Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Erdogani, vizita e tij, dhe mosmirënjohësit

by te Sheshi
17/05/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Erdogani, vizita e tij, dhe mosmirënjohësit

“Toka nuk prodhon asgjë më të keqe se një njeri mosmirënjohës”

                                                                                             Ausoni

Ashtu siç pritej, pas vizitës së Erdoganit në Tiranë, ka nisur fushata e kundërshtisë ndaj tij dhe fjalëve që ai tha prej atyre që trimërohen sa herë u nxjerr krye patosi antiturk, e që janë pula brenda gardhit në të cilin vegjetojnë.

Por do të kthehem më pas tek ta. Së pari desha të vija në dukje atë çfarë ka bërë Erdogani në Turqi, si e ka shndërruar atë nga një hapësirë gri, e pashpresë, në një vend ku mbrothësia perceptohet hapur. Turqia e viteve ’90 ishte tërësisht e prapambetur, e mbytur në borxhe, e sunduar nga ushtria, e goditur nga grushtet e shtetit, me shtetarë të ekzekutuar, ku asgjë nuk pipëtinte. Në Stamboll, për të mos folur për më tej, mungonin dritat, uji, e qyteti mbulohej nga reja e qymyrit sa herë vinte dimri e njerëzve u duhej të ngroheshin. E tërë paraja ishte në duart e një grushti njerëzish, ndjekës të pushtetit, që kishin monopolizuar gjithçka. Partitë mbylleshin pa të keq, e njerëzit burgoseshin për një fjalë goje.

Në një klimë të tillë pati ardhur Erdogani në krye të bashkisë së Stambollit. Për aq sa qëndroi në atë post, bëri sa mundi që gjërat të ndryshonin. Më pas do të përjetonte burgun, i shtënë në të për ca vargje të thëna diku. Dhe vitet 2000 do të dëshmonin shndërrimin e jashtëzakonshëm të Turqisë nën qeverisjen e tij. Për ta përmbledhur, mjafton të kujtojmë faktin e mirënjohur të shlyerjes së borxhit ndaj FMN-së dhe të ofrimit të një huaje për të; diçka kuptimplote dhe që nuk ndodh ta hasësh.

Në vitin 2014 ai do të zgjidhej president i Turqisë, i votuar nga populli, e jo nga parlamenti, e për më tepër, që në raundin e parë, duke marrë mbi 50 për qind të votave, edhe pse e tërë opozita ishte bërë bashkë kundër tij.

Për të sqaruar diçka, nuk bëhet fjalë për një opozitë parimore, që lufton me ide, por për një të tillë që ka humbur prej kohësh pushtetin politik e ekonomik, e pashpresë që të vijë në pushtet, ngaqë nuk ofron asgjë, e ngase është tërësisht e paaftë. E dorëzuar para procesit zgjedhor, në të cilin nuk fiton dot, synimi i saj i vetëm është kaosi, dhuna në rrugë, terrori.

Të flasim tani për vizitën e Erdoganit në Tiranë. Në një kohë krize ekonomike, me investimet e huaja në rënie, me dëshpërimin të vënë re te çdo shqiptar, e me mijërat e njerëzve që kanë marrë edhe një herë rrugët për jashtë, vizita e kryeministrit turk, i bashkëshoqëruar nga 100 afaristë, u duk si një varkë shpëtimi. Erdogan premtoi rritje të shkëmbimit tregtar, siguroi që do t’i nxiste biznesmenët turq të investonin në vendin tonë, e premtoi po ashtu një sërë ndihmash të tjera. Si kurrë më parë, ai u prit nxehtësisht nga një masë e jashtëzakonshme njerëzish në Prezë, që sfiduan vapën dhe qenë të paorganizuar politikisht, por që u mblodhën për t’i uruar mirëseardhjen njeriut që sot duartrokitet nga miliona njerëz anekënd botës.

Turqia është i vetmi vend ku mund të shkohej lirshëm që në fillim të viteve ’90, kur shqiptarët rropateshin dyerve të ambasadave. Eshtë një nga vendet që asnjëherë nuk i ka dalë kundër Shqipërisë, por përherë ka qenë në krah të saj. Ajo është nga vendet e para që e njohu Kosovën, duke vijuar më pas ta ndihmojë pareshtur për ruajtjen e integritetit territorial e për të bërë përpara. Në Turqi ndjehemi si në shëpinë tonë, nuk përjetojmë kurrë racizmin e ndeshur gjetiu, e po ashtu shumë prej figurave tona kombëtare kanë kontribuar në atë vend.

Kështu, parë në këtë këndvështrim, të gjithë ata që këto ditë kanë marrë vrapin për ta akuzuar Erdoganin, e për ta vënë me shpatulla pas muri qeverinë e Ramës, janë veç mosmirënjohës. Ata nuk i përmendin aspak ato çka ai na ofroi. Ata nuk e kanë hallin te institucionet shkollore që rrezikohen të mbyllen, as te lufta ndaj lëvizjes Gylen. Çështja është gjetkë, te përbaltja e Erdoganit. Padituria e tyre është aq e thellë, sa shpesh ngatërrojnë Gylenin me ish-presidentin Abdullah Gyl, flasin përçart teksa përpiqen të arsyetojnë, e nuk ia kanë haberin se ç’është vërtet ajo lëvizje, e si është kthyer në një metastazë brenda pushtetit ekzekutiv e politik atje.

Diku në psikoanalizë thuhet se vetëm dashuria e nënës është e pakushtëzuar; çdo dashuri tjetër është e kushtëzuar, duke nisur nga ajo e babait. Prandaj, çdo marrëdhënie kërkon reciprocitet; askush nuk të ofron gjë pa diçka në këmbim. E kjo është krejt e natyrshme, e as ka të bëjë fare me humbjen e sovranitetit, a me kthimin në koloni. Tekembramja, a thua ka ndonjë që pretendon se ne jemi sovranë, e mund të bëjmë ç’të duam, se mund të përcaktojmë se kush është terrorist e kush jo? Ne thjesht përsërisim fjalët, imitojmë! Nuk mundemi më shumë! Të pretendosh më shumë do të thotë të jesh megaloman, e t’i kthehesh ligjërimit të Enver Hoxhës. Ata që nuk ngrejnë zërin kur shqiptarët vriten pa të keq në Kumanovë, kur mezi shpëtojnë lëkurën në Beograd e më pas shpallen dhe fajtorë, kur në Kosovë ngrihen gjykata speciale e bëhen eksperimente pa fund në kurriz të shqiptarëve, kur pjesëtarët e Agimit të Artë grek vijnë e bëjnë propagandë nacionaliste mu nën hundën tonë, tani na ngrihen e ndjehen të revoltuar me Erdoganin.

Sidoqoftë, nuk kanë këllqe; thjesht nxjerrin marazin që kanë ndaj gjithçkaje turke, gjithçkaje orientale, gjithçkaje … Kaq munden! ONE MINUTE, do të thoshte Erdogani!

Nuk ka më keq se njeriu që tregohet mosmirënjohës ndaj së mirës. Turpi është për ta! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Italia ‘dyndet’ me emigrantë, mbërrijnë në Reggio Calabria 617 persona

Italia ‘dyndet’ me emigrantë, mbërrijnë në Reggio Calabria 617 persona

Luftë edhe në rrjetet sociale, Kievi: Facebooku influencohet nga Moska

Luftë edhe në rrjetet sociale, Kievi: Facebooku influencohet nga Moska

Xhevahir Sukaj shpallet kampion me Sepahanin në Iran dhe feston si shqiponjë

Xhevahir Sukaj shpallet kampion me Sepahanin në Iran dhe feston si shqiponjë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni