Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Veriu: Plani me 9 pika i OSBE-së

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Majlinda Bregu: Viti i kaluar, një nga më të shënuarit në rajon

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Fluturime në qiell, pse u dridh toka në Uashington?

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Kryeithtari i Brexit: Dështuam!

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Pamje: specialet turke drejt Kosovës

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

    Everesti dhe si varr, rregulla më të rrepta nga Nepali

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Te Sheshi
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

ANALIZA/ Shpërbërja e BE-së dhe venitja e Perëndimit. A është ky fundi i një civilizimi?

Nga te Sheshi
05/06/2015
në Bota & Rajoni
Reading Time: 5 mins read
A A
ANALIZA/ Shpërbërja e BE-së dhe venitja e Perëndimit. A është ky fundi i një civilizimi?
11
SHPËRNDARJE

Nga Enklid Pelari

Pa dyshim që ajo BE e freskët dhe joshëse që ishte më parë duket sikur në një farë mënyre e ka humbur disi bukurinë dhe rininë kohët e fundit. Si për ironi të fatit, ky krahasim përkon me atë që Ibni Halduni i bën civilizimit me etapat e jetës së njeriut.

Paralajmërimi i mbajtjes së referendumit nga ana e Anglisë në vitin 2017 është deri diku një manovër për daljen e saj nga marrëveshja tregtare. Po ashtu, duket sikur “sindikatës” së të dalurve nga BE-ja po i shtohet së fundmi edhe Anglia. Pra, pas Greqisë, Italisë, Spanjës, etj., që duhet thënë se nuk kanë fort marrëdhënie të mira me statistikat, habia e radhës ishte Anglia.

Anglia ishte mbretëresha e BE-së, pasi postin e mbretit e ka zënë Gjermania. Në fakt, duhet thënë se që kur BE-ja po hidhte themelet e saj në 1950-n, Anglia nuk pranonte të bëhej pjesë e një bashkimi me vende periferike, siç i quante ajo disa shtete, si, psh., Italinë. Kjo kryeneçësi e brishtë, tipike për një mbretëreshë, e shoqëroi këtë vend përgjatë gjithë qëndrimit të vet në traktatet e BE-së. Ajo kurrë nuk pranoi që të ishte pjesë e monedhës së përbashkët, dhe paundi britanik ishte ai që maste vlerën, funksiononte si mjet këmbimi, dhe e ruante vlerën e çdo gjëje.

Mirëpo pasojat e daljes së Anglisë nga Bashkimi Europian nuk mjaftohen me kaq. Dalja e Anglisë nga BE-ja do të krijonte precedentin. Tashmë shumë shtete mund ta merrnin këtë vendim për të dalë. Apo, nuk do ishte tabu, bie fjala, edhe përjashtimi i shumë shteteve të tjera, si Greqia, Spanja, Italia, etj. Megjithëse, falë reformave drastike të kursimit që kanë ndërmarrë Spanja e Italia, duhet thënë se ato kanë nisur t’i përmirësojnë deri diku treguesit ekonomikë.

Krijimi i këtij precedenti të rrezikshëm në një moment si ky, kur Kina ka ndërmarrë hapa globale për themelimin e institucioneve paralele financiare, si, për shembull, të Bankës Aziatike për Investime Infrastrukturore, ku, përveç Anglisë, edhe shumë aleatë të tjerë besnikë të SHBA-ve janë bërë anëtarë të kësaj iniciative, përbën po ashtu një goditje për hegjemoninë perëndimore. Në fakt, po të shohim kurbën e influencës së Perëndimit në histori, duhet të themi se ajo ka pësuar rënie që pas vitit 1920. Huntington-i thotë: “Perëndimi sundonte gjysmën e botës në 1920-n, sot 11%. Në vitin 1928 kishte 84.2% të prodhimit industrial global, e sot më pak se 30%. Dhe shumë nga vendet e BRIGS-it nuk janë perëndimore.”

Po ashtu, nëse do të themi se Woodrow Wilson-i, Lloyd George-i dhe Georges Klemanso-i sundonin së bashku botën në vitin 1919, duke u mbledhur në Paris, pra, vendosnin se cilat vende do ekzistonin dhe cilat jo, cilat vende duheshin krijuar, kush janë kufijtë e tyre, etj., vendosnin për ndërhyrjen ushtarake në Rusi, e çfarë koncensione ekonomike i duhen shkëputur Kinës. Sot, njëqind vite më vonë, asnjë grup i vogël burrash shteti perëndimorë nuk është më në gjëndje të ushtrojë një pushtet të krahasueshëm. Duket sikur epoka e mbisundimit të Perëndimit ka mbaruar, dhe po ngrihen qendra të tjera të fuqisë globale dhe të ringjalljes së kulturave joperëndimore.

Pra, duket sikur po realizohet parashikimi dhe teoria e ish-diplomatit amerikan Henri Kissinger, kur thotë se marrëdhëniet midis vendeve do të jenë shumëpolare, dhe jo të njëanshme. Thënë ndryshe, një rend i ri global, që do të përfshijë tërë rendet ekzistuese rajonale. Do jenë, sipas tij, të paktën gjashtë fuqitë e mëdha: Shtetet e Bashkuara, Europa, Kina, Japonia, Rusia, e shoqëruar ndoshta me Indinë dhe shumë vende të vogla e të mesme. Bie fjala, sot nuk mund të menaxhohet një situatë në Lindjen e Mesme pa një këshillim më parë me aleatin turk. Apo, nuk mund të zgjidhet një krizë në Kaukaz pa u konsultuar më parë faktori rus. Po ashtu, Azia me Kinën, etj. Por Kissinger-i është shumë i shqetësuar nga ana tjetër se SHBA-ve u mungon përvoja në menaxhimin e balancave shumëpolare, sidomos në historinë e njëanshmërisë amerikane. (Diplomacia; Kissinger)

 

Humbje në terrenin gjeopolitik

Gjithashtu, edhe përhapja e fuqive bërthamore në vende të tjera joperëndimore përbën në njëfarë mënyre venitje të fuqisë së Perëndimit. Nga ana tjetër, po të marrim në shqyrtim zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare, do të dilnim në konkluzionin se kemi një humbje dhe tërheqje të Amerikës në terren. Fjala bie, mosefikasiteti i masave të ndërmarra ndaj kokëfortësisë së Rusisë në Ukrainë, paefektshmëria e ndërhyrjes perëndimore në Siri, dorëzimi përpara kokëfortësisë iraniane, animi i shumë vendeve ballkanike, por edhe europiane, siç është Greqia, kah drejtimi rus, vazhdojnë po ashtu të konsiderohen të tjera humbje në terrenin gjeopolitik për Perëndimin. Edhe iniciativat ekonomike kineze po i sfumojnë gjithnjë e më shumë institucionet financiare perëndimore. The Economist hapej pak kohë më parë me titullin, “Një botë pa Amerikën do të ishte shumë e zymtë dhe e padrejtë”. Dhe pa dyshim që ashtu duhet të jetë, por, nga ana tjetër, realiteti nuk mund të fshihet.

 

Por a është ky fundi i civilizimit perëndimor?

Ibni Halduni është historiani i parë që kërkoi të zhvillonte dhe të shpjegonte ligjet e përgjithshme që kanë të bëjnë me ngritjen dhe rënien e civilizimeve. Sipas tij, civilizimi i një vendi është si etapat që kalon njeriu në jetë. Kështu, civilizimi në fillim është një foshnje e brishtë, më pas fillon të ecë me këmbët e veta, më pas piqet dhe është produktiv, më pas fillon rënien, plakjen, e në fund mbaron.

Ndër shkaqet dhe treguesit e ngritjes së civilizimit, Ibni Halduni përmend:

1-Faktorët historiko-gjeografikë

2-Kalimin nga periferizmi në metropolizëm apo civilizim

3-Politikat urbane

4-Zhvillimin ekonomik

5-Zbatimin e drejtësisë

 

Ndërsa, kur vjen puna tek faktorët e rrënimit të tij, ai citon:

1- Përhapjen e autokracisë dhe të lukseve

2- Përhapjen e diskriminimit dhe të padrejtësisë

3- Ndërtimin pa kriter dhe modernizimin pa kuptim

Me sa shohim, nuk kemi të bëjmë me rrënimin e civilizimit perëndimor, por me daljen në pah të civilizimeve të reja, si ai konfucian, rus, turk, indian, brazilian, etj.

 

Çfarë po ndodh atëherë?

Ekonomia është një tortë e madhe, thuhet në ekonomi, në të cilën, nëse dikujt i shtohet pjesa, automatikisht i është hyrë në pjesë dikujt tjetër. Kështu, zhvillimi ekonomik i disa vendeve po shkakton recension në Europë, e rënie ekonomike në Amerikë. Teoria e Kissinger-it se do të kemi të bëjmë me një botë shumëpolare, apo me bërthama të ndryshme qytetërimi, siç i quan Huntington-i, ka filluar të realizohet. Problemi i ri që ka lindur në arenën ndërkombëtare është se nëse një vend rajonal bëhet ekspansionist dhe i padrejtë, kush do ta ndalojë atë? Siç është rasti i Rusisë. Kësaj pyetjeje nuk di askush t’i përgjigjet.

Por ajo që dimë me siguri është se bukuroshja europiane, me anë të së cilës Perëndimi joshte ekonomikisht shumë vende për t’i pasur në anën e saj, ka filluar të vyshket, tamam siç ndodh edhe me civilizimin, sipas Ibni Haldunit. Pra, jemi në situatën ku fuqia e butë, siç quhet, nuk është më efektive, por a do të detyrohet tashmë bota e civilizuar që të përdorë fuqinë e fortë (ushtrinë)?! Ne shpresojmë që jo, por pa dyshim që, siç thonë historianët, momentet më të bukura në histori janë kur dëshmohet lindja e një civilizimi, apo rënia e një tjetri. Ndoshta ne kemi fatin t’i dëshmojmë të dyja së bashku, pra, shumë civilizime që rilindin, dhe disa të tjerë që dobësohen; le ta shijojmë këtë moment! /tesheshi.com/

 

 

Të ngjashmeLajme

Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?
Kosova

Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

06/06/2023
Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”
Amerika

Vdes amerikani që “tradhëtoi atdheun”

06/06/2023
Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre
Azia

Indi: ura në ndërtim shembet si një kullë letre

05/06/2023
Lajme të tjera
Vetëm 32 vjeç, kjo është gjyshja më e re në Britaninë e Madhe

Vetëm 32 vjeç, kjo është gjyshja më e re në Britaninë e Madhe

Nga Fitim ZEKTHI: Një paralele mes Ramës e  Netanjahut, dhe turma si qëllim

Nga Fitim ZEKTHI: Fushata e kryeministrit nuk ka substancë

Metamorfoza e Jason Leger: Si u shndërrua nga antimusliman i tërbuar në adhurues i Islamit

Metamorfoza e Jason Leger: Si u shndërrua nga antimusliman i tërbuar në adhurues i Islamit

TË FUNDIT

Gruaja që thotë të vërtetën për veriun e Kosovës

Gruaja që thotë të vërtetën për veriun e Kosovës

28 minuta Më parë
Ukrainë: fshatrat që do fshihen nga faqja e dheut

Ukrainë: fshatrat që do fshihen nga faqja e dheut

58 minuta Më parë
Blen një xhaketë, gjen amanetin rrëqethës në xhep

Blen një xhaketë, gjen amanetin rrëqethës në xhep

1 orë Më parë
Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

Veriu: ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak?

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Analiza e Reuters: pse Trump mund të jetë sërish kandidat presidencial

Analiza e Reuters: pse Trump mund të jetë sërish kandidat presidencial

06/06/2023
Akti më i rëndë i luftës në Ukrainë: kush e goditi digën e Khersonit?

Akti më i rëndë i luftës në Ukrainë: kush e goditi digën e Khersonit?

06/06/2023
Tri kërkesa euroamerikane për Albin Kurtin

Tri kërkesa euroamerikane për Albin Kurtin

05/06/2023
Rama kritikon Sunak: Shpik një dramë të paqenë!

Rama kritikon Sunak: Shpik një dramë të paqenë!

05/06/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ervin Hatibi: Iluzioni i informimit

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist