Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enkel DEMI: Albini si hoxhë

by te Sheshi
03/12/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Enkel DEMI: Albini si hoxhë

Në zgjedhjet e dhjetorit 2010 në Kosovë, isha në Prishtinë për t’i ndjekur ato në Klan Kosova. Natyrisht, një gazetar i Tiranës, sado i vëmendshëm të jetë, e ka të vështirë të kuptojë hollësira në jetën politike të Kosovës. Jo nga largësia, por ngaqë nuk i përjeton dot hollësitë nëse nuk e bjerr ditën në atë vend. Kam përshtypjen se e njëjta gjë duhet të ndodhë me gazetarët e Prishtinës në raport me Tiranën.

Pikërisht në këto zgjedhje të dhjetorit Vetëvendosja paraqiti listën e saj elektorale. Kërshëria që më kishte ngjallur kjo forcë politike ishte tejet e madhe. Sot kujtoj një fjalë që më tha një kolege tek po braktiste tryezën e restorantit për të shkuar e ndjekur festën në selinë e Vetëvendosjes. Kur i kërkova të më japë një përshkrim për Albinin dhe lëvizjen e tij, ajo ishte çuar tashmë në këmbë dhe po rrokte çantën të shkonte, ndaj, ndoshta prej ngutit, më dha një të tillë shterues: “Albini është si hoxhë. Ai flet, ata i binden.”

Kanë kaluar plot pesë vjet nga ajo kohë, dhe shumë ujë ka rrjedhur. Albini është po aq imponues në ligjërimin e tij, ka shtuar radhët e lëvizjes, ka kryer një lumë me aksione, është armiqësuar me ndërkombëtarët e Prishtinës, ka përzënë rebelët e partisë, ka pranuar të largohet nga drejtimi i Vetëvendosjes, por është ende lideri i saj, është i vetmi që frymëzon për bashkim kombëtar dhe bën pjesë në të vetmen parti kosovare që është e qartë ideologjikisht, e majtë, nacionaliste, madje po bën përçapje serioze të hyjë në Internacionalen Socialiste.

Para do kohësh erdhi në Tiranë së bashku me gjithë udhëheqësit e tjerë të Vetëvendosjes, dhe e shpjeguan gjerë e gjatë Zajednicën. Unë e intervistova në “Shih Programin”, në TVSH, dhe mund të them që është një politikan modern, i cili para se të udhëheqë rebelimin përgatit platformën. Jam krejt i bindur se Vetëvendosja ka të drejtë për Zajednicën. Ai e lajmëroi protestën në studion time; kuptohet, e kishte thënë dhe gjetkë. Unë i druhem dhunës, ai jo, sepse revolucionari nuk e ka frikë atë, e ka mjet. Konservatori në këtë pikë mbetet ligsht.

Sot Albini është në burg, dhe unë dola në rrugë që të kërkoja lirimin e tij. Isha për të parën herë në një protestë të çuditshme sa më s’ka, me shumë pak gjindje, e cila i ngjante një panairi. Protestues tashmë profesionistë, si Besian Pesha, Erion Kristo, Altin Goxhaj, por edhe marksistë-leninistë të vjetër e të rinj, ektremistë të djathtë fundamentalistë, nacionalistë, patriotë, punëkotë. Megjithatë, duhej dalë, sepse askush, aq më tepër një deputet dhe drejtues politik, nuk duhet të hyjë në burg. Is’ Mustafa i ka bërë Albinit nderin e jetës. Ai nuk ka frikë; nuk ka patur asnjëherë drojë nga prangat. Në kushtet që ndodhet sot, nuk mund të polemizosh me të, të debatosh si me një kundërshtar politik, por je i detyruar të flasësh me heroin. Albini e ka kuptuar këtë, ndaj dhe dërgon mesazhe aq të goditura nga qelia. Sondazhet e fundit e nxjerrin forcë e dytë. Praktikisht ai ka fituar!

Ish-ambasadori Arben Çeku shprehej në Ora News se tashmë Zajednica nuk është më detyrim për Kosovën në raport me bisedimet. Sipas tij, serbët dhe BE-ja e kanë shkelur të parët pikën 4 të marrëveshjes për çështjen e UNESCO-s, dhe ndaj nuk ke përse ti të bindesh në pikat e tjera. Diplomati mendoj se ka të drejtë, sepse Zajednica është një çështje që i përfshin shqiptarët pavarësisht nga bindjet e tyre politike, në të djathtë a në të mëngjër. Albini duhet lënë i lirë, dhe e vetmja mënyrë për ta mundur është ta luftosh ideologjikisht, sepse në këtë pikë barka e tij fut shumë ujë. E majta ekstreme e Kosovës, që ka ende fanar ndriçues shokun Enver, mund të mundet vetëm kështu. Por nëse Albini nuk ka kundërshtarë ideologjikë të zotë në Prishtinë, ky nuk është faji i tij, ndaj mund të jetë për grigjën e tij, dhe jo vetëm, tëpkë si një hoxhë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
“Djali dhe kali”: monumenti i “Xhelal Mziut” që nuk u pëlqen të rinjve të Kamzës

“Djali dhe kali”: monumenti i "Xhelal Mziut" që nuk u pëlqen të rinjve të Kamzës

Nis rindërtimi i Stamfor Bridge, marrin fund vuajtjet e tifozëve për të parë ndeshjet

Nis rindërtimi i Stamfor Bridge, marrin fund vuajtjet e tifozëve për të parë ndeshjet

Qeveria fal kamatëvonesat për familjet në nevojë e biznesin e vogël

Qeveria fal kamatëvonesat për familjet në nevojë e biznesin e vogël

TË FUNDIT

  • Të fundit
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni