Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Craig MURRAY*: Rojtarët mediatikë të korporatave mbrojnë nga “Panama Papers” njëpërqindëshin perëndimor

by Te Sheshi
04/04/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Craig MURRAY*: Rojtarët mediatikë të korporatave mbrojnë nga “Panama Papers” njëpërqindëshin perëndimor

Kushdo qoftë ai që i ka zbuluar dokumentet e Mossack Fonseca-s duket se ka qenë i motivuar nga një dëshirë e çiltër për ta ekspozuar sistemin që u jep mundësi tejet të pasurve t’i fshehin rezervat e tyre masive, shpesh të fituara me korrupsion dhe të përfshira në shmangien e taksave. Këta avokatë të Panamasë fshehin pasurinë e një pjesë të konsiderueshme të njëpërqindëshit, dhe rrjedhja kaq masive e dokumenteve të tyre duhet të jetë diçka e mrekullueshme.

Fatkeqësisht, ata që i nxorën këto informacione kanë bërë një gabim të tmerrshëm, duke iu drejtuar mediave të korporatave perëndimore për t’i publikuar rezultatet. Për pasojë, historia e parë e madhe që u publikua sot nga The Guardian është e gjitha në lidhje me Vladimir Putinin dhe një njeri që i bie violinës.

Por pse [mediat] fokusohen te Rusia? Pasuritë e Rusisë janë vetëm një pjesë e vogël e parave të fshehura me ndihmën e Mossack Fonseca-s. Në fakt, shumë shpejt u bë e qartë se kjo puna e raportimit përzgjedhës mbante erë.

Süddeutsche Zeitung, që siguroi rrjedhjen e informacioneve, jep një shpjegim të hollësishëm të metodologjisë që përdorin mediat e korporatave për të kërkuar dokumentet. Kërkimi kryesor i kryer ka të bëjë me emra që kanë lidhje me shkeljen e sanksioneve të vëna nga OKB-ja ndaj regjimeve. Filtrimi i informacionit të Mossack Fonseca-s nga mediat e korporatave ndjek një axhendë të drejtpërdrejtë të qeverive perëndimore. Nuk përmendet fare përdorimi i Mossack Fonseca-s nga korporatat e mëdha perëndimore apo nga miliarderët perëndimorë, të cilët janë edhe klientët kryesorë. The Guardian nxiton të [na] “qetësojë” se “shumica e materialeve të nxjerra do të mbeten private”.

Çfarë prisnit? Rrjedhja [e dokumenteve] po administrohet nga “Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë” (ICIJ), që është themeluar dhe menaxhohet nga Qendra për Integritet Publik në SHBA. Financuesit e tyre përfshijnë këto mes shumë të tjerëve: Ford Foundation, Carnegie Endowment, Rockefeller Family Fund, W K Kellogg Foundation, Open Society Foundation (Soros). Mos prisni një ekspozim të njëmendtë të kapitalizmit perëndimor. Sekretet e pista të korporatave perëndimore do të [vazhdojnë të] mbeten të papublikuara.

Publikimet e para godasin Rusinë, Iranin dhe Sirinë, bashkë me disa vende të vogla perëndimore, si Islanda, sa për “balancim”. Do të sakrifikohen një ose dy miq të vjetër anglezë, disa tashmë të çmendur.

Mediat e korporatave – The Guardian dhe BBC në Britaninë e Madhe – kanë qasje ekskluzive në bazën e të dhënave, që ju dhe unë nuk mund t’i shohim. Ato po e mbrojnë veten duke mos i parë madje as informacionet e ndjeshme të korporatave perëndimore, por duke parë te ato dokumente të cilat dalin si rezultat i kërkimeve specifike, si, [për shembull,] shkelësit e sanksioneve të OKB-së. Mos harroni se The Guardian shkatërroi kopjet e dosjeve të Snowden-it mbi udhëzimet e MI6-ës.

Po sikur të kishin bërë kërkime në bazën e të dhënave të Mossack Fonseca-s rreth pronarëve të mediave të korporatave perëndimore dhe kompanive të tyre, si dhe për të gjithë redaktorët dhe gazetarët e mediave të korporatave? Po sikur t’i kishin bërë kërkimet rreth figurave më të larta të BBC-së? Po sikur të kishin bërë kërkime rreth çdo donatori të Qendrës për Integritet Publik dhe kompanive të tyre?

Po sikur të kishin bërë kërkime për çdo kompani të listuar në bursat perëndimore dhe për çdo milioner perëndimor që mund të gjenin?

Kjo do të kishte qenë shumë më interesante. Unë e di se Rusia dhe Kina janë të korruptuara. Nuk keni nevojë të më tregoni për këtë. Po sikur të kërkoni për gjëra për të cilat ne këtu në Perëndim mund të ngrihemi e të bëjmë diçka?

Po sikur ju, rojtarët e korporatave, t’i  lini njerëzit t’i shohin të dhënat reale?

*Craig Murray është autor i disa librave dhe aktivist për të drejtat e njeriut. Ka qenë ambasador i Britanisë së Madhe në Uzbekistan gjatë periudhës 2002-2004, si dhe rektor i Universitetit të Dandit nga viti 2007 deri në vitin 2010.

Marrë nga craigmurray.org.uk  – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Ide fantastike për një shtëpi të bukur dhe me pak hapësirë (foto)

Ide fantastike për një shtëpi të bukur dhe me pak hapësirë (foto)

Higuain lë Napolin në baltë: mund të dënohet me katër ndeshje pezullim

Higuain lë Napolin në baltë: mund të dënohet me katër ndeshje pezullim

Shuajeni mallin për tipografinë, me ca foto nga e dikurshmja e Perëndimit

Shuajeni mallin për tipografinë, me ca foto nga e dikurshmja e Perëndimit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

Ku bashkohen e ku ndahen këto dy socialistë?

06/07/2025
Vendim papnor për anën e erët të Kishës

Vendim papnor për anën e erët të Kishës

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni