Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Humbja logjike dhe cenet etike e psikologjike të Partisë Demokratike

by te Sheshi
10/06/2021
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Humbja logjike dhe cenet etike e psikologjike të Partisë Demokratike

Tre dekada pluralizëm janë një libër fantastik për atë që di të lexojë ndër garues politikë dhe për ta patur këtë periudhë si një doracak jo aq të komplikuar për një orientim të drejtë drejt votës. Por PD është një forcë që nuk do të lexojë dhe shfaqet aq e palexuar në kulturën e zhdërvjelltësinë politike. Ndaj, siç është një mjerim kulturor është gjithashtu dhe një mjerim politik.

Ky libër i 30 viteve të tregon se kush janë shenjat e ndryshimit të pushteteve, apo se kur dhe pse humbet e kur dhe pse fiton. Fjala vjen, në këtë libër gjendet detaji që, si është rezultati në kutinë e parë, apo në dhjetë kutitë e para, i tillë është dhe në fund. Numërimi i votave pas çdo palë zgjedhje ka patur një progresion arithmetik të rregullt, pa kthesa, pa befasira.

Jo vetëm për këtë arsye, përfshirë dhe treguesit unikë të sondazheve, ku dy prej tyre qenë të mediave me një linjë të lehtë anti-qeveri, mosfitorja e sërishme e PD-së ishte e paekuivok. Sepse, nëse vë në një peshore zhgënjimin e njerëzve ndaj qeverisjes me atë mosbesimin apo mosbindjen e tyre se vërtet opozita mund të sjellë diçka ndryshe, diçka të re, diçka vërtet frymëzuese, ajo anon nga kjo e dyta.

PD, qyshse ra nga pushteti, në vend që t’i nënshtrohej një reformimi të thellë, e egërsuar nga humbja, duke reflektuar në frymë e detaj atë që përfaqëson fryma dhe detajet e personalitetit të Berishës, qe thjesht një Berishë, tipari kryesor politik i të cilit është mungesa ulëritëse e çdo inteligjence dhe urtësie politike. Në i patë pastë në momente të caktuara, ato s’kanë mundur të jenë dominante mbi cenet e lindura të një karakteri mujshar të pandreqshëm.

Dhe si e tillë, u përqëndrua e gjitha në goditjen pa cak të pushtetit. Të gjitha energjitë i çoi aty, siç dhe vijon me këtë trend “pa bukë”.

PD, ose nuk e njeh psikologjinë e elektoratit, ose nuk do ta pranojë atë. Elektorati shqiptar, gjykuar nga çdo palë zgjedhje, ka bërë gjithnjë zgjedhjen logjike. Pra edhe kur ka votuar PD-në. Ndaj, ajo nuk mund t’ja besonte pushtetin një force ku më e pakta, përvuajtja e ardhjes në pushtet është ajo e pëfitimeve nga pushteti e jo e një vizioni rrezatues që kërkon ta provosh në realitet qeverisës. Ne këtë pikë, elektorati është më i lexuar se PD. Lexon dhe mes rreshtash. Lexon mbi të gjitha karakterin, frymën e një lidershipi, lexon qartë situata dhe kontekste.

Lexon dhe defektin e madh etik që ka PD: është e dhënë pas të jetuarit me gënjeshtrën. PD sajon gjëra që as vetë s’i beson, për vete dhe për kundërshtarin. PD nuk e duron dot të vërtetën dhe e ka prishur raportin me të vërtetën shumë herët, duke e shndërruar tashmë në një sëmundje.

Ndër gënjeshtrat e fundit që po investohet fuqishëm është ajo e “masakrës zgjedhore”, ku sipas Bashës që e mbron si kartë, është ndryshuar rezultati. Por kujtoni: me çfarë ndodhi në zgjedhjet 96-ës, PS në asnjë moment nuk pretendoi se i kishte fituar ato zgjedhje. Kjo nuk ndodhi as pas zgjedhjeve të 2009, ku paçka pretendimeve për manipulim (Hap kutitë!), nuk pretendonte të kishte fituar. PD e bën me lehtësi këtë, sepse në trupin e saj karakterial nuk ka asnjë lloj anticorpi që ia pengon, më se pari degradimin moral. Problemin më të madh kjo forcë e ka pikërisht me moralin; nuk di të ndërtojë kauzë morale, ndaj dhe nuk bind.

Dhe tjetra: ndër problemet psikologjike që ka dhe vuan, është kompleksi i inferioritetit. Edi Rama e kuptoi fare mirë këtë lloj kurthi që po ia bënte vetes në kushte opozitë përballë torturave që ia bënte Berisha në rastin e zgjedhjeve (2009-2011), ndaj, pas iu morr dhe bashkia ashtu siç iu morr, e ndali ankesën dhe i mëshoi ofertës. Oferta i dha avantazh në frymë. Rama fitoi dhe me frymë. Sot PD ka rënë në grackën e kompleksit të inferioritetit; një forcë qaramane, e paaftë të marrë në dorë fatet e vendit. Në një realitet gjithnjë e më të komplikuar, kombëtar apo ndërkombëtar, ku kërkohet virtuozitet dhe gjenialitet politik, ajo po vetëtretet nga infantilizmi dhe provincializmi i vet.

E keni vënë re: PD-së i ka mbetur ora ende te dy gishtat. Dy gishtat e saj janë metafora e trishtë e një force që s’kap ritmin e përshpejtuar të gjërave, të realiteteve në ndryshueshmëri të ethshme. Një pjesë e ligjërimit të saj është ende ai viteve 90-të. Pra, gjen ngushëllim apo kërkon shpëtim nga djeshmja, e paaftë t’i përgjigjet të sotmes.

Elektorati dhe këto i lexon, PD jo!

Dhe në fund, shihni atmosferën paszgjedhore në popull: njerëzit kanë shumë halle, edhe nga ata që s’jua zgjidh apo jua shton qeverisja, por janë të qetë nga hesapi i mbyllur më 25 prill. Askush nuk merret me të veç PD-së, ngushtësisht PD-së. Edhe ndërkombëtarët janë të qetë, deri dhe të relaksuar. Sepse, në mos patçin punuar për atë që fitoi, patjetër që kishin një kahmbajtje për atë që duhej të fitonte. Eshtë dhe ky një kapitull libri që PD shmanget ta lexojë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Super League e zhurmshme: ç’po ndodh mes UEFA-s kundër Realit, Barcelonës dhe Juventusit

Super League e zhurmshme: ç’po ndodh mes UEFA-s kundër Realit, Barcelonës dhe Juventusit

OJQ-të muslimane në SHBA, një thirrje Biden-it për Islamofobinë

OJQ-të muslimane në SHBA, një thirrje Biden-it për Islamofobinë

E djeshmja koloniale: si po i përgjigjet Gjermania dy fiseve namibiane

E djeshmja koloniale: si po i përgjigjet Gjermania dy fiseve namibiane

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni