Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Për turp, KMSH-ja i bën karshillëk ummetit dhe ia shpërfill vuajtjet

by te Sheshi
19/05/2021
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Për turp, KMSH-ja i bën karshillëk ummetit dhe ia shpërfill vuajtjet

Ngjarjet në Gaza, vrasjet e dhjetëra fëmijëve, qindra civilëve, të pafajshmëve, të pambrojturve, të burgosurve në qiell të hapur, tanimë në javën e dytë, janë vetëm fundi i një gjakderdhjeje të paralajmëruar.

Duhet të kthehemi një muaj pas për t’u dhënë bombardimeve në Gaza kontekstin e duhur, për t’u hequr atyre justifikimin për vetëmbrojtje.

Palestinezët u provokuan gjatë gjithë Ramazanit, u ndaluan të hyjnë në Qytetin e Vjetër, të kryejnë adhurimet e tyre në xhaminë el-Aksa. Pati dhunë policore, të shpërpjestuar, pati cenim të shenjtërisë së muajit të agjërimit, të objekteve të faljeve, pati dëbim të dhunshëm të palestinezëve nga pronat e tyre në Shejh Xherrah.

Një skenë e riparë shumë herë, me palën agresore që viktimizohet dhe palën e sulmuar dhe të dhunuar të kthyer në të akuzuar! Një luftë e vërtetë, por e pabarabartë. Në lojë veç fuqisë ushtarake hyn fuqia mediatike, e cila është e aftë t’ia paraqesë të përmbysur situatën lexuesit, dëgjuesit dhe shikuesit në çdo cep të botës, ta bëjë vrasësin të vrarë dhe t’u japë pamjen e vrasësit të vrarëve.

Netanjahut i duhet politikisht kjo gjakderdhje, për të forcuar pozitat dhe figurën e tij, të dobësuar prej kohësh, në skenën politike izraelite; i duhet dhe gjeopolitikisht për të fituar legjitimitet. Konflikti, që nuk është as konflikt, por imponim i dhunshëm i një pale për t’ia shkatërruar jetën një pale tjetër, u duhet fuqive që i vunë flakën Lindjes së Mesme në nisje të shekullit të kaluar dhe nuk e mendojnë atë ndryshe, veçse në flakë. U duhet planbërësve të axhendave represive e që kanë nevojë për një përligjje; e kanë të thjeshtë, duke e paraqitur kundërshtinë ndaj politikës së sotme izraelite si antisemitizëm!

Me gjysmë zëri, me zë të plotë, fuqishëm, si në rastin e Turqisë, një mbrojtëse konsekuente e të drejtave të palestinezëve dhe e zgjidhjes me dy shtete, vendet me shumicë muslimane kanë shprehur keqardhjen dhe vënien në krah të palestinezëve, më e pakta duke kërkuar ndalimin e bombardimeve, por dhe të hedhjes së raketave në anën tjetër.

Ndërkaq, një popullsi muslimane vazhdon të vritet, të shpërngulet sa andej-këtej në pak kilometrat katrorë të Gazës, të kërkojë ndihmë e pak ndihmë të gjejë! Dhe kur vendet tona, vetë të vuajtura prej agresionesh, por me ndërgjegje njerëzish të shtypura e nën presione kompleksesh gjenetike të të dobëtit, nën presione interesash, frikërash dhe shantazhimesh, i dalin në krah agresorit, atëherë ajo çfarë pritet prej një pjesëtari të bashkësisë së vogël apo të madhe islame është së paku të mos i bashkohet zërit zyrtar të shtetit dhe ta shprehë qoftë dhe pa zë mbështetjen për një pjesëz të ummetit që vuan.

Dhe nuk përbën surprizë që as mendon kështu dhe as vepron siç i takon KMSH-ja, institucioni i cili mëton t’i përfaqësojë muslimanët e Shqipërisë! E ka humbur legjitimitetin, po e humb përfaqësimin, nuk e ka fare dinjitetin! Nga strehë e muslimanëve në strehë të skuthërisë!

Ky institucion, për turpin e vet dhe për turpin tonë, as që e ka patur në mendje të reagojë, qoftë dhe veç për cenimin e shenjtërisë së el-Aksasë, e jo më për vuajtjet e bashkëbesimtarëve. Askund nuk gjen një reagim zyrtar, një fjalë zyrtare për cenimin e agjërimit, të Ramazanit! Sa turp!

Dhe për turpin e tyre, të KMSH-së, institucionit të dalë boje, si shpërfillje dhe karshillëk ndaj çfarë po ngjet prej javësh, iu përgjigjën ftesës dhe morën pjesë në një iftar të shtruar bashkërisht nga Kryegjyshata dhe ambasadori i Izraelit në Tiranë. Pikërisht në kohën kur besimtarëve nuk u lejohej prej forcës policore të hyjnë në el-Aksa, myftiu i Tiranës u shtrua në një tavolinë iftari me përfaqësuesin më të lartë diplomatik të atij vendi! Dhe nuk denjoi as të japë përgjigje, as justifikim, kur iu kërkua në komunikime me hoxhallarë.

A mund të bënin ndryshe? E kishin për detyrë të bënin ndryshe! E ç’i ndaloi organizatat myslimane amerikane të bojkotojnë festimet e Shtëpisë së Bardhë për Fitër Bajramin (lajm në shqip i Zërit të Amerikës)? Morali dhe ndërgjegja, si besimtarë dhe qenie njerëzore njëkohësisht! Mjaftonte të bënin njësoj dhe këta. Edhe nëse nuk flisnin, të vepronin sa për të përcjellë një mesazh.

E ç’i ndaloi të thonin një fjalë për vuajtjen e bashkëbesimtarëve, të një populli të tërë, në ligjëratat mëngjesin e Fitër Bajramit? Nuk ka besimtar që ta ketë përjetuar të plotë gëzimin e asaj dite duke patur në mendje vuajtjet dhe vdekjet e njerëzve në një pjesë tjetër të botës, por pjesë e të njëjtës bashkësi besimore.

Për turpin e tyre dhe për nderin e besimtarëve, reagoi një hoxhë me dorëheqje. Justinian Topulli u dorëhoq nga Këshilli i Myftinisë së Tiranës në shenjë proteste, duke i hequr një tjetër tullë legjitimitetit të kësaj kaste klerikësh në krye të KMSH-së. Dorëheqja e tij nuk duhet parë si një akt i thjeshtë, si reagim krejt vetjak. Dorëheqja e një hoxhe me integritet duhet të shërbejë si mësim për këdo që me dashje a pa dashje i shërben zgjatjes së jetës së zaptuesve në ndenjëset e KMSH-së.

Për këdo me iluzione, ky është një rast i mirë për të hequr dorë prej tyre. Prej iluzioneve dhe prej krerëve të kësaj KMSH-je! E kërkon morali njerëzor dhe vetëdija si pjesë e ummetit! /tesheshi.com/      

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Erdogan: Njerëzimi po vdes në Gaza, aty ku nën osmanët jetohej në paqe!

Erdogan: Njerëzimi po vdes në Gaza, aty ku nën osmanët jetohej në paqe!

Detaje të reja nga jeta e Michael Schumacher: Corinna u detyrua të shiste pronën

Detaje të reja nga jeta e Michael Schumacher: Corinna u detyrua të shiste pronën

Berisha, reagim ndaj “non grata”-s amerikane me sulm ndaj Sorosit: Ky armik…!

Berisha, reagim ndaj “non grata”-s amerikane me sulm ndaj Sorosit: Ky armik…!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni