Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Deklarata: Pasojat njerëzore nga dhuna serbe në veri

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Kurti: Beogradi, pas protestave të dhunshme

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Pamje dramatike: ç’hoqi KFOR-i pas konfliktit me serbë të dhunshëm

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Deklarata e rrezikshme e Sergej Lavrovit për Kosovën

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Shënjestra e Izraelit te rezervat natyrore në Bregun Perëndimor

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

    Pamje: Veriu trazohet sërish, KFOR me “gisht në këmbëz”

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Enkel DEMI: Emri nuk të bën besimtar!

Nga te Sheshi
16/04/2015
në Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Enkel DEMI: Profesioni me zog

Jezu Krishtin deri pak para kryqëzimit e yshtën që të merrej me politikë. Kundërshtarët e atëhershëm të pushtimit romak, le të themi, opozita, i kërkuan hapur që t’i udhëhiqte në betejën e tyre revolucionare. Farisenjtë, le të themi, mazhoranca, e provokuan me pyetjen nëse i duhen paguar taksat Çezarit. Ai nuk bishtnoi, nuk i la pa përgjigje, por rrëfeu ditës për diell misionin, domethënien e ardhjes në tokë dhe paralajmërimin e ringjalljes, dhe u shfaq si Mesia.

Kur Ponc Pilati e vuri gjindjen të zgjidhte mes Krishtit dhe Barabës, gjindja zgjodhi Barabën, i cili akuzohej të kishte kryer një vrasje, por në fakt ishte udhëheqës i revolucionarëve që lypnin mëvetësinë nga Roma. Ndaj, turma bëri zgjedhjen e saj politike.

Ta shohësh këtë ngjarje me këndvështrimet e sotme, rrezikojmë të bëjmë gabim, sepse atëbotë kombet dhe shtetet kanë qenë koncepte të paqena, përveç hebrenjve, të cilët ishin populli i zgjedhur, ndaj mendoj se nuk gabojmë shumë. Me sa kuptojmë nga shkrimet e shenjta, në sinagogë është predikuar fjala e Zotit, kurse në këshillin e priftërinjve hebrenj është bërë teologji, janë vendosur rregulla, parime, ligje, pra është bërë politikë. Sipas tyre, këto ligje shkeli Jezu Krishti, fjala vjen, kur bënte mrekulli për Sabatin, ndaj e akuzuan për blasfemi.

Sot, ne trashëgojmë Ungjijtë dhe kishën. Besimtari ka nevojë për ritin, dhe gjatë ecjes së tij mundohet të jetojë në paqe me fenë e vet dhe të tjerët. Një besimtar mund të lindë ose jo në një kulm të këtillë, por më së shumti bëhet rrugës. Kjo gjë ndodh jo vetëm në Kristianizëm, por në të gjitha fetë monoteiste. Një njeri që beson në Zot, ndjek librat e shenjtë, ritualin e besimit të tij, nuk ka asnjë gjasë me qenë hajn, vrasës. Mund të gënjehet, por nuk ka mundësi t’i japësh armën e pushkatarit.

Këto kohë ka patur shkrime, komente, kunja nën zë, se të kriminalizuarit e politikës janë katolikë, e po sulmohet ky komunitet. E thashë pak më lart që besimtari ka një rrugë për të bërë, dhe shtegu i tij është krejt i veçantë, ekskluziv. Shën Pali ishte përndjekës i kristianëve, ndoshta ka bërë dëm me dorën e tij, por më pas arriti të shohë dhe të bëhet ungjilltari më i flaktë. Ilirët besohet të jenë ungjillizuar nga Pali. Me këtë dua të them që nëse nuk shkon në kishë, xhami a teqe, nëse nuk jeton si besimtarët e tjerë, mund ta kesh emrin si të duash, por nuk ke kurrfarë përkatësie me komunitetin, jo më ta përfaqësosh atë. Ta nisësh logjikën e përkatësisë thjesht nga emri, i bie të jesh më shumë se dritëshkurtër. Përse mos ishte katolik Tuk Jakova, kur i vinte kufirin tek thana klerit? Sa besimtarë, madje imamë, në Shqipëri e gjetkë e kanë emrin Albert, Roland, Elvis? Sa të tjerë janë kristianë katolikë, ortodoksë apo protestantë, me mbiemrin Hyseni, Braho, Teqja?

Ndaj, nëse sot ka një deklaratë të Kishës për kandidatët me të shkuar dhe të sotme kriminale a të korruptuar, kjo nuk ka të bëjë me njëfarë katarsis të grigjës, sepse ideja është që të mbrohet besimtari prej rrenës, jo kandidati të shkishërohet. Kandidatit i thuhet ta lërë politikën, ta lërë aktivitetin dhe të konvertohet, të pendohet, se ka për të gjetur paqen, faljen.

Një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj deklarate është shitja e votës dhe betimi për votën mbi librin e shenjtë, mbi Bibël apo Kur’an. Ky është mëkat gjëmëmadh për ata që besën e lidhin kështu, pak rëndësi ka nëse janë të krishterë apo myslimanë, por kjo bën vaki në Shqipëri, ndaj duhet thënë copë e pa drojë. Tundimi që kjo botë i afron besimtarit është i madh, prandaj bariu duhet të flasë, në mënyrë që t’i jepet Çezarit ajo që i takon Çezarit, e Zotit ajo çka i takon Zotit! /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot
Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

22/05/2023
Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri
Opinione

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

20/05/2023
Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit
Opinione

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

21/05/2023
Lajme të tjera
Nga Ekrem AVDIU: 10 vjet nga Eksodi (prill, 2009)

Nga Ekrem AVDIU: 10 vjet nga Eksodi (prill, 2009)

Prokuroria: kandidatët për kryebashkiakë që janë zyrtarisht nën hetim

Prokuroria: kandidatët për kryebashkiakë që janë zyrtarisht nën hetim

Politikanë kroatë e luftëtarë shqiptarë në Kroaci i japin Thaçit “Mirënjohje e Artë”

Reuters: Nëse arrestohet Thaçi, bëhet incident i rëndë diplomatik

TË FUNDIT

Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

Tetë gjëra që duhet të dini për blerjen e një Ferrari

1 orë Më parë
Metrat e fundit të një tuneli

Metrat e fundit të një tuneli

2 orë Më parë
Azem Vllasi: Ju tregoj Vuçiçin, lojrat e tij…

Azem Vllasi: Ju tregoj Vuçiçin, lojrat e tij…

7 orë Më parë
Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

Gjermania përkujton masakrën neonaziste ndaj pesë grave turke

7 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

Zemërim amerikan me Kosovën: vjen “ndëshkimi” i parë

30/05/2023
Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

Kush ishin serbët që udhëhoqën dhunën ndaj KFOR-it?

30/05/2023
Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

Me ç’probleme përballet Erdogan pas fitores së zgjedhjeve?

30/05/2023
Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

Ndezja e situatës në Kosovë: 41 ushtarë të plagosur, spitalet plot

29/05/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Gerti Gjyzeli: Mbi Ramën dje dhe Ramën sot

Nga Dr. Arben Ramkaj: Kur SHBA shqetësohet për padrejtësitë ndaj feve në Shqipëri

Nga Gjen. Fayez al Duveyri: Revolucioni i Erdoganit

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Nga Justinian Topulli: Shqiptaria myslimane

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist