Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Ça ka për t’qesh?

by te Sheshi
18/04/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir Hoxha/ “Gafa ekonomike” e një ministri ekonomie, ohhh ç`dhimbje!

Kur e dëgjojmë këtë shprehje, i pari që na fanitet si krijesë njerëzore është Edi Rama, që nuk dihet se kujt ia drejton këtë lloj pyetje stereotipe, në pritje të një konference për shtyp vite më parë; shprehje të cilën, rrallë ndonjë nuk e ka hasur gjatë jetës në momente të veçanta. Më e zakonshme kjo ka qenë në gojën e mësuesve ose mësueseve, që na janë drejtuar në këtë mënyrë kur na ka kapur e qeshura për diçka gjatë orës së mësimit; në një variant më sfidues është: ça ka për t’u zgërdhirë!

Kjo pyetje vlen t’u drejtohet në këto çaste të gjithë atyre që u ka shkuar goja vesh më vesh nga zgjedhja kandidatë për qeverisjen e qyteteve. Ata jo thjesht qeshin, por janë në delir (gjë që pritet ta shohim dhe gjatë fushatës e më pas, në rastet e triumfit); dhe një zbërthim psikologjik i “shendeverizmit” të tyre do ia vlente për të kuptuar se si e shohin ata pushtetin, përgjegjësitë, barrën që marrin.

Ka ekzistuar një kohë kur ca njerëzve u binte pika kur dikush i emëronte në një detyrë të lartë. Sigurisht, historiografia klasike botërore nuk i njeh këto raste, ose, edhe nëse i njeh, nuk ia shpalos njerëzisë, sepse nuk është marrë kurrë me “pse”-të morale të asaj çfarë ka ndodhur me njeriun dhe botën për sa ajo ekziston.

Po, ka patur njerëz që gati-gati e kanë quajtur fat të lig kur u është besuar një punë, nga frika se mos nuk e bëjnë dot, e se turpërohen para Zotit dhe njerëzve. Dhe mu pse para Zotit, e më pas para njerëzve, ka ndodhur, pra, që ajo të cilën ne e shohim sot si këndellje nga lumturia tek ata që marrin pushtet, tek qeniet po si ata në tjetër mot është përjetuar si dramë. Diferenca nuk është tek motet, por tek morali!

Parimisht, është e drejtë që të gëzohesh kur merr një detyrë përsipër, në rast se bëhet fjalë për një ide, një vizion, një projekt, që të jepet mundësia ta realizosh në funksion të njerëzve, të dobisë shoqërore, por, nga ana tjetër, ky gëzim duhet të jetë i njëtrajtshëm me brengën nëse do mundesh të qullosësh vërtet  gjë, gjithnjë, para Zotit dhe njerëzve.

Kështu që do ishte më e udhës, e po ashtu, më e natyrshme, që çehret e atyre të cilët shkojnë drejt pushtetit, drejt përgjegjësive të mëdha, kur mund të ndodhë që për një gabim të marrim në qafë fate njerëzish, të jenë më tepër të ngrysura sesa shend e verë, deri në atë pikë sa t’u lutesh: po ti qesh njëherë!

Aq më tepër kjo për kushtet shqiptare, ku e qeshura (më mirë po e quajmë zgërdhirje) e atij që ngjitet në pushtet apo që merr një detyrë të lartë qeverisëse nuk korrespondon aspak me gjurmët që le në realitet me punët e veta, duke provokuar tek njerëzit stres, ankth, dëshpërim, psherëtima, e deri  lot. Ndaj të vjen t’u thuash: ça ka për t’qesh?

Vështrojeni me kujdes Shqipërinë që jetojmë përditë, dhe meditoni mbi një fakt: ajo, e tëra siç është, një absurd, është produkt i njerëzve që kanë qeshur kur e kanë marrë pushtetin, dhe, për dreq, shumë më tepër kur kanë qeverisur, gjë që i ka çuar të drejtojnë në mënyrën më qesharake, duke prodhuar drama pa fund.

“Ça ka për t’qesh?” – ky duhet të jetë antislogani ndaj sloganeve qesharake që do kemi në këtë fushatë.  /tesheshi.com/            

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Një tjetër drejtor i FMN-së përfundon në pranga për mashtrim

Shkodrën e “marrin” gratë: përballë Keti Bazhdarit, PD vendos Voltana Ademin – ja prapaskenat e përzgjedhjes

Protestuesit në Pejë i kërkojnë Kuvendit të mos pranojë kufirin siç do Mali i Zi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Një çmenduri e pashërueshmë shqiptare në Theth

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni