Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Rreziku i lazaratizimit të reformës në Drejtësi

by Te Sheshi
17/06/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Rreziku i lazaratizimit të reformës në Drejtësi

Në fillim të mandatit të tij, kur Ramës i kërkohej me ngulm që të ndërhynte në Lazarat, ai e shprehte hapur një droje, duke e përligjur, në fakt, me një logjikë shumë të pranueshme: “Po të nesërmen pa kultivim kanabisi, me çfarë do merren ata njerëz?! Ne duhet të gjejmë mundësinë që t’u ofrojmë diçka si alternativë jete para se t’jua heqim nga duart atë që bëjnë.” Por ç`ndodhi pas disa muajsh? Qeveria ndërhyri forcërisht në Lazarat, në një aksion final, pa zbatuar asgjë nga formula humane që ofronte kreu i saj. Ua hoqën kanabisin nga duart, pa u lënë asgjë si alternativë. Pra, duke i lënë me duar bosh, derisa i detyruan një pjesë të mirë të banorëve, sidomos të rinjtë, që të sikterisen prej aty, duke marrë udhët e botës.

Lazaratit kurrë nuk iu ofrua diçka si alternativë. Ndonjë front masiv pune jo e jo, por as edhe ndonjë investim infrastrukturor i brendshëm, së paku sa për t’u marrë me të mirë. Tashmë atje mbizotëron një urrejtje akoma më e shumëfishuar ndaj qeverisë, pos asaj tradicionales ndaj së majtëve, kur shohin se kanabisi po lulëzon kudo, por jo tek ata. Gjë që e përkthejnë si marrje të një të drejte për t’ia dhënë atë dikujt tjetër, sidozot fqinjve tepelenas.

Dhe një prej arsyeve se pse post-Lazarati pati një destin të tillë ishte pikënisja për të ndërhyrë aty: marrja e statusit kandidat. Pra, me fjalë të tjera, nëse nuk do ishte ky proces, nuk do të kishim një ndërhyrje. Por dhe pse u bë mirë që u ndërhy, gjithnjë duke iu qasur parimisht çështjes, procesi ishte gjysmak në raport me vizionin kryeministror mbi Lazaratin pa kanabis, meqë Brukseli i kërkonte vetëm ndërhyrjen, dhe jo ofrimin e alternativave të tjera për jetesë. Dhe kështu pra, Lazarati përbën modelin më adekuat se si (ç)qeveriset tek ne. Këtu, kriter bazë për t’i ndryshuar gjërat nuk është nevoja reale e realitetit, por Europa, Brukseli, integrimi, dhe mundësisht me pak hi syve.

E nuk është diçka që nuk duket, diçka e fshehur dhe e kamufluar; përkundrazi, është paturpësisht e hapur, derisa në ligjërimin e përditshëm politik artikulohet qartazi si “burimi frymëzimi” kur ndërmerret ndonjë punë. “Eshtë kusht për integrimin”, “Eshtë kusht për marrjen e statusit”, “Eshtë kusht për hapjen e negociatave”, etj., etj., që janë shndërruar tashmë në formula të iniciativave qeveritare, e që në fund rezultojnë një hiç, pa asnjë efekt në përditshmëri, duke mbetur thjesht mballova të një Shqipërie kinse drejt Europës, por që në realitet sa vjen e ta shpif me atë çka ofron.

E njëjta gjë po ndodh dhe me reformën në Drejtësi. Edhe ajo është lazaratizuar. Kjo reformë, nga goja e kryeministrit, më shumë se diçka adekuate në shërbim të së drejtës në shoqëri, shitet si një kusht europian që duhet plotësuar medoemos, kësaj here për hapjen e negociatave. Dhe imagjinoni si tingëllon kjo tek qindra hallexhinj anekënd vendit, te njerëz të rrënuar nga ekzistenca, te viktima të çdoditshme të një shoqërie që mungesën e drejtësisë e ka ulëritëse, e që kjo puna e negociatave u duket aq e ngatërruar, sa në një vesh u hyn e në tjetrin u del. Ata duan thjesht drejtësi, dhe kaq! E jo vetëm ata, por gjithkush, dhe mundësisht jo për hir të negociatave, por për hir të nevojës së natyrshme për drejtësi, në një vend ku padrejtësia, e ardhur nga sfera e ndërveprimit ligjor, politik, e atij thjesht njerëzor, ka bërë e po bën kërdinë, duke rrënuar shpirtëra e duke marrë dhe jetë.

Para se politika jonë të ndërmarrë reforma në aksh sektor, ajo e ka emergjente reformimin e vetvetes, sidomos në pikën bazë, në atë të qëllimit se përse duhet të qeverisë dhe si të qeverisë. Europa nuk mund të jetë kusht ekzistence. Ajo sot është, e nesër nuk është. Dhe një vend duhet të jetojë mirë, të paktën si premisë e natyrshme njerëzore, pavarësisht nëse këtë ia kërkon Europa, proceset integruese, hapja e negociatave, e lloj-lloj kajdesh politike e gjeopolitike.

Dhe për të qenë më konkret, nëse reforma në Drejtësi është kusht për hapje negociatash, e jo për të shuar urinë shqiptarëve për drejtësi, më mirë mos bëhet. Siç pas dy vitesh na vjen të themi që Lazarati i kanabisit më mirë të mos ishte mbyllur, gjersa bima famëkeqe po lulëzon ngado, e që sigurisht, Shqipërinë, e aq më pak Lazaratin, nuk e bëri për asnjë çast më të mirë. /tesheshi.com/                 

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Rusia “pushton” Luginën e Preshevës me paratë e BE-së

Rusia “pushton” Luginën e Preshevës me paratë e BE-së

Si të bëni “xixë” një palë atlete të bardha që ju janë ndotur

Si të bëni “xixë” një palë atlete të bardha që ju janë ndotur

30 minuta para se ta rrëmbente aligatori e ëma postoi fotografinë rrëqethëse me të birin

30 minuta para se ta rrëmbente aligatori e ëma postoi fotografinë rrëqethëse me të birin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni