizmi i sotëm francez i kundërvihet besimit dhe praktikimit të tij në nivel individual, pra, u kundërvihet besimtarëve që i shfaqin publikisht bindjet e tyre përmes kryerjes së riteve apo praktikave fetare.

Aq më therëse bëhet padrejtësia kur masa të tilla, edhe pse parimisht të zbatueshme për të gjithë, shoqërohen me pasoja haptazi diskriminuese, duke rënduar vetëm mbi gratë e besimit islam. Vërtetësia e kësaj deklarate e bën të pashmangshëm dyshimin se të tilla masa ligjore janë hartuar në mënyrë tendencioze, madje në shkelje të parimit të laicizmit, që nënkupton asnjanësi në raport me fetë e ndryshme.

Absurdi i aplikimit të laicizmit sipas një qasjeje diktatoriale dhe përdorimi i tij si kryeargument kundër ekstremizmit fetar, shoqëruar me justifikimet e luftës kundër terrorizmit, po e zhysin Francën në suazat e një kundërrevolucioni që po përdhos gjithçka të shenjtë të fituar me gjak gjatë revolucionit që ndryshoi përgjithmonë historinë e Evropës dhe më gjerë.

Idealet e lirisë, pjesë thelbësore e së cilës është liria e besimit dhe e praktikimit publik të tij, të barazisë, që nënkupton asnjanësi dhe trajtim të barabartë duke marrë parasysh jo thjesht formulimin e normave ligjore, por edhe të efekteve të tyre, si dhe të vëllazërisë, që nënkupton solidaritetin dhe bashkëpunimin mes njerëzve, edhe kur u përkasin racave dhe kulturave të ndryshme, po sakrifikohen krejt irracionalisht përmes shfaqjeve të denja për Korenë e Veriut sot, dhe të krahasueshme me Gjermaninë naziste dje.

Nëse i njëjti trend i aplikimit të laicizmit, edhe pse në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, vijon me të njëjtin intensitet, duke u asociuar edhe me luftën kundër shfaqjeve të një kulture të konsideruar të ngjashme me atë të terroristëve, Franca rrezikon ta zhbëjë historinë e saj postrevolucionare, duke u shndërruar në një shtet të ngjashëm me absolutizmin monarkik dhe hegjemoninë kishtare. Këtë e vërteton edhe një raportim i fundit i mediave serioze, sipas të cilave një tjetër grua muslimane qe detyruar të largohej nga pishina ku po lahej sepse veshja e saj nuk ishte në përputhje me kulturën katolike, të gjykuar kështu nga pushuesit e tjerë të pranishëm.

Rrëshqitja e Francës në një realitet pararevolucionar, përmes ngurtësimit të parimit të laicizmit, të aplikuar në mënyrë diskriminuese ndaj myslimanëve, e që ushqehet në kurriz të vlerave të lirisë dhe barazisë, duke i gërryer ato, siç këto ngjarje paralajmërojnë, mbetet gjithsesi një skenar i vështirë. Muslimanët përbëjnë sot rreth 8% të popullsisë franceze, prandaj reperkursionet e masave të tilla, naive dhe absurde, do të shërbejnë edhe për t’i qartësuar ujërat e turbulluara të reflektimit. Reflektim që ka filluar tashmë të japë frytet e veta, ndërsa një pjesë e mirë e shoqërisë franceze ka nisur të solidarizohet me gratë muslimane.

Shoqëria franceze në veçanti, por edhe ajo evropiane, gëzon emancipimin dhe inteligjencën e duhur për të kuptuar se integrimi  i emigrantëve muslimanë nuk mund të jetë unifikim apo njëtrajtësim i imponuar me kulturën vendase të konsideruar si e epërme. Ndjekja e një përqasjeje të tillë thjesht do të shtonte tensionet sociale, do t’i ekstremizonte dhe margjinalizonte më tej muslimanët e moderuar, që përbëjnë shumicën dërrmuese dhe që në respekt të vlerës së lirisë dhe bashkëjetesës zgjedhin të pushojnë përkrah njerëzve që nuk ndajnë të njëjtat bindje me ta, të përcjella edhe në mënyrën e veshjes apo zhveshjes në plazh.

Muslimanët gjithashtu duhet të bashkëpunojnë aktivisht që beteja tragjike për liri, barazi dhe vëllazëri, e zhvilluar gjatë revolucionit francez, të mos karikaturizohet nga një farsë fundgushti, që fatkeqësisht e gjen referencën po tek e njëjta ngjarje historike. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Avionët gjermanë mund të largohen nga baza ajrore e Inxhirlikut

Avionët gjermanë mund të largohen nga baza ajrore e Inxhirlikut

Revolucion ajror: fluturon një “nëndetëse”

Revolucion ajror: fluturon një “nëndetëse”

Analizë për çështjen “Burkini”: Kush janë më të këqinj, talebanët apo politikanët francezë?

Analizë për çështjen “Burkini”: Kush janë më të këqinj, talebanët apo politikanët francezë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni