Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enkel DEMI: Lavdi 5 majit

by te Sheshi
05/05/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A

Një popull pa kujtesë është i dënuar në rastin më të keq të zhduket, në rastin më të mirë të jetojë keq e mos më keq, duke u zvarritur në shkretinat e harresës së tij, ndaj për 5 maj duhen nderuar heronjtë, dëshmorët e Kombit. Nuk po hyj në atë diskutimin pse në 5 dhe jo në 6, se e konsideroj humbje kohe. Tek e fundit, Qemal Stafa sido që e la jetën mund të shënojë një datë përgjithësuese.

Meqë politika (e majtë dhe e djathtë) shkoi në varrezat e dëshmorëve me nga dy palë veteranë a kishte parasysh ndopak edhe heronjtë nacionalistë që dhanë jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore në përpjekje ndaj pushtuesit? A ka ardhur koha ta themi copë që nuk ka dëshmorë partizanë të mirë dhe dëshmorë nacionalistë tradhëtarë? Dhe në ato varreza a duhet të gjejnë strehë edhe ballistët dhe legalistët? Dhe si përfundim, kjo historia e 28 mijë të rënëve a mund të rrudhet pak. Patriotët nuk kanë nevojë për numra, u mjaftojnë ngjarjet, të cilat shpesh i dhunojmë me lapidarë që ngjajnë si ndërtim pa leje.

Në librat e historisë nuk gjen një rresht të flasë mirë për aktivitetin politik, kombëtar dhe antifashist të Mit’hat Frashërit apo Abaz Kupit. Të mendosh që në jetën politike ata ishin kundërshtarë, por nuk ishin komunistë. Mujo Ulqinakun që e nderon Durrësi dhe gjithë Shqipëria ishte luftëtar me komandant Abaz Kupin apo?

Nacionalistët, pavarësisht se ishin kundërshtarë të komunistëve e gjetën forcën dy herë të nënshkruanin marëveshje me ta. Të ndërgjegjshëm se rreziku që i kanosej kombit ishte më i madh se qeveria e pasluftës, kemi Konferencën e Pezës dhe më vonë atë të Mukjes. Në të dyja rastet ishin komunistët ata që nuk i qëndruan besës dhe nuk u fshehën pas gishtit, por ditës për diell lidhën fatet e tyre me jugosllavët, Titon, Stalinin për hir të një pushteti që la në fatin e vet Kosovën dhe Çamërinë, por u ushtrua i plotë në mizorinë e tij në dy pëllëmbë tokë për gjysëm shekulli.

Tash, kohët kanë rrjedhur dhe shqiptarët nuk janë më ata të shekullit të XX, por ende nuk kanë bërë paqe mes vetes. Megjithëse mund të duken si përralla, por ndërgjegjet paqtohen në vorret e gjyshërve. Ende sot e kësaj dite në diskursin e kryetarit të qeverisë ballistët janë tradhëtarë, megjithëse kur shohin Kombëtaren vënë në kokë plisat e qeleshet e tyre. A i shkon njeri në mend se ballist Morina a Lorik Cana janë figura të paktën po aq të ndritshme sa Sejfi Protopapa që nuk dinte t’i binte topit?

Do të jetë shumë e vështirë që ky vend të ketë prosperitet, nëse ende sot e kësaj dite ballistët nuk luftuan po hanin pula, kurse partizanët bënë gjëmën me bukë misri në torbë. Vështirë do e kenë shqiptarët të gjejnë një të ardhme të ndritur, përderisa xhelatëve të Sigurimit sot u thurrim lavde, kurse bijtë e tyre në pushtet ngrenë grushtin përpjetë.

Me hall të madh do e kemi se ka gjasa që pasi të vdesin nga Perëndia dhe partizanët e fundit që na kanë mbetur (do kenë qenë o korierë, ose mbushnin ujë, pasi nga mosha para 70 vjetëve kanë qenë tek cinglat, jo tek maliheri), tek lapidari bëmat e luftës do na i rrëfejë Pandi me flokët e thinjur, të bardhë borë si mençuria e rrallë e këtij Kombi fisnik, të cilit i erdhi gjermani me makina të mëdha/ lyer me boja jeshile / që mos ta njihnim na…/tesheshi.com/

Tags: OPINION ENKEL DEMI

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Fotografia që i ndryshoi jetën, nga ‘e padëshiruar’, vogëlushja shndërrohet në fatsjellëse

Fotografia që i ndryshoi jetën, nga ‘e padëshiruar’, vogëlushja shndërrohet në fatsjellëse

Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria e fundit në rajon, 14 vdekje për 1 mijë lindje

Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria e fundit në rajon, 14 vdekje për 1 mijë lindje

Sporti rrit mundësitë e riprodhimit

Sporti rrit mundësitë e riprodhimit

TË FUNDIT

  • Të fundit
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni