Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

Rasti i Suedisë, kur nuk merret mësim nga e kaluara

by te Sheshi
25/01/2023
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Dr. Arben Ramkaj: Djegia e Kur’anit, sot librat e nesër njerëzit!

“Aty ku djegin libra, në fund do të djegin edhe njerëzit!”. Citati i mësipërm është marrë nga një dramë e vitit 1821 nga shkrimtari i famshëm gjerman me origjinë hebraike Hajrih Hajne me titull “Almansor”.

Kjo thënie, ishte në fakt një referencë ndaj djegies së Kur’anit gjatë Inkuizicionit spanjoll në shekullin XV, një përpjekje për të zhdukur maurët nga Gadishulli Iberik, që kishte qenë një qendër kryesore e kulturës mesjetare islame.

Ironikisht, ky libër u dogj me mijëra të tjerë nga një turmë nazistësh më 10 maj 1933 në sheshin “Babelplatz” në Berlin, e elektrizuar nga fjalimet raciste të Adolf Hitlerit. Por thënia e Hajnes rezultoi të ishte “profetike”.

Sepse vetëm 8 vite më vonë do të niste të zbatohej ajo që u quajt më vonë akti më barbar i kohëve modern: Holokausti, ose zhdukja e programuar e hebrenjve.

Miliona prej tyre u ekzekutuan dhe më pas u dogjën në krematoriumet e kampeve të vdekjes në Aushvic, Buhenvald, Dahau etj.

27 janari, Dita Ndërkombëtare e Kujtesës, pra e përkujtimit të Holokaustit, i bën në fakt jehonë të gjitha krimeve që kanë pjellë ideologjitë esktremiste, të majta dhe të djathta, të cilat siç dihet kanë filluar me gjuhën e urrejtjes.

Gjithçka nisi me persekutimin verbal ndaj hebrenjve, më pas pasuan sulmet fizike, segregimi me ligj, dhe në fund ndodhi asgjësimi i tyre në masë. Kamboxhia, Ruanda, Bosnja, apo gjenocidi në Darfur, janë një kujtesë e trishtueshme se pavarësisht pësimeve të së kaluarën, kombet nuk mësojnë thuajse asgjë dhe përsëritin shpeshherë të njëjta gabime.

Mjerisht, e njëjta frymë po mbizotëron vitet e fundit kundër myslimanëve në mbarë Evropën. Akti skandaloz i djegies së librit të shenjtë, Kur’anit, nga udhëheqësi fashist suedezo-danez, Rasmus Paludan, përfaqëson pa asnjë dyshim pikën kulmore të frymës së islamofobisë, që si një virus tepër virulent është lejuar të përhapet gjerësisht në Evropën Perëndimore, veçanërisht dy dekadat e fundit.

Kur’ani është një tërësi konceptesh dhe vlerash që vijnë nga Zoti dhe që i janë shpallur të dërguarit të Tij fisnik në formë vargjesh dhe vendimesh. Ai është i ruajtur dhe i pandryshuar deri në ditën e fundit “Ne e zbritëm kujtimin, dhe Ne e ruajmë atë Kur’an”, thuhet në një verset të tij.

Përtej ngarkesës së natyrshme emocionale, me një përzierje ndjenjash midis dhimbjes dhe indinjatës që shkaktoi ky akt tek unë si një besimtar mysliman dhe qytetar i Evropës së shekullit XXI, ashtu si tek qindra miliona të tjerë, fakti i ftohtë është se ekstremisti Paludan ka djegur vetëm faqet prej letre, në të cilat janë të ngulitura këto vlera dhe vendime.

Akti i tij synon të përçojë vetëm urrejtjen e verbër ndaj një besimi fetar. Pasi unë jam i sigurt që pas këtij akti vandal, do të botohen miliona kopje te reja të Kur’anit në gjuhët skandinave. Sado që është tepër i rëndë dhe provokues, ai akt nuk përfaqëson shoqëritë skandinave dhe as qeveritë e tyre, të cilat e kanë dënuar me forcë këtë akt prej burracaku dhe linçimi njerëzor.

Vetë kryeministri suedez Ulf Kristersson shkroi në Twitter se “djegia e librave që janë të shenjtë për shumë njerëz, është një akt që tregon një mungesë të thellë respekti”.

Ndërkohë, Përfaqësuesi i Lartë për Aleancën e Qytetërimeve të Kombeve të Bashkuara, Miguel Ángel Moratinos e dënoi prerë aktin e neveritshëm të djegies së Kuranit të Shenjtë në Suedi, duke e bërë të qartë se ai përbën një “shprehje urrejtjeje ndaj myslimanëve”.

Sipas tij ai “nuk duhet ngatërruar aspak me lirinë e shprehjes”, pasi ushtrimi i lirisë së shprehjes mbart me vete detyra dhe “përgjegjësi”. Gjithsesi, është fakt që autoritetet suedeze i dhanë lejen e protestës para ambasadës turke një individi ekstremist, që është dalluar edhe në të kaluarën gjuhën e tij të urrejtjes.

Disa njerëz janë përpjekur të relativizojnë përmasat e kësaj ngjarje të përsëritur, me justifikimin se në një shoqëri liberale duhet të mbrohet e drejta e lirisë shprehjes. Por djegia e një banderole partiake nuk mund të vendoset kurrsesi në të njëjtën peshore me djegien e Teuratit hebraik, Kur’anit apo Biblës.

Sepse këto të fundit janë librat të shenjtë të Zotit, bartin një peshë shpirtërore dhe morale shumë të madhe për miliarda njerëz, dhe si të tilla rrezikojnë të prodhojnë konflikte të rrezikshme, që mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit.

Filozofi i madh katolik, Jaques Maritain, është shprehur me drejtë diku se “liberalizimi nuk ka sjellë asgjë një të mirë të përbashkët, se ai nuk ka përmban asnjë mendim të vërtetë”.

Për më tepër, ishte apatia e kësaj ideologjie ndaj të keqes, ajo që solli ngritjen përpara Luftës së Dytë Botërore të regjimeve fashiste raciste, hijet e të cilave i shohin ende sot të trupëzuara në lëvizjet politike, të cilat nga skajet e politikës po zhvendosen gradualisht por frikshëm në qendër të saj.

Nga ana tjetër, mua më duket se prapa këtij akti fshihen pikërisht ata që duan ndarjen midis kombeve, përmes së ashtuquajturës përplasje midis qytetërimeve teorizuar që në vitin 1993 nga sociologu kontrovers amerikan Samuel Huntington.

Përplasjet e dhunshme që kanë ndodhur në disa qytete suedeze gjatë muajve të fundit, në shenjë proteste kundër djegieve të mëhershme të kopjeve të Kur’anit nga grupet e të djathtës ekstreme, demagogjia kundër emigracionit dhe nxitja e islamofobisë, hapën një diskutim të gjerë se cila është mënyra më e mirë për t’u përballur me sulmin e çdo sekti politik ose fetar ndaj objekteve të komuniteteve fetare të ndryshme në Evropë.

Diskutimet priren që të kanalizohen tek masat e shpejta që duhen marrë kundër këtij diskursi toksik. Por në fund gjithçka mbetet peng i “respektimit të lirisë së fjalës”, një tezë që refuzohet të kontekstualizohet sadopak nga mbështetësit e liberalizmit.

Në këto kushte, në shumë vende evropiane, e djathta ekstreme vazhdon që ta përdorë anti-myslimanizmin si një mjet në çdo përpjekje të sajën për të rritur popullaritetin dhe për të fituar një lloj peshe elektorale kur të vijnë zgjedhjet.

Ajo synon të fajësojë emigrantët myslimanë për çdo problem që ka shoqëria dhe vendi i tyre. Për shembull, është një fakt që vendet skandinave, dhe sidomos Suedia, po dështojnë me procesin e integrimit, teksa disa dekada më parë ishin një model. Aktualisht ky vend ka normën më të lartë të kriminalitetit në kontinent, sidomos të krimit të organizuar. Këtë situatë po e shfrytëzojnë në maksimum ekstremistët, që janë rritur ndjeshëm në sondazhe. Kjo rritje duket se i ka detyruar edhe autoritetet të jenë më tolerante ndaj sjelljeve të tyre.

Por dëmet e këtij akti do të jenë shumë të mëdha. Mbi të gjitha Suedia e ka vënë në pikëpyetje anëtarësimin e saj në NATO, pasi Turqia e bëri të qartë se pa adresimin e problemit të gjuhës së urrejtjes ndër-fetare nuk do të heqë veton ndaj saj.

Ata që janë djegin librin e Kur’anit, një akt i parë me herët në Holandë, Danimarkë, SHBA etj., e bëjnë këtë si një mënyrë ose për të lënduar ose për t’u përplasur enkas me myslimanët. Ata veprojnë nën iluzionin se Kur’ani i përket vetëm myslimanëve.

Në fakt ky libër i shenjtë u përket të gjithë njerëzve. Ai është pjesë e pasurisë shpirtërore të njerëzimit. Vetë Kur’ani dëshmon në një verset se ai u dërgua, jo vetëm myslimanëve, por mbarë njerëzimit: ”Nuk është asgjë më pak se sa një mesazh për të gjitha kombet” (Kuran 68:52 ). Dhe dallimi i vetëm është se disa kanë ndërtuar qytetërime të mëdha mbi bazën e tij, ndërsa të tjerët mendojnë me naivitet se së bashku me të mund të djegin edhe vlerat e tij.

Gjithsesi unë mbetem i bindur se një akt i tillë, është vetëm një gjest politik i disa partive fashiste dhe të ekstremit të djathtë. E përsëris edhe njëherë, lënë mënjanë lëndimin shpirtëror të besimtarëve, në raste të tilla këta njerëz djegin fikizisht vetëm disa fletë letre, pasi në thelb fjala e Zotit është e skalitur përgjithmonë në zemrat e njerëzve.

Megjithatë komunitetet duhet të jenë shumë vigjilente ndaj qasjeve të kësaj natyre që ndodhin afër nesh në Evropë apo kudo tjetër, sepse bota është bërë aq e vogël, saqë ndikimi i akteve të tilla shtrihet kudo. Dhe nuk duhet harruar se djegia e një libri të shenjtë, përfaqëson djegien e mbarë librave të shenjtë, për shkak se thyhet një tabu.

Ai është një akt brej burracakësh dhe frikacakësh ekstremistë, që nuk ka asnjë pikëtakim me lirinë e mendimit. Është një fuçi zjarri më shumë në një botë ku baruti ka kohë që është ndezur, siç po e shohim aktualisht me luftën e përgjakshme në Ukrainë.

Është detyrë e të gjithë njerëzve me logjikë dhe vetëdije qytetare, që pavarësisht përkatësisë fetare, të angazhohen për t’iu kundërvënë në mënyrë energjike axhendave të tilla të errëta, që synojnë ta zhytin në një konflikt të madh botën tonë të përbashkët. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Bloomberg: SHBA do të dërgojë 31 Abrams në Ukrainë

Bloomberg: SHBA do të dërgojë 31 Abrams në Ukrainë

Gazeta ruse: Kjo është strategjia që po ndjek Evropa ndaj nesh

Gazeta ruse: Kjo është strategjia që po ndjek Evropa ndaj nesh

Basha “nuk ka mbarruar”: e tund për Kosovën në PE

Basha “nuk ka mbarruar”: e tund për Kosovën në PE

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.