Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Tesheshi i tesheshasve, përsheshi i përsheshasve

by te Sheshi
30/07/2019
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Tesheshi i tesheshasve, përsheshi i përsheshasve

Një studiues, prej ca muajsh jashtë vendit për t’i thelluar njohuritë e tij studimore, ka shkruar së fundi një artikull mjaft interesant, ku flet për teknologjitë morale të vetes në Shqipëri. Panorama e bërë prej tij është e pushtuar nga retë, mbuluese prej dekadash të diellit që nuk lejohet të shfaqet. Ai flet për nevojën e krijimit të një tradite të re diskursive, jo domosdoshmërisht në mënyrë ekskluzive brenda muslimanëve, por sidoqoftë fjalën e ka për ta.

Çka ai shkruan është një përpjekje vetjake e tij për të ndezur flakën e një zgjimi të pandodhur, megjithëse duhet pranuar se flasim për një debat në vijim mes njerëzish të kultivuar mendërisht. Rigjallërimi i jetës fetare, ndryshe nga sa duhej të ndodhte, nuk është shoqëruar me një rigjallërim ideor dhe qëndrimmbajtës publik për problematikat shoqërore që prodhojnë kriza të njëpasnjëshme (fjala është për ato të karakterit moral).

Mbizotërues në numër popullsie, muslimanët e vendit kanë patur dhe kanë tërë të drejtën e pasjes së pritshmërisë që ajka e tyre kleriko-intelektuale t’u përçonte dhe t’u përçojë në mendje (përmes krijimit të një tradite diskursive) rrugën e drejtë të moralit dhe veprimit shoqëror në katrahurën dhe qorrsokakun e sotëm postmodern. Për të ardhur keq, të kërkosh sot prodhim literature vendore apo ligjërim zëmadh në këtë aspekt prej kastës apo klasës klerikale, gjysmëklerikale apo pseudoklerikale, edhe asaj intelektuale të së njëjtës përkatësi, është utopi e pastër.

Në të kundërt, ne kemi prej kohësh shfaqjen e një fenomeni të frikshëm, demoralizues dhe masakrues karshi mendimit të lirë dhe të pavarur, gjithnjë në suazën e problematikave të rënda që ka vendi dhe në mbajtjen e qëndrimeve individuale:  krijimin e blloqeve me qëndrime partiake, më saktë, të një blloku me qëndrim partiak, që merr përsipër pronësinë e së vërtetës dhe demonizimin e të“shpërudhurit politikisht” brenda nesh. (Duhet të shmangim një keqkuptim të mundshëm: nuk po shkruhet për qëndrimmbajtjet për problematikat e vendit, krejt të kuptueshme dhe të mirëpritura, por për qëndrimmbajtjet partiake, përjashtuese dhe jo përfshirëse, të shprehura me gjuhë të padenjë dhe dëbuese.)

Më kot mëton studiuesi dhe artikullshkruesi i cituar më sipër të bëjë thirrje për një traditë të tërë diskursive. Taboret e verbuara nga partitizmi thërrasin për rreshtim në barrikadat e një lufte politike që nuk është e jona, nuk ka si të jetë e jona përderisa ka brenda amoralitetin dhe hipokrizinë e skajshme, për të përmendur vetëm dy cilësi të dënueshme për moralin tonë besimor. Aq i verbuar është skalioni partiak, sa merr përsipër t’i quajë të vërteta dhe gjëra të shpikura nga mendja e tyre dhe t’i mbrojë ato, përkundër mohimit me forcë të këtyre të “vërtetave” nga të lënduarit. Lemeritës është ky guxim për t’i shitur si të vërteta të pavërtetat e mendjeve të fajshme.

Të mos mendosh si ta, të mos shkruash si ta, të mos rreshtohesh si ta, shihet në kufijtë e sakrilegjit. Mungesa e ideve shndërrohet në fyerje, sharje dhe cenim të personalitetit të atij që ka guxuar të mos bëjë konformistin me grupimin në fjalë. Pakënaqësia sjell më tej dhe pickime (aspak mirëdashëse dhe vëllazërore, duhet ta themi këtë) në lidhje me qëndrime të karakterit rajonal dhe global.

Nuk ka botëkuptim më komunist se t’i mohosh tjetrit të drejtën për të patur mendim dhe qëndrim të kundërt me ty dhe ta luftosh për të. Alija Izetbegoviq ikte prej burgut në lirinë e mendimit në kohët e vështira të tij, ca njerëz i ikin sot lirisë për të gjetur strehë në burgun e mendimit!

Po, jetojmë në kohën kur mbledhja e dy gënjeshtrave na jep pas shenjës së barazimit një të vërtetë, jetojmë në kohën e kazanit fejsbukist, në kohën e post-truth-it.

E qartë, shtete të tëra e kanë pësuar prej këtyre fenomeneve, është vetëdija për këtë. Është fatura e së keqes që njeriu e ka bërë me duart e tij. Çka kërkohet është shumë pak gjë: paksa respekt për mendimin, në mos për mendimdhënësin, paksa respekt për idenë, në mos për idedhënësin. Nuk pretendohet shumë: veç më pak fyerje, më shumë debat!

Banalizimi i qëndrimeve, ironitë mediokre, nuk shkojnë krah për krah me frymën e vëllazërisë që predikon mjedisi ynë ku e çojmë jetën fetare dhe një pjesë të asaj shoqërore. Personalizimi i qasjeve të ndryshme ideore e lë krimbin e smirës njerëzore të dalë mbi lëvozhgën e strehës ku qëndron në pritje, për ta ngrënë dalëngadalë edhe atë pak gjë të mirë të mbetur. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
VOA: Vangjush Dakos dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

VOA: Vangjush Dakos dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

KONFERENCA/ Teatri, Opozita, PPP-të, Reforma në Drejtësi….Rama i përgjigjet medias

KONFERENCA/ Teatri, Opozita, PPP-të, Reforma në Drejtësi....Rama i përgjigjet medias

DEKLARATA/ Negociatat, Meta: pse duhem pyetur unë e jo ndërkombëtarët

DEKLARATA/ Negociatat, Meta: pse duhem pyetur unë e jo ndërkombëtarët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

06/07/2025
Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

06/07/2025
Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

06/07/2025
Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

Një arsyetim politik mbi Zeqine Çaushin

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni