Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Vdekja e Almirit katërvjeçar, rasti kur një popull vret një tjetër

by Te Sheshi
05/07/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Pikëpyetjet e kanabisit

Shqiptarët e Maqedonisë po ndihen sërish të atentatuar etnikisht nga maqedonasit pas vdekjes së Almirit katërvjeçar, si pasojë e aktit makabër të një qenie nga radhët e tyre, Boban Iliqiq, një ngjarje e ndodhur në Kumanovë.

Të hënën nisi të qarkullonte dhe videoja e atij akti, një mizori e vërtetë; pamje të cilat meritonin paralajmërimin klasik: “Kujdes, pamje të rënda. Largoni fëmijët!”, për vetë tmerrin që përcillnin.

Ato edhe me shumë e irrituan opinionin shqiptar, i cili e pa qartazi atë kafshëri njerëzore të paprecedent, për vetë kushtet në të cilat ka ndodhur. Sepse gjithçka ishte bërë me vetëdije të plotë: për ta ekzekutuar të gjithë familjen shqiptare. Ishin pikërisht ato pamje që nuk e kufizonin krimin e bërë si një akt ordiner i çastit, pas së cilit ka pendim. Dhe kjo e bën më të tmerrshme ngjarjen e Kumanovës.

Në shoqëri me sensitete etnike të forta, ndodh që dhe incidenti më i vogël të shihet me sy komplotist. Një i ngjashëm ndodhi gjashtë vite më parë në Himarë, ku një grup djemsh shkuan e përplasën me makinë të riun Aristotel Guma, i cili më pas humbi jetën.

Dhe duke qenë se Himara është prej vendeve me sensitet të fortë nacional në raportet shqiptaro-greke, elementi grekofon në Shqipëri, përfshirë dhe Athinën zyrtare, së bashku me Kishën greke, vuri kujën, duke e parë ngjarjen si atentat me prapavijë etnike. Por e gjithë ajo zhurmë që u bë ishte një sajesë artificiale.

I ndjeri Guma ra viktimë e një sherri të rinjsh, që mund të kishte ndodhur kudo dhe me këdo.

Tekefundit, në kushtet e Shqipërisë, edhe pse bën vaki që krerë politikë të luajnë me ndjenjat nacionale, siç ndodh rëndom kjo me ata që rreken të jenë udhëheqës e njëherësh mbrojtës të interesave të minoritetit grek në jug, populli vetë reflekton krejt diçka tjetër, si të ishte një mrekulli: një bashkëjetesë model, pa u diktuar e cenuar nga asnjë abuzim apo përçartje e atyre që ushqehen tek çorba e kazanit të politikës me interesa të errëta gjithfarëshe.

Tek rasti Guma, për asnjë çast, populli i thjeshtë, në Himarë, apo përgjithësisht në hapësirat minoritare, nuk u moleps nga vajtimi i krerëve të Kishës apo politikës për t’ju bashkuar atij korri zipërçues, sipas së cilit, Aristoteli, djali i tyre, ishte vrarë për flamur teksa ecte mbi një papaq të lodhur.

Por a është kështu dhe me rastin e vogëlushit, të ndjerë tashmë, Almir e bishës Boban?!

Sigurisht që jo, dhe sigurisht që aty, në atë lloj vrasjeje, ka diçka që bie era urrejtje etnike.

Sepse, po të shihet hollë-hollë, krimi nuk është aq momental, dhe, rrjedhimisht, aq aksidental.

Tërbimi i Bobanit nuk adresohet thjesht tek babai i Almirit, njeriu me të cilin ai ishte përlarë me fjalë në ambientet e spitalit; ai tërbim ka përfshirë me vetëdije të plotë të gjithë familjen shqiptare, me synimin për t’i çuar në atë botë, pa as më të voglën ndjenjë humane që do e kursente një fëmijë të pafajshëm.

Në çdo rast tjetër, nëse nuk do ekzistonte një kontekst etnik, e sigurisht dhe pak fetar, çdo shpirt njeriu i përfshirë në një delikuencë të atij lloji si ajo e Bobanit të tërbuar do e kishte frenuar veten përballë një fëmije, madje dhe gruaje.

Ndërsa aty Bobani shfaqet në rolin e një maqedonasi që kërkon t’i qërojë hesapet me ca shqiptarë, qoftë dhe gra e fëmijë, e jo aq të një të xhindosuri thjesht ordiner.

E vërteton këtë dhe vetë faktori mediatik, politik e civil, maqedonas, që deri më tani nuk ka shfaqur kurajon, aq më pak humanitetin, për ta denoncuar si akt e për t’u distancuar nga krimi i llahtarshëm i bashkëpatriotit të tyre kriminel.

Dhe kjo e bën alarmante situatën në Maqedoni, frenat e së cilës duhet t’i marrë një politikë vullnetmirë për ta zgjidhur. Sepse kemi të bëjmë me rastin tipik kur është vrarë një popull, e jo thjesht një fëmijë, e ku dhe vrasësi ngjan të jetë një popull, e jo një horr i veçuar social. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Myslimanët festojnë Fiter Bajramin, mesazhe harmonie e solidariteti

Myslimanët festojnë Fiter Bajramin, mesazhe harmonie e solidariteti

Studimi shkencor tregon lidhjen mes gjumit dhe bukurisë fizike

Studimi shkencor tregon lidhjen mes gjumit dhe bukurisë fizike

Frikë për sulme të tjera terroriste në Bangladesh

Frikë për sulme të tjera terroriste në Bangladesh

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni