Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Tërmeti në Afganistan, sa do jetë ndihma e SHBA për vendin nën talebanë?

    Tërmeti në Afganistan, sa do jetë ndihma e SHBA për vendin nën talebanë?

    Del shifra zyrtare e humbjeve njerëzore në tmerrin sirian

    Del shifra zyrtare e humbjeve njerëzore në tmerrin sirian

    Çdo i dhjetë rast i kancerit në Evropë, nga ndotja

    Çdo i dhjetë rast i kancerit në Evropë, nga ndotja

    Antisemitzmi në Gjermani, 2700 incidente në një vit

    Antisemitzmi në Gjermani, 2700 incidente në një vit

    Kurrë s’u pendua: vjen dënimi për bashkëpunëtoren e Epsteinit

    Kurrë s’u pendua: vjen dënimi për bashkëpunëtoren e Epsteinit

    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Enklid PELARI: A është art “pornoarti” i sotëm?

Nga Te Sheshi
20/04/2016
në Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Enklid PELARI: A është art “pornoarti” i sotëm?
8
SHPËRNDARJE

Sot të tërë jemi pa fjalë përballë këtij “pseudoarti”, për të cilin thellë-thellë në vetvete nuk jemi të sigurtë sesa “artistik” është. Njeriu racional nuk mund të bjerë dakort me fenomenin e ekspozimit të hireve të këngëtareve apo të himnizimit të instikteve, të financuar më shumë nga buxheti i shtetit sesa nga artistët e merituar popullorë. Si të thuash, shpërthimi i pornoartit (lexo, videoklipeve) të sotëm po margjinalizon në çdo dimension folklorin dhe vlerat artistike popullore. Mirëpo, arti sot është bërë një lloj tabuje, që nuk mund të vihet në diskutim apo të kritikohet, veçse nga kritikët të cilët vetëm i thurin lavde. Të tjerët mbeten njerëz amorfë, klasikë, të prapambetur, primitivë, tribalë, etj. Ama historia njerëzore ka nxjerrë njerëz të cilët kanë guxuar ta diagnostikojnë dhe ta diferencojnë në mënyrë profesionale artin nga joarti (pseudoarti). Ndër më kryesorët është Leon Tolstoi, me librin e tij revolucionar për konceptin e artit, “Çfarë është arti?”. Libër ky që është totalisht kundër rrymës, pasi denoncon shpërdorimin financiar dhe moral që bëhej në emër të artit në tërë botën që në atë kohë. Tamam siç ndodh edhe sot tek ne. Duket si një lloj viroze kjo, në fakt.

Gjithashtu, nga historia filozofike dimë se në qytetërimin e lashtë grek arti duhej të ishte një mjet që t’i shërbente totalisht ndërgjegjes së njeriut. Për Aristotelin, arti duhej të ishte një “katarsis” për shoqërinë; arti, me anë të dramave, duhej të prekte ndjenjat e shoqërisë, e cila i kishte lënë mënjanë njerëzit e varfër, të zhgënjyerit, të vobektit. Kështu, duke përdorur si “karrem” bukurinë që servir arti dhe provokimin e ndjenjave humane tek çdo njeri, supozohej se shoqëria do të sensibilizohej për t’i ndihmuar shtresat që kishin nevojë për solidaritetin e saj. Ndërsa sot arti shërben për t’i harruar të gjitha këto shtresa dhe dhimbje sociale. Në një farë mënyre, sot arti është anelstegjik i dhimbjeve dhe jo kurë për to, siç kërkonin filozofët e lashtë. Filozofi më vete kjo?!

Ndërkohë, Tolstoi e denoncon artin e epokës sonë, duke thënë se ai i shërben vetëm një kaste të caktuar njerëzish, të cilët shfrytëzojnë shuma marramendëse nga taksat e popullit për disa shfaqje, opera, teatro, etj., që nuk i shërbejnë masës së gjerë. Përkundrazi, ky lloj pseudoarti i padobishëm për jetët e masave urrehet nga ata. Prandaj, ai dilte në konkluzionin se: “Arti është një mjet i domosdoshëm social që njerëzit të komunikojnë me njëri-tjetrin. Pra, ashtu siç njerëzit shkëmbejnë ide me anë të fjalës, po ashtu me artin ata shkëmbejnë ndjenja. Por me kusht që bashkëbiseduesi të përjetojë po të njëjtat vuajtje që ka kaluar rrëfyesi. Përndryshe nuk do kishim art.”

Pra, pak rëndësi ka se nëse autorët i transmetojnë ndjenjat me anë të tablove të pikturave, lëvizjeve, zërave, fotove, etj., e rëndësishme është që ato të përmbajnë ndjenja dhe vuajtje të cilat transmetohen dhe përjetohen nga të tjerët. Ky lloj shkëmbimi sensacionesh, përjetimesh dhe ndjenjash në vetvete konservon humanizmin. Si të thuash, të gjithë jemi pak artistë në jetë, përndryshe, pa këtë shkëmbim ndjenjash, pa këtë art, “do ishim kthyer në shtazë”, konkludon Tolstoi.

Ndërkaq, ndër gabimet më të mëdha që bëhet sot është ai se konsiderohet art çdo gjë që është e bukur. Që nga Bougmartini, si themeluesi i shkencës së bukurës, e deri tek autorë të tjerë si Spenser, Hegel, Miller, etj., të gjithë gabuan kur e cilësuan artin si çdo gjë që të jep satisfaksion. Përkufizim ky i refuzuar me forcë nga Tolstoi. Madje Tolstoi shkon deri aty sa ta krahasojë artin me ushqimin jo fort ushqyes që hamë, i cili pavarësisht se mund të na shijojë për momentin, më pas nuk jep vlera ushqyese, edhe pse i shijshëm. Pak a shumë mund të bëhet sot analogji me ushqimet OMGJ. Pra, nuk është shija (satisfaksioni) ajo që e përcakton sesa ushqyes është një ushqim, por vlerat e tij. Po kështu ndodh edhe në art, heq paralelen ai. Nëse Tolstoi do të shihte sot një nga videoklipet dhe do dëgjonte një nga këngët moderne, pa dyshim që nuk do hezitonte për t’i sanksionuar ato si antivlera sociale.

Po të shohim historinë, fetë qiellore potenconin faktin se shpesh e mira nuk përputhet me të bukurën. Madje, bukuritë e kësaj bote shpesh nuk të shpien në rrugë të duhur, thonë librat qiellorë. Gjë kjo që si për habi vjen në përkim të plotë me pohimet e filozofëve antikë, të cilët thonin se e vërteta nuk fshihet pas realitetit të kësaj bote, por tek idetë (Platoni), apo tek mendimi dhe meditimi (Sokrati, Parmenidi). Për më shumë, ata të bukurën e kanalizonin vetëm në dobi të së mirës. Fjala bie, Sokrati thoshte se e bukura i nënshtrohet vetëm të mirës, ndërsa Platoni fliste vetëm për “bukuri” shpirtërore, pra, si të thuash e kanalizonte atë vetëm tek bukuria shpirtërore.

Madje fetë qiellore e vunë artin totalisht në shërbim të së mirës. Krishterimi, për shembull, në pikturat dhe veprat e veta arkitekturore emblemizonte dramën e njeriut në tokë, i cili e kishte prejardhje nga parajsa, dhe jeta materiale tokësore e bënte shpirtin e tij të kufizuar (Kanti), jo të lirë (Izetbegoviç). Ndërsa Islami e vendosi artin e kohës totalisht në shërbim të fesë; fjala bie, poezinë (mutunet), kaligrafinë e zërin melodioz (Kurani) i vuri ekskluzivisht në shërbim të shkencave dhe disiplinave fetare. Pra, në shërbim të dijes, e cila i shërbente njeriut, ndërsa njeriu i ditur duhej t’i shërbente shoqërisë.

Në historinë e njerëzimit, arti është sjellë nga njëri skaj në tjetrin. Dikur nuk lejohej asnjë element nga ai, pasi elitat kishin frikë se mos masat dëmtoheshin apo sugjestionoheshin prej tij, duke ndryshuar vlerat e shpallura prej tyre. Ndërsa sot shohim ekstremin tjetër, ndërsa njerëzit tregohen rigorozë që të mos humbasin asgjë nga pseudoarti i kohës, pasi kanë frikë se mos humbasin ndonjë përjetim apo shijim të tij. Apo, më keq akoma, kanë frikë se mos prapambeten! Midis këtyre dy ekstremeve, pra, nga ai konservator dhe deri tek ky i sotmi epikurian, qëndrojnë njerëzit e mençur të planetit, filozofët, mendimtarët dhe religjionet, që kanë mbajtur një qëndrim objektiv ndaj artit, duke tentuar që me anë të tij të nxisin dijen, solidaritetin, të mirën, të dobishmen, njerëzoren, etj. Pse jo dhe të bukurën, por assesi banalen instiktuale dhe intimen perverse. Me pak fjalë, arti duhet t’i shërbejë njeriut, e jo të vihet njeriu në shërbim të artit. Arti i dobishëm të bën human, kurse pornoarti të kthen në shtazë.

ABSTRAKT: Jaspersi thoshte: “Njeriu nuk e gjen veten tek kjo botë vetëm se duke u rikthyer tek vetvetja. Ekzistenca e njeriut, pra, nuk i përket botës së fakteve, por botës së lirë shpirtërore.”

/tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri
Opinione

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri

29/06/2022
Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit
Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

21/06/2022
Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë
Opinione

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

18/06/2022
Lajme të tjera
A mund të ndiejnë emocione robotët? (video)

A mund të ndiejnë emocione robotët? (video)

Refuzuan shtrëngimin e dorës me mësueset: Zvicra pezullon dhënien e shtetësisë për familjen muslimane

Refuzuan shtrëngimin e dorës me mësueset: Zvicra pezullon dhënien e shtetësisë për familjen muslimane

Policia shqiptare: një gjobë e padrejtë dhe një paaftësi për të liruar “tokat e xanuna” për parkim

Policia shqiptare: një gjobë e padrejtë dhe një paaftësi për të liruar “tokat e xanuna” për parkim

TË FUNDIT

Një synim ushtarak amerikan në Evropë

Një synim ushtarak amerikan në Evropë

54 minuta Më parë
Tërmeti në Afganistan, sa do jetë ndihma e SHBA për vendin nën talebanë?

Tërmeti në Afganistan, sa do jetë ndihma e SHBA për vendin nën talebanë?

1 orë Më parë
Skica të rralla të “Darkës së Fundit” të Da Vinçit në ankand

Skica të rralla të “Darkës së Fundit” të Da Vinçit në ankand

2 orë Më parë
Del shifra zyrtare e humbjeve njerëzore në tmerrin sirian

Del shifra zyrtare e humbjeve njerëzore në tmerrin sirian

2 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Pse rusët goditën qendrën tregtare me popull brenda?

Pse rusët goditën qendrën tregtare me popull brenda?

29/06/2022
Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

28/06/2022
The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

28/06/2022
Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

28/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist