Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enklid PELARI: Kur qoftet e tymit ruhen me armë, dije se je në Durrës…

by Te Sheshi
11/06/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Enklid PELARI: Kur qoftet e tymit ruhen me armë, dije se je në Durrës…

Demokracia, një leksion që muslimanët e kanë kuptuar shumë mirë (me këtë titull e hapte New York Times një numër të vetin kur filluan protestat arabe)

Reagim ndaj keqkuptimeve të fundit në Durrës midis Bashkisë dhe Myftinisë

Kishte kohë që nuk ndodhte që të patrullojnë kaq shumë makina policie në Durrës. Sepse, kur kjo ndodh, lojëra të pista ka në qarkullim. E tillë polici është parë herën e fundit në vitin famëkeq ‘97. Kushdo që ka lëvizur në mbrëmje në Durrës këto tre ditë (në zonën nga Spitali tek Aragosta), ka shikuar çuditërisht patrulla të dendura policie në qarkullim. Burimi i gjithë këtij strumbullari është Bashkia e qytetit, si në aspektin gjeografik dhe organizativ. Në mes të Bashkisë sheh biznese që ofrojnë birrë dhe qofte tymi, sikur të ishe në mes të Bubqit, e jo në një qytet serioz të vendit. Pamja që i ka dhënë imazhit të qytetit ky rit primitiv dhe barbar të kujton kohën e të parëve, kur njerëzit dëfreheshin shesheve dhe deheshin rrugëve si shtazë, pasi nuk kishin lokale dhe kushtet luksoze që gëzojmë sot. Sikur kjo mos të mjaftonte, çuditërisht, policia e armatosur gjer në dhëmbë e shoqëron gjithë ritin prehistorik, a thua se po ruan izraelitët në mes të Kabulit, e jo shqiptarët në mes të Shqipërisë.

Provokimet që po ia lënë radhën njëri-tjetrit duket sikur e kanë rrethuar xhaminë dhe e kanë vënë në shtetrrethim qytetin e bashkëjetesës fetare. Kalvari i përplasjeve të Bashkisë me Myftininë e Durrësit është i gjatë. Ai fillon më 2 gusht 2011, kur Myftinia e padit Bashkinë sepse lejon një ekspozitë me nudo në një galeri që është në territorin e xhamisë, e ku ajo është bashkëpronare me Bashkinë. Së fundmi, kryetari i Bashkisë bën vetëm me dije (pa u konsultuar, edhe pse ka një marrëveshje në fuqi midis Bashkisë dhe Myftinisë) se galeria poshtë xhamisë do bëhej muze për figurën e Nënë Terezës, me rastin e shenjtërimit të saj. Problemi nuk qëndron tek figura e Nënë Terezës, sesa tek selektiviteti në përzgjedhjen e figurave ”në derë të xhamisë”. Fjala vjen, pse mos të bëhej një ekspozitë e tolerancës fetare, tamam siç do të bëhet muzeu i xhamisë së madhe, që po ndërtohet në Tiranë, ku të përfshiheshin edhe Nënë Tereza, edhe figura muslimane, siç ishte kryetari i parë i Bashkisë së Durrësit, hoxhë Hafiz Ali Podgorica, etj.?

Por kjo histori nuk mbaron me kaq. Kësaj here, kryetari i Bashkisë i lejon bizneset e birrës dhe të qoftebërësve që të gatuajnë dhe të servirin ushqime e pije mu në zemër të qytetit, duke mos i respektuar sakrificat e muslimanëve, të cilët agjërojnë në pikun e vapës. Krejt në kontrast, pra, me traditat që ka komuniteti durrsak, ashtu siç e gjithë Shqipëria, në respektimin e sakrificave të agjëruesve! Por këtij zjarri e “tymi” i hidhet akoma më shumë ujë. Muzika që e shoqëron gjithë këtë manifestim qoftesh e birrash është aq e lartë, saqë cenon edhe ritin e faljes së teravive; një ndotje e paparë akustike në fakt edhe për komunitetin e gjerë. Prishja e normalitetit të riteve fetare është antiligjore, pasi kemi të bëjmë me një të drejtë të garantuar nga konventat ndërkombëtare dhe nga kushtetuta jonë.

Kryebashkiaku i Durrësit, i cili edhe pse u bë gati një dekadë që është në atë post, nuk është mësuar ta dëgjojë komunitetin durrsak, edhe kur proteston për mosprishjen e shatërvanit me vlera të mëdha kulturore-historike për qytetin. Sikur kjo mos të mjaftonte, kryebashkiaku e shkul shatërvanin në mes të natës në mënyrë barbare dhe e hedh diku gjetkë. Po ashtu edhe kësaj here, pikërisht siç di të bëjë vetëm ai, viktimë e mospërfilljes së tij është bashkësia muslimane durrsake.

Edhe pse institucionet përfaqësuese fetare në Tiranë u kanë shkruar letër zyrtarëve më të lartë të vendit, sërish ato nuk kanë gjetur jehonë. Çka do të thotë që ndoshta kemi të bëjmë me një manovër të orkestruar nga ”lart”. Kjo, pasi siç është publikuar edhe nga mediat, ftohja e marrëdhënieve me Greqinë pak kohë më parë u kushtoi ortodoksëve prishjen e një kishe. Logjikisht ngrihet pyetja: Po tani që kemi një ftohje të marrëdhënieve të Perëndimit me Turqinë, a mos duhej që kryeministri ynë të bënte ”kokë turku” një xhami, për të demonstruar se është në anën e perëndimorëve, dhe jo të muslimanëve ”turkoshakë”?! Nëse jo, atëherë ai duhet të demonstrojë të kundërtën, duke u distancuar nga ky akt aspak etik dhe estetik, e t’i përgjigjet letrës që i ka bërë një nga institucionet më të rëndësishme të bashkëjetesës fetare në vend. Qyteti i Durrësit, nisur nga fakti që është një qytet portual, sipas INSTAT-it, ka përqindjen më të lartë të vrasjeve dhe krimeve. Dihet se shumë prej këtyre njerëzve tashmë janë bërë besimtarë të feve të ndryshme, por edhe muslimanë. Provokimi i ndjenjave të një mase muslimanësh në një komunitet të tillë tregon se kemi të bëjmë ndoshta me një butafori eksperimentale të mirëmenduar (zgjidhet një qytet me përqindje të lartë kriminale) dhe të mirorkestruar (tubimet ruhen me armë).

Pranvera arabe tregoi se demokracia ka instrumente që t’i fshikullojë mirë edhe regjimet më totalitare në botë. Friedman thotë se, ”Protestat dhe demonstratat ndaj regjimeve e provokimeve të tyre janë hapi i parë i rrëzimit të atyre qeverive.” Kështu shprehet ai kur komenton mënyrën e rrëzimit të regjimeve në Lindjen e Mesme. Këto regjime të hekurta dhe të çimentuara, edhe pse e kishin nxjerrë jashtë funksioni praktikën e votimit dhe të zgjedhjeve, sërish nuk u bënë dot ballë zgjidhjeve që dhanë mekanizmat e demokracisë. Ndërkohë, në ato vende ku ka së paku zgjedhje, si Shqipëria, është akoma edhe më e lehtë që ta ndëshkosh një qeveri. Muslimanët shqiptarë janë europianë, dhe, për rrjedhojë, ata kanë ditur të tregojnë qytetari dhe t’i administrojnë në mënyrë demokratike ”ngacmimet” (shkrime, peticione, ligjërime, etj.), edhe kur provokimet kanë qenë të tipit gadafian apo esadian. Nisur nga kjo, ata e kuptojnë shumë mirë leksionin më të vyer që të jep demokracia, pra, zgjedhjet! Qeveria e jep provimin një herë në katër vjet për punën e bërë, ndërsa populli, i cili tanimë nuk është më nxënës që dëgjon, por një profesionist që të vlerëson, të jep notën kaluese apo ngelëse për mandatin e ardhshëm! Muslimanët e kanë kuptuar shumë mirë këtë leksion, dhe po e presin me kërshëri atë ditë. Pyetja që shtrohet është se sa do ta kujtojë qeveria këtë leksion? Përndryshe, ka për t’u bërë leksion për qeveritë e ardhshme! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Pilotët e Air France në grevë, pezullohen fluturimet

Pilotët e Air France në grevë, pezullohen fluturimet

Njihuni me problemin serioz që shkaktojnë ilaçet antidepresion

Njihuni me problemin serioz që shkaktojnë ilaçet antidepresion

Mijëra palestinezë e falin në xhaminë el-Aksa namazin e xhumasë së parë të Ramazanit

Mijëra palestinezë e falin në xhaminë el-Aksa namazin e xhumasë së parë të Ramazanit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni