Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Sadiku e Hysaj, mëkatarë apo në të drejtën e tyre?

by te Sheshi
17/06/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Sadiku e Hysaj, mëkatarë apo në të drejtën e tyre?

Si të mos mjaftonin pamjet klasike të fushatës zgjedhore, me partiakë e qeveritarë krah më krah deri dje e sot në mësymje frontale ndaj njëri-tjetrit, ky i vogli vendi ynë rezervon akoma gjëra të tjera të papërtypshme.

Armando Sadiku e Elseid Hysaj, dy lojtarë të spikatur të përfaqësueses së futbollit, gjenden prej ditësh nën goditje për shprehje publike të një qëndrimi të tyre politik.

“Mëkati” i tyre është se kanë dalur hapur në krah të kryeministrit të vendit; një qasje e deklaruar shkoqur prej tyre në pamje filmike që qarkullojnë televizion më televizion.

Shkrues gazepqarë kanë vendosur t’i godasin fort dy futbollistët që kanë guxuar t’i shfaqin në publik parapëlqimet e tyre politike. E siç ndodh sa herë që sulmohen lojtarët kuqezinj, goditja ndodh të jetë dhe nën brez, duke shtënë në kritikën e pavend dhe nota fetare.

Sadiku cilësohet diku si një gënjeshtar për Ramazan!!! Si një besimtar musliman që ka bërë një mëkat të madh duke gënjyer haptazi!!! Sulmuesi na paska thënë që një gol të tij gjetiu ia paska dedikuar kryeministrit, e se ka harruar se atë ua ka dedikuar më parë tifozave shqiptarë!!!

Tani, për të qenë të sinqertë, çështja e mëkatit këtu është si pak e koklavitur, pasi do duhet një thellim në literaturën fetare për të parë në kemi të bëjmë me diçka të tillë! Ka gënjyer për dedikimin e golit!!! Të jetë mëkat thua?!

“Zgërdhirjet dialektale” të një tjetër shkruesi, që togfjalëshin në thonjëza e ka përdorur më herët për një figurë fetare, por që shumë më mirë i shkojnë vetë atij, nuk duken aq të pafajshme në kritikën ndaj futbollistëve.

Kritikohen fort Sadiku e Hysaj për fjalët e mira për kryeministrin pasi na sillet në vëmendje fakti se disa prej djemve të kombëtares na paskan dhënë më parë dhe shfaqje të ndasisë fetare!

Eshtë e tepërt fare ta ndërthurësh këtë pastaj dhe me simbolikën e një autogoli prej tyre, apo të një goli në portën e Bashës, që në të ka vendosur foton me Trump-in!

Në të vërtetë, futbollistët e kombëtares i ka gjetur belaja prej kohësh. Bëjnë të shfaqin parapëlqimet e tyre fetare, u turren me potere, bëjnë të shfaqin parapëlqimet e tyre politike, u turren prapë me potere.

Ata janë qenie si të gjithë ne, aspak të veçanta, aspak të izoluara. Thjesht, janë qenie shoqërore, e ashtu si çdokush, kanë mbrujtjen e tyre fetare apo politike, të cilën e shfaqin sa herë që e shohin të arsyeshme.

Eshtë marrëzi t’i kritikosh për mbështetje të një figure politike në zgjedhje, qoftë ai dhe kryeministri i vendit, sepse ata janë në të drejtën e tyre si qytetarë të lirë të këtij vendi. Nuk është e mundur që asnjë institucion t’u mbyllë gojën atyre, siç kërkohet, ngaqë nuk mund t’u mohohen të drejta që i gëzojnë të tërë.

Brenda fushave ku ata luajnë ka sigurisht ca rregulla kufizuese në këtë këndvështrim, por gjithçka mbetet brenda atij territori.

Pep Guardiola foli ditë më parë në Barcelonë para mijëra njerëzve për pavarësinë e Katalonjës, duke kërkuar dhe mbështetjen ndërkombëtare në sfidimin e një “shteti autoritar” në Madrid, por nuk dëgjuam e nuk lexuam askund që ai të kryqëzohej për qëndrimin e tij.

Aty nuk foli ish-trajneri i Barcelonës apo trajneri aktual i Mançester Sitit, por një mbështetës i mëvetësisë katalanase, një figurë e njohur publike, e bërë kështu falë profesionit të tij.

Cili institucion mund ta ndalojë atë të shprehet? FIFA? Aspak!

Në të njëjtën logjikë, e vetmja gjë që mund t’u kërkohet këtyre lojtarëve është të tregohen profesionistë e të përkushtuar në fushë sa herë që luajnë për përfaqësuesen. Përndryshe, jashtë fushe, ata mund ta shfaqin hapur përkatësinë e tyre fetare, edhe nëse kjo nuk i pëlqen ndokujt, e po kaq hapur mund të shkojnë qoftë edhe së bashku në objektet e kultit, të flasin për besimin e tyre e të krenohen me të, siç mund t’i shpërfaqin hapur dhe bindjet e tyre politike.

Eshtë meskinitet t’i bashkosh inatet kundër tyre, për shkak se nuk të shkojnë për shtat në paraqitjet e tyre fetare apo politike. Do apo nuk do, asgjë nuk mund t’i ndalë të jenë të tillë, as nuk ka se si të ndalohen të veprojnë kësisoj! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
4 përbërës që duhet t’i shtoni ujit për të rënë në peshë

4 përbërës që duhet t’i shtoni ujit për të rënë në peshë

Shqipja kalon në plan të dytë në Maqedoni, prioritet NATO-ja

Shqipja kalon në plan të dytë në Maqedoni, prioritet NATO-ja

Hajredin Kuçi, nr.2 i PDK-së, nuk arrin të bëhet deputet

Hajredin Kuçi, nr.2 i PDK-së, nuk arrin të bëhet deputet

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni