Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Komentet: si e sheh Albin Kurti dramën e ‘99-ës?

    Komentet: si e sheh Albin Kurti dramën e ‘99-ës?

    Detaje lufte nga Gaza

    Detaje lufte nga Gaza

    Punë të dështuara kinezësh: qyteti 100 miliardësh ku s’jetohet dot

    Punë të dështuara kinezësh: qyteti 100 miliardësh ku s’jetohet dot

    Nga superpushteti në burg: liri për Fujimorin nammadh pas 16 vitesh qeli

    Nga superpushteti në burg: liri për Fujimorin nammadh pas 16 vitesh qeli

    “Bombë” në Uashington: Senati bllokon ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

    “Bombë” në Uashington: Senati bllokon ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin

    Erdogan për Izraelin: Ditën kur të përballet me një ushtri të vërtetë…

    Erdogan për Izraelin: Ditën kur të përballet me një ushtri të vërtetë…

    Pamje: Kryebashkiakja që nuk e mbajtën dot këmbët

    Pamje: Kryebashkiakja që nuk e mbajtën dot këmbët

    Meloni merr “vendimin e guximshëm” gjeopolitik dhe gjeokonomik

    Meloni merr “vendimin e guximshëm” gjeopolitik dhe gjeokonomik

    Shkrimtarë hebrenj në një letër të hapur: Antiizraelizmi, jo antisemitizëm!

    Shkrimtarë hebrenj në një letër të hapur: Antiizraelizmi, jo antisemitizëm!

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Enkel DEMI: Lavdi 5 majit

Nga te Sheshi
05/05/2015
në Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Enkel DEMI: Lavdi 5 majit

Një popull pa kujtesë është i dënuar në rastin më të keq të zhduket, në rastin më të mirë të jetojë keq e mos më keq, duke u zvarritur në shkretinat e harresës së tij, ndaj për 5 maj duhen nderuar heronjtë, dëshmorët e Kombit. Nuk po hyj në atë diskutimin pse në 5 dhe jo në 6, se e konsideroj humbje kohe. Tek e fundit, Qemal Stafa sido që e la jetën mund të shënojë një datë përgjithësuese.

Meqë politika (e majtë dhe e djathtë) shkoi në varrezat e dëshmorëve me nga dy palë veteranë a kishte parasysh ndopak edhe heronjtë nacionalistë që dhanë jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore në përpjekje ndaj pushtuesit? A ka ardhur koha ta themi copë që nuk ka dëshmorë partizanë të mirë dhe dëshmorë nacionalistë tradhëtarë? Dhe në ato varreza a duhet të gjejnë strehë edhe ballistët dhe legalistët? Dhe si përfundim, kjo historia e 28 mijë të rënëve a mund të rrudhet pak. Patriotët nuk kanë nevojë për numra, u mjaftojnë ngjarjet, të cilat shpesh i dhunojmë me lapidarë që ngjajnë si ndërtim pa leje.

Në librat e historisë nuk gjen një rresht të flasë mirë për aktivitetin politik, kombëtar dhe antifashist të Mit’hat Frashërit apo Abaz Kupit. Të mendosh që në jetën politike ata ishin kundërshtarë, por nuk ishin komunistë. Mujo Ulqinakun që e nderon Durrësi dhe gjithë Shqipëria ishte luftëtar me komandant Abaz Kupin apo?

Nacionalistët, pavarësisht se ishin kundërshtarë të komunistëve e gjetën forcën dy herë të nënshkruanin marëveshje me ta. Të ndërgjegjshëm se rreziku që i kanosej kombit ishte më i madh se qeveria e pasluftës, kemi Konferencën e Pezës dhe më vonë atë të Mukjes. Në të dyja rastet ishin komunistët ata që nuk i qëndruan besës dhe nuk u fshehën pas gishtit, por ditës për diell lidhën fatet e tyre me jugosllavët, Titon, Stalinin për hir të një pushteti që la në fatin e vet Kosovën dhe Çamërinë, por u ushtrua i plotë në mizorinë e tij në dy pëllëmbë tokë për gjysëm shekulli.

Tash, kohët kanë rrjedhur dhe shqiptarët nuk janë më ata të shekullit të XX, por ende nuk kanë bërë paqe mes vetes. Megjithëse mund të duken si përralla, por ndërgjegjet paqtohen në vorret e gjyshërve. Ende sot e kësaj dite në diskursin e kryetarit të qeverisë ballistët janë tradhëtarë, megjithëse kur shohin Kombëtaren vënë në kokë plisat e qeleshet e tyre. A i shkon njeri në mend se ballist Morina a Lorik Cana janë figura të paktën po aq të ndritshme sa Sejfi Protopapa që nuk dinte t’i binte topit?

Do të jetë shumë e vështirë që ky vend të ketë prosperitet, nëse ende sot e kësaj dite ballistët nuk luftuan po hanin pula, kurse partizanët bënë gjëmën me bukë misri në torbë. Vështirë do e kenë shqiptarët të gjejnë një të ardhme të ndritur, përderisa xhelatëve të Sigurimit sot u thurrim lavde, kurse bijtë e tyre në pushtet ngrenë grushtin përpjetë.

Me hall të madh do e kemi se ka gjasa që pasi të vdesin nga Perëndia dhe partizanët e fundit që na kanë mbetur (do kenë qenë o korierë, ose mbushnin ujë, pasi nga mosha para 70 vjetëve kanë qenë tek cinglat, jo tek maliheri), tek lapidari bëmat e luftës do na i rrëfejë Pandi me flokët e thinjur, të bardhë borë si mençuria e rrallë e këtij Kombi fisnik, të cilit i erdhi gjermani me makina të mëdha/ lyer me boja jeshile / që mos ta njihnim na…/tesheshi.com/

Tags: OPINION ENKEL DEMI

Të ngjashmeLajme

Nga Redi Shehu: Palestina, hipokrizia e shndërruar në institucion
Opinione

Nga Redi Shehu: Palestina, hipokrizia e shndërruar në institucion

06/12/2023
Nga Behauddin Gashi: A s’ka ardhur koha?!
Opinione

Nga Behauddin Gashi: A s’ka ardhur koha?!

28/11/2023
Nga Ermir Gjinishi: Semitizmi dhe anti-semitizmi në kurthin e ndërgjegjes
Opinione

Nga Ermir Gjinishi: Semitizmi dhe anti-semitizmi në kurthin e ndërgjegjes

17/11/2023
Lajme të tjera
Tahiri pezullon shefin e krimeve që nxori pistoletën para protestuesve

Tahiri pezullon shefin e krimeve që nxori pistoletën para protestuesve

Fotografia që i ndryshoi jetën, nga ‘e padëshiruar’, vogëlushja shndërrohet në fatsjellëse

Fotografia që i ndryshoi jetën, nga ‘e padëshiruar’, vogëlushja shndërrohet në fatsjellëse

Speciale/ Si i fuqizoi Putin Forcat Detare dhe fuqia reale e tyre

Speciale/ Si i fuqizoi Putin Forcat Detare dhe fuqia reale e tyre

TË FUNDIT

Komentet: si e sheh Albin Kurti dramën e ‘99-ës?

Komentet: si e sheh Albin Kurti dramën e ‘99-ës?

3 orë Më parë
Dështimi historik i Santosit të Pele

Dështimi historik i Santosit të Pele

4 orë Më parë
Ç’ndodh me thonjtë e astronautëve në hapësirë?

Ç’ndodh me thonjtë e astronautëve në hapësirë?

6 orë Më parë
Detaje lufte nga Gaza

Detaje lufte nga Gaza

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Profesori i njohur amerikan: Tre arsye pse Izraeli do dështojë me Gazën

Profesori i njohur amerikan: Tre arsye pse Izraeli do dështojë me Gazën

07/12/2023
Punë të dështuara kinezësh: qyteti 100 miliardësh ku s’jetohet dot

Punë të dështuara kinezësh: qyteti 100 miliardësh ku s’jetohet dot

07/12/2023
Pyetja që s’ju bë dot Ramës…

Pyetja që s’ju bë dot Ramës…

07/12/2023
Shkrimtarë hebrenj në një letër të hapur: Antiizraelizmi, jo antisemitizëm!

Shkrimtarë hebrenj në një letër të hapur: Antiizraelizmi, jo antisemitizëm!

06/12/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Redi Shehu: Palestina, hipokrizia e shndërruar në institucion

Nga Behauddin Gashi: A s’ka ardhur koha?!

Nga Ermir Gjinishi: Semitizmi dhe anti-semitizmi në kurthin e ndërgjegjes

Nga Justinian Topulli: Mjerë Perëndimi se kujt i bën amin!

Nga Behauddin Gashi: Shenjtëria e jetës

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist