Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kosova, një muaj “karshillëk” Serbisë

    Kosova, një muaj “karshillëk” Serbisë

    Rasti: kokaine me vlerë 300 milionë dollarë duke lundruae në det

    Rasti: kokaine me vlerë 300 milionë dollarë duke lundruae në det

    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Qytetarët e Bosnjes dhe Kosovës, së shpejti pa viza

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Irani: Kështu u bëjmë ballë amerikanëve…

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Reagimi: Trumpi “ia numëron” Bidenit

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    Tjetër pëlqim nga Prishtina i planit franko-gjerman

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    U “paketua” si e vdekur, doli të ishte ende e gjallë?

    Kurti pranon Asocacionin?

    Kurti pranon Asocacionin?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Enklid PELARI: Qyteti, ky fshat gjigand!

Nga te Sheshi
01/07/2015
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Enklid PELARI: Qyteti, ky fshat gjigand!
5
SHPËRNDARJE

Me një kryeplak, një mësues, e një pseudotregtar…

Teksa kaloja kohë të jetës sime në një fshat të Shqipërisë, konstatova një kombinatorik marrëdhëniesh apo vetorganizimi që më la pa fjalë. Fshati në fjalë kishte një kryeplak, një mësues dhe një tregtar. Të tjerët ishin bujq. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Kryeplaku ishte analfabet. Mësuesi s’kishte para për të ngrënë, dhe as përkrahje, ndërsa tregtari s’kishte as mend e as pushtet, por kishte thjesht para.

Kryeplaku e mbante gjithmonë me vete mësuesin e katundit, në mënyrë që të mbulonte analfabetizmin e vet. Po ashtu, mbante afër edhe tregtarin, që t’i paguante ndonjë drekë.

Mësuesi rrinte pranë kryeplakut, sepse mendonte se ai e mbulonte me pushtet, dhe, nga ana tjetër, tentonte t’i fliste me fjalë të mëdha tregtarit, me anë të së cilës kërkonte të financonte intelektin e tij, që nuk ia dilte dot as të luftonte analfabetizmin e fëmjëve të fillores.

Ndërsa tregtari qëndronte pranë kryeplakut ngaqë ku i dihej, ndoshta një ditë do t’i duhej ndonjë vulë për ta zgjeruar lokalin e tij, dhe e mbante afër mësuesin po ashtu si për t’i thënë katundit se lokalin ia begenisnin njerëzit me mend dhe pushtet, ata që ne të urbanizuarit i quajmë vip-a. E tëra i përngjante në një farë mase një marketingu katundaresk.

Në fakt, të tre bashkë bëheshin patericë për njëri-tjetrin në njëfarë mënyre, e, në të njëjtën kohë, dhe shkopinj nën rrota. Mësuesi e dinte që kryeplaku dhe tregtari e kishin kuptuar se ai nuk i mësonte dot as fëmijët e fillores, e jo më të mëdhenjtë. Jo më kot e kishin transferuar në fshatin më të largët, por sërish ai e luante bukur rolin e tij. Kryeplaku ishte i vetëdijshëm që mësuesi dhe tregtari e dinin se si analfabet që qe, ai mund të hiqej sa hap e mbyll sytë prej postit, por sidoqoftë përpiqej të kamuflohej me seriozitet, apo “hejbe”, siç i thonin atyre anëve. Ndërkaq, tregtari e dinte se po t’i prishnin lokalin e ndërtuar pa leje në atë fshat, ku institucioni i lejes nuk kishte ekzistuar ndonjëherë, ai do të kthehej aty për aty në një bujk, si gjithë të tjerët.

Të tre e njihnin mirë njëri-tjetrin, dhe e dinin se largimi nga njëri-tjetri nënkuptonte automatikisht mjerim për ta. Kësisoj, nuk kishin rrugëzgjidhje tjetër, vetëm se t’i qëndronin pranë njëri-tjetrit, duke ia punuar shoqi-shoqit; përndryshe, bujqit do t’ua punonin të treve.

Ky fshat, i cili të kujton “Qytetin N” të Kadaresë, dhe ku po ashtu, si në qytetin e Kadaresë, çdo lëvizje e rëndomtë përkthehej në ngjarjen e ditës që duhej komentuar darkave në lokal, si për çudi vijonte të xhironte në vend në ciklin e tij të mbyllur të qeverisjes. Bujqit me një protestë mund ta hiqnin kryeplakun si të paaftë, mund ta largonin njëlloj mësuesin si të pazotin, dhe mund ta luftonin monopolin e tregtarit, që e kishte ndërtuar lokalin dhe ishte i suksesshëm falë faktit se qëndronte pranë kryeplakut dhe nuk i lejonte bujqit e tjerë të hapnin një aktivitet të tillë.

Kështu, kur vendosa të largohem nga ky fshat, mendova me vete, “Shyqyr që po iki nga këtu, për të parë diçka më ndryshe në metropol.” Më pas më erdhi në mendje pyetja, “Nga ndryshon metropoli nga ky fshat?”

Një thënie filozofike thotë: “Në do ta kuptosh më mirë një çështje komplekse, thjeshtësoje sa më shumë atë.” Dhe fillova të thjeshtoj. Ne kemi “kryepleq” në parlament që për shumë rrethana nuk e meritojnë atë pushtet, kemi biznesmenë të cilët duke ndenjur afër “kryepleqve” politikanë kanë marrë padrejtësisht favore e tendera dhe ruajnë oligopolin në treg, dhe kemi po ashtu analistë politikë e gazetarë që, si “mësuesi” i fshatit, ushqehen duke u bërë gjethja e fikut e injorancës së dy kategorive të para.

Më pas ne bujqit e megafshatit, njësoj si ata në fshat, nuk guxojmë t’u kërkojmë llogari qeverive apo ‘’kryepleqësive’’ tona për gabimet e bëra, sepse stepemi nga miti i ndërtuar prej këtyre tre kategorive që mitin nuk e ndërtojnë dot, pasi ai ndërtohet me akte heroike, zbulime shekullore dhe filantropizëm. Pra, krejt e kundërta nga ç’bëjnë tre kategoritë e para. Kështu fasadat e partive politike, miliardat e hedhura nga bizneset, teoritë e sofistikuara akademike, opinonet dhe ideologjitë e partive të shtruara nga akademikët “mësues”, na ndalojnë që të protestojmë apo të ndërmarrim një veprim qytetar llogarikërkues, duke i hapur rrugën “kryeplakut” dhe “tregtarit” që ta vazhdojnë pasurimin e vet padrejtësisht.

A thua se ideologjitë dhe opinionet nuk i kanë shpikur shoqëritë e mëparshme për të zgjidhur hallet e qytetarëve, a thua se investimet qeveritare nuk bëhen për të përmirësuar jetesën dhe zhvillimin urban, dhe a thua se politikat nuk hartohen për t’u shërbyer qytetarëve? Atëherë, kur këto mekanizma janë në favorin tonë, pse nuk përfitojmë ne, por përfitojnë të tjerët në kurrizin tonë? Ndoshta ka ardhur koha që ne, “bujqit” e zonave urbane, apo të civilizuarit e “megakatundeve”, të fillojmë të reagojmë, të protestojmë dhe të përdorim çdo aksion qytetar që është në dobi të komunitetit. Jo vetëm tek ne, por edhe në shoqëritë më të civilizuara globale ka madje “një kryeplak, një mësues dhe një tregtar”, por ajo çka bën dallimin është se atje “bujqit” janë bërë qytetarë dhe reagojnë, ndërsa ne kemi mbetur vetëm tek stadi i komentimit “të ngjarjes së ditës” darkave në lokale. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!
Opinione

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!

05/02/2023
Në foto: Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Opinione

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

31/01/2023
Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?
Opinione

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

30/01/2023
Lajme të tjera
Ekspertët: Kriza greke godet fuqishëm emigrantët, gati rikthimi masiv në Shqipëri

Ekspertët: Kriza greke godet fuqishëm emigrantët, gati rikthimi masiv në Shqipëri

Kur armiku të bëhet mik për kokë: Davutoglu deklaron se Turqia është gatshme të ndihmojë Greqinë të dalë nga kriza

Kur armiku të bëhet mik për kokë: Davutoglu deklaron se Turqia është gatshme të ndihmojë Greqinë të dalë nga kriza

FOTO/ Rama, Nishani dhe Meta, së bashku për Amerikën

FOTO/ Rama, Nishani dhe Meta, së bashku për Amerikën

TË FUNDIT

Kosova, një muaj “karshillëk” Serbisë

Kosova, një muaj “karshillëk” Serbisë

6 orë Më parë
Rasti: kokaine me vlerë 300 milionë dollarë duke lundruae në det

Rasti: kokaine me vlerë 300 milionë dollarë duke lundruae në det

6 orë Më parë
Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

Paradoksale: asnjë ndihmë në veri të Sirisë, nga asnjë korridor

9 orë Më parë
Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

Mesazhe skandaloze për Turqinë dhe Sirinë në emisionin rus

12 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

The Economist: Duel me dron në qiellin e Ukrainës

08/02/2023
Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

Tërmeti: disa nga monumente historike turke e siriane të shkatërruara

08/02/2023
Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

Rehabilitim strehimoresh sovjetike në Rusi, pse?

08/02/2023
Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

Fjalimi i Bidenit për gjendjen e kombit: Demokracia amerikane, e pathyeshme!

08/02/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Rabina Khan*: Krenare me hixhabin, forcë dhe origjinalitet!

Nga Klaus Jurgens*: Si po ndërhyjnë mediat e huaja në zgjedhjet në Turqi

Nga Farid Hafez*: Pse e djathta ekstreme është e fiksuar pas djegies së Kur’anit?

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Nga Jeanne Prades*: Qasja ndaj Islamit në Evropë, ku ndryshojnë Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist