Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Qytetaria politike e dorëheqjes së Davutogllusë dhe politika në shërbim të Turqisë e Erdoganit

by Te Sheshi
07/05/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Telendisja e Marianit në qeli dhe pajtimi me Marianët në liri si reagim shoqëror hipokrit

Edhe më të paduruarit për të parë një skizëm shkatërruese për pushtetin e AKP-së, brenda apo jashtë Turqisë, duke nisur që nga impotentët politikë në vendin euroaziatik e gjer te më antiturqit përtej kufirit të tij, nuk e kishin parashikuar apo pritur një zhvillim të tillë të atypëratyshëm, siç qe deklarimi i Ahmet Davutogllusë për dorëheqje nga funksioni shtetëror e ai partiak.

Ç’e detyroi Davutogllunë ta çojë partinë në zgjedhje, ç’e detyroi atë ta lërë postin e kryeministrit? Një krizë mes dy miqsh, mes dy shtetarësh, mes dy njerëzish të ulur për vite të tëra në të njëjtën sofër, apo një krizë e sistemit që pjell veç kriza?

Ç’është dorëheqja e tij, një akt shpagues e kërcënues, një sfidë e humbur për pushtet, apo një qejfmbetje klasike? Eshtë dështim qeverisës, një përgatitje për një sulm të mëvonshëm? Apo është ashtu siç rrallë ngjet në politikë, një vendim i pastër qytetarie politike, për të mos i vënë shkopinj nën rrota vendit të tij, partisë së tij, miqësisë së tij?

E në këtë kontekst, ç’është këmbëngulja e Erdoganit për një sistem presidencial, një ego e shfrenuar njerëzore, një uri e papërmbushur politike, apo thjesht një sjellje “diktatori”? Mos, krejt ndryshe pritshmërive të të zhgënjyerve dashakeqë nga konsekuenca e qëndresa e tij, është thjesht largpamësi politike, është aftësi për të kuptuar se vetëm një qeverisje e tillë jo dykokëshe është çelësi i prosperitetit të Turqisë?

Rexhep Tajjip Erdogan është njeriu që e ka udhëhequr Turqinë në thuajse një dekadë e gjysmë, vizionari që e nxori atë prej batakut të një vendi mjeran, që rronte veç me historinë, për ta shndërruar në aktor të padiskutueshëm politik e ekonomik në rajon e më gjerë. Ai është udhëheqësi de facto i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP-së. Askujt nuk i mungon vetëdijshmëria se votat e marra nga kjo parti në zgjedhje janë në shumicë dërrmuese për shkak të figurës së Erdoganit.

Ai u shpall president në fund të verës së 2014-ës pasi mori mbështetjen e më shumë se gjysmës së votuesve turq. Erdogani u bë i pari president i zgjedhur nga populli, e për më tepër, përballë një koalicioni gjithfarësh, mes majtistësh e nacionalistësh, mes ateistësh e fetarësh, mes kemalistësh e jokemalistësh.

Presidenti i ri nuk e fshehu kurrë gjatë fushatës se nuk do të ishte një i tillë kukull, një firmosës i thjeshtë dekretesh, duke e shpallur hapur objektivin politik. Turqia nuk kishte më se si të ishte me këtë lloj zgjedhjeje të presidentit një sistem parlamentar. Një sistem tjetër, gjysmëpresidencial, kishte zënë vend tanimë, por që do duhej shpejt të bëhej plotësisht i tillë, presidencial!

Nuk mund të vijohej më me një sistem që veç të këqija i kishte sjellë Turqisë, me koalicione qeverisëse shkatërrimtare për ekonominë e vendit, me një paqëndrueshmëri politike të vazhdueshme për shkak të veprimtarisë tejendanë penguese të atyre që e kishin humbur pushtetin. Duke i shtuar kësaj rindezjen e konfliktit me PKK-në, luftën në Siri, sabotimin e pandërprerë nga shteti paralel i ish-aleatëve, pos një goditjeje të vazhdueshme nga jashtë, mediatike, pastërtisht politike, nga manipulues financiarë e të çdo lloji tjetër, zgjidhja për Turqinë ishte veç sistemi presidencial.

Në krahun tjetër, Ahmet Davutogllu u zgjodh kryetar i AKP-së dhe kryeministër i vendit me bekimin e drejtpërdrejtë të Erdoganit. Tejet i suksesshëm në karrierën akademike, Davutogllu ka qenë po kaq i suksesshëm në karrierën politike, fillimisht si këshilltar i Erdoganit, e më pas si ministër i Jashtëm. Të njëjtin sukses pati ai dhe në dy vitet e drejtimit të qeverisë turke, duke u përballur me situata jashtëzakonisht të vështira.

Por kërcitjet e para mes dy autoriteteve qeverisëse nuk vonuan të shfaqen me disa deklarata jo në pajtim të plotë mes tyre, duke shtuar këndvështrimet e ndryshme mbi një varg çështjesh.

Davutogllu kërkoi në të drejtën e tij të kryesonte një qeveri tërësisht të pavarur, të aftë për të vendosur vetë për çdo çështje. Një të drejtë autoriteti që e posedonte po aq, madje shumë më tepër, dhe Erdogani, presidenti me fuqinë e siguruar nga vota popullore.

Ditët e fundit, Davutogllu u përball me një nismë të një prej organizmave drejtuese të AKP-së, të firmosur nga gati të tërë partiakët pjesëmarrës. Një nismë që i hiqte atij një prej të drejtave partiake për të zgjedhur drejtuesit lokalë të partisë.

Me një integritet për t’u marrë shembull, Davutogllu e kuptoi më në fund se nuk mund të qeveriste më sikur ai të ishte i parë i vendit. Turqia gjendej tashmë në udhëkryqin mes dy sistemeve.

Dhe ai vendosi të tërhiqej, duke e bërë këtë në mënyrën më qytetare të mundshme. Thirri kongresin e AKP-së në datën më të afërt, për të shmangur çdo pështjellim dhe çdo boshllëk pushteti, dhe mbajti një fjalim të shkëlqyer, duke u mbyllur gojën tërë të ardhurve në qejf nga çfarë po ngjiste.

As shau e as mallkoi, as i vuri shqelmin punës së kryer e as i hapi rrugën përçarjes. Kujtoi se për çfarë po largohej, për një çështje tërësisht parimore, e se nuk kishte asnjë hatërmbetje. Një qëndrim fund e krye fisnik!

Në fund, e bëri të qartë se nuk do të lejonte asnjë spekulim mbi marrëdhënien e tij njerëzore me Erdoganin. Ai do t’i premtonte besnikëri presidentit, duke deklaruar se familja e Erdoganit ishte familja e tij, se nderi i familjes së Erdoganit ishte nderi i familjes së tij!

A pati një krisje mes tyre? Sigurisht që po! Por qe një krisje e zgjidhur qytetarisht, me njërën palë duke u tërhequr ngase u vetëdijësua për peshën e humbur të postit të tij, e se ndryshe do duhej të bënte karshillëk.

Nuk qe zgjidhje “diktatori”, as “autoritari”. Erdogani e pohoi se tërheqja qe zgjedhje e Davutogllusë. Por presidenti është i bindur se sistemi presidencial është ai që i duhet Turqisë. Aq më tepër në këto momente delikate, kur vendi përballet me luftën, terrorizmin, sabotimin, refugjatët, presionin e shantazhin.

Në politikë rrugët vështirë të mos kryqëzohen një ditë fatalisht. Puna është si t’i japësh zgjidhje ngërçit. Davutogllu e Erdogani u sollën siç u ka hije. Çdo interpretim tjetër është keqdashës, përderisa vetë Davutogllu nuk la hapësirë për të spekuluar.

Turqia shpejt do të ketë një sistem presidencial, për të mirën e saj! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Aksion për lirimin e objekteve të uzurpuara në Kosovë; vlera e sekuestrimeve 8 milionë euro

Aksion për lirimin e objekteve të uzurpuara në Kosovë; vlera e sekuestrimeve 8 milionë euro

Apple: iPhone 7 me risi pa të cilat nuk do të mund të jetojmë

Apple: iPhone 7 me risi pa të cilat nuk do të mund të jetojmë

Presidenti turk i jep përgjigje BE-së për kërkesat mbi heqjen e vizave: ne në rrugën tonë, ju në rrugën tuaj!

Presidenti turk i jep përgjigje BE-së për kërkesat mbi heqjen e vizave: ne në rrugën tonë, ju në rrugën tuaj!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni