Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Akti i Tahirit i lë pa kauzë “moralistët” politikë dhe mediatikë

by te Sheshi
04/05/2018
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Akti i Tahirit i lë pa kauzë “moralistët” politikë dhe mediatikë

Saimir Tahiri nuk është engjëll politikisht, as ka qenë i tillë dhe shumë kohë më parë. Madje mund të jetë parë si krejt e kundërta, e kjo pikërisht për shkak të sjelljes së tij aspak ngashënjyese. Me fjalët, me aktivitetin e tij politik, ai në vite ka krijuar më shumë pakënaqësi nga ç’ka sjellë kënaqësi, ka krijuar më shumë armiq se miq.

Dhe ngase koha që përkon me qenien e tij si një prej ministrave më kyç të qeverisë së parë Rama është vulosur si ajo e lulëzimit të kanabizimit të vendit, Saimir Tahiri do të duhet të paguajë një çmim, si politik, po ashtu mbase, siç po shkojnë punët, drejtpërdrejt dhe fizik, ku i dihet, dhe duke përfunduar pas hekurave.

Me të drejtë apo pa të drejtë, ky është shpesh çmimi që paguan njeriu që i ka hyrë politikës, e këtu Tahiri nuk ka pse të bëjë përjashtim. Po e tëra kjo nuk i heq meritën atij për aktin e kësaj të enjteje, atë të dorëzimit të mandatit parlamentar, për t’i dhënë fund çdo diskutimi në lidhje me të.

Është i vonuar ky akt? Për vetë protagonistin siç duket jo; për një pjesë të mirë të publikut, pa dyshim që po. Ama ka një të vërtetë në tërë këtë: që dorëzimi i mandatit, lënia e vetes pa asnjë mbrojtje parlamentare, i lë pa kauzë si kundërshtarët politikë të qeverisësve të sotëm, ashtu dhe kundërshtarët mediatikë të Tahirit, por, që sigurisht, janë kundërshtarë të kryeministrit, edhe për arsye vetjake.

Tahiri nuk bëhet “pengesë” kështu tani e tutje as për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, as për ta çuar drejtësinë në vend. Nuk është më as i mbrojturi i Ramës, siç pretendohet rëndom, por as ai nuk ka në mendje të mbrojë askënd, siç vetë la të kuptohet në konferencën e shtypit.

Në dorëzimi i mandatit është një marrëveshje me Ramën, kjo nuk ia vlen të diskutohet, sepse rëndësi ka akti, e jo hamendësimi. Edhe nëse është një marrëveshje, ajo nuk ka asnjë peshë nëse ekziston gatishmëria për t’i shkuar në fund çështjes Tahiri nga pikëpamja gjyqësore.

Pas aktit të Tahirit, i tërë refreni i opozitës që nuk lë ditë pa e ndërruar kalin e betejës ngjante me të famshmen pyetje se ç’ujë i është dhënë gomarit?! Deri dje qahej se pse Tahiri shkelte në parlament, sot e shkel aktin e tij sepse ai e la pa kauzë.

“Moralistët” e opozitës është më mirë të sqarojnë më parë nëse kanabizimi është çështje e tyre morale apo politike? Po qe se e shohin kanabizimin si të papranueshëm me virtytin shoqëror, atëherë pse e lejuan atë vullnetshëm kur ishin në pushtet vite të shkuara, makar edhe në një pjesë të kufizuar të territorit? Po qe se e shohin vetëm si çështje politike, mjafton të na kursejnë shfaqjen e të përdëllyerit.

Për të vijuar me pyetjen esenciale, atë më moralen: pse ata opozitarë të sotëm që u gjendën dje para dyerve të drejtësisë, apo do duhej të gjendeshin para tyre, si pushtetarë, iu përvodhën asaj në vend që të bënin një akt të ngjashëm me të Tahirit, sado i pasinqertë qoftë?

Lapsaxhinjve në media, kritikë ndaj ish-ministrit, akti u heq mundësinë për të goditur Ramën, objektivin e tyre të vërtetë. Së paku për ta akuzuar atë si mbrojtës të Tahirit. Dhe jo sepse nuk duhet kritikuar Tahiri, dhe jo sepse nuk duhet kritikuar Rama. Afërmendsh! Por sepse shumë prej tyre nuk nisen nga interesi shoqëror, por nga interesa krejt personale, përpos një fushate të orkestruar kundër Ramës që nga shpallja e nismës për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, një dreq e di se nga ç’influenca. Kuptohet, thjeshtësisht të perceptueshme për njeriun me paksa mendje të kthjellët.

Qeverisja e Ramës ka qenë zhgënjyese në shumë aspekte, hera-herës dhe arrogante, madje dhe e padrejtë për shumë qytetarë. Çështja është se në horizont nuk duket asgjë premtuese për t’i zënë vendin. Akti i Tahirit u hoqi një kauzë “moralistëve”. Na e bëri një të mirë! /tesheshi.com/                 

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
New York Times: amerikanët po i ndihmojnë sauditët kundër huthinjve

New York Times: amerikanët po i ndihmojnë sauditët kundër huthinjve

Shpërthim vullkani në Hawai: 1.700 njerëz të evakuuar (video)

Shpërthim vullkani në Hawai: 1.700 njerëz të evakuuar (video)

“Tahiri” si precedent për politikën: rastet që nga ’92-shi kur deputetët u mbrojtën nga mandati

“Tahiri” si precedent për politikën: rastet që nga '92-shi kur deputetët u mbrojtën nga mandati

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

Pse Xi dhe Putin do të mungojnë në samitin e BRICS?

06/07/2025
Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

Netanyahu: Kërkesat e Hamasit, të papranueshme!

06/07/2025
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni