Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ç’ndodhi dje në portin jordanez të Akaba-s?

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Ministri palestinez: Benett në ikje, më i rrezikshmi për Al-Qudsin

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Tragjedi emigrantësh në Teksas

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Bled KOMINI: Prodhimi i dështimit

Nga Te Sheshi
08/06/2016
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bled KOMINI: Prodhimi i dështimit

Dështimi është hiç më shumë e hiç më pak se gjendja e krijuar nga mosarritja e një synimi të dëshiruar. Ndokush do thoshte që është dhe e kundërta e suksesit. Nga ana tjetër, ndodh shpesh që një situatë e konsideruar si e dështuar prej dikujt mund të shihet më pas edhe si sukses. Rëndom kjo gjë ndodh prej shumë vitesh në mesin e shoqërisë dhe politikës shqiptare. Këtu, “suksesi i munguar” (një togfjalësh tejet “jo realist”), jo rrallëherë është shitur si dështim, jo i palës synuese, por si dështim i palës tjetër. Zhargoni i këtij rasti është shoqëruar me përbaltje e me akuza për “mospjellje” e mosproduktivitet nga takimet bilaterale, trilaterale, apo dhe nga platformat reformiste.

Nuk mendoj se dështimi për të cilin bëhet fjalë në sentencën emblematike të Tomas Edisonit, se ai dështoi 10.000 herë për një sukses të vetëm, ose dhe për t’u hapur rrugë të tjerëve të mos bien në të njëjtat gabime, është dështimi për të cilin po i shkruaj këto rreshta. Pra, nuk do doja të përqendrohesha në aspektin sipërfaqësor të “dështimit”, pasi t’i bësh elozhe atij do ishte njësoj sikur “teorinë e kaosit” ta ktheje në “rend të kaosit”. Fakti që dështimi ekziston në fjalorin tonë të përditshëm dhe është pjesë e secilës gjuhë botërore do të thotë se nuk është paraparë që të zërë ndonjë vend të skalitur në leksikologji, e as në shkencat humane. Por lidhja me kauza të caktuara e bën fuqinë e kësaj fjale të pushtetshme, nga njëra anë, ose të cenueshme, në anën tjetër. Për sa kohë që dështimi përdoret si lojë politike, ku faturimi i tij si sukses kthehet në lojë, për aq kohë loja e dështimit, “dështon me sukses”.

Në gjuhën shqipe, “të dështosh me sukses” kategorizon atë grup, ose individ a subjekt, që humbjen e përkryen njësoj sikur fitorja e kundërshtarit të ishte fantastike, apo e mrekullueshme. Në këtë sitë mendimesh, secili fillon dhe kupton se të luash me dështimin është shumë e rrezikshme. Vetëm mjeshtërit e vërtet të artit të fjalës, elokuencës e politikës, kanë arritur që disa dështime t’i kthejnë në fitore. Por a bëhet fjalë që dhe në Shqipëri të ketë kësi “magjistarësh”?

Mendoj se përballë dështimit të gjithë dukemi të vegjël. Tim Harford, një ndër kolumnistët e Financial Times-it, shkruan në librin e tij, “Përshtatja: Përse suksesi gjithnjë nis me dështim?”, se disa nga dështimet tona, sado të vogla, janë fatale për ne. E kur na përplaset dështimi në fytyrë nga të tjerët, mendojmë të reagojmë për të mbrojtur veten, e jo për të përfituar e rregulluar gabimet e mundshme. Ndaj si një ndër parimet kryesore në librin e tij ai vë faktin se, “suksesi vjen prej rregullimit të gabimeve më shumë sesa prej bërjes së gjërave sa më mirë”.

Pavarësisht këtij mendimi, ekziston dhe një pikëpamje hedoniste, se nuk ka rëndësi nëse gabojmë apo jo, por rëndësi ka që përmes nihilizmit të opinionit kundërshtar të ndërtohet mendimi dhe vizioni se gjërat po ecin mirë. Ky këndvështrim, sado i gjerë dhe i shtrirë në dimensionet e fushave, ka një relativitet të theksuar morfologjik. Prandaj, boshllëku dhe vakuumi i krijuar mes dy kundërshtarëve, ku mungojnë pikëpamjet e sakta për mendimin opozitar, nxit krisje të tilla, që përfundojnë në hedonizëm. Për këtë arsye, të mbështetesh vetëm tek opinioni se s’ka rëndësi dështimi, por “karvani të shkojë para”, tampos idenë e fleksibilitetit dhe përshtatjes, si dhe krijon një metamorfozë ku askush nuk mendon për askënd dhe asgjë nuk ka interes për këdo. Pikërisht nga ky opus të gjitha takimet bilaterale, trilaterale, apo dhe synimet e çfarëdo reforme, nisin e shkërmoqen sikur të ishin të paqena.

Të “prodhosh dështimin” nuk është e thjeshtë. Mediatikisht, dështimet kalojnë në procese justifikuese. Ato synojnë të ruajnë balancën, ose status quo-në, dhe të fabrikojnë artefakte. Gjer më sot kanë ekzistuar dy transhe që kanë ecur paralelisht për të prezantuar dështimin. E para ka qenë ajo e mungesës së ekzistimit të një kulture për të kuptuar se si trajtohet dështimi. Përgjithësisht kjo vërehet në shoqërinë shqiptare pas viteve ’90, ku një sërë dështimesh politike, ekonomike e sociale, u transportuan brenda të ashtuquajturit “tranzicion social”. Së dyti, ekzistenca e linçimit të kundërshtarit brenda dhe jashtë organizmave politike e ka karakterizuar luftën e ashpër për pushtet, duke mos krijuar asnjë lloj klime të përshtatshme për të korrigjuar gabimet dhe për ta kthyer dështimin në sukses. Ndërkaq, mes të tjerash, klima e përgjithshme, aty ku dështimi ulet këmbëkryq, ka bërë që nga prodhimi i dështimit si arritje e sukses të dalin breza të tërë profesionistësh që e shikojnë të ardhmen e tyre jo jashtë “sistemit të dështimit”, por si pjesë të ingranazhit të tij. Kjo ka thelluar korrupsionin, dhe më tej ka gjeneruar vetëm strategji, po të dështuara, nga ata vetë (“profesionistët” e “burokratët”).

Studiuesja e mirënjohur në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Harvardit, Amy Edmondson, në studimin e saj, “Mëso nga dështimi”, thekson se “loja e ngecjes së fajit”, si dhe mosaplikimi i parimit se “jo të gjitha gabimet peshojnë njësoj për të tërë”, kanë ngritur gjykime të gabuara mbi trajtimin e dështimit dhe prodhimin e tij si sukses. Sipas saj, ekzistenca e një liste, apo Manifesti, mbi mundësitë e kapjes së dështimit para se të ndodhë, si dhe trajtimi i tij pasi ka ndodhur, është mënyra më e mirë për t’i analizuar sfidat që dalin para sistemeve komplekse sociale, ekonomike, por dhe çështjeve që kërkojnë angazhim politik. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri
Opinione

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri

28/06/2022
Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit
Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

21/06/2022
Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë
Opinione

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

18/06/2022
Lajme të tjera
Çfarë e shkakton lemzën dhe si mund ta ndihmoni veten

Çfarë e shkakton lemzën dhe si mund ta ndihmoni veten

Gjeorgjia trondit Spanjën në miqësoren e fundit para Euro 2016-tës

Gjeorgjia trondit Spanjën në miqësoren e fundit para Euro 2016-tës

Trump u druhet, por sa gjykatës federalë muslimanë ka në SHBA? Asnjë!

Trump u druhet, por sa gjykatës federalë muslimanë ka në SHBA? Asnjë!

TË FUNDIT

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!

Reagime pas sulmit rus në një qendër tregtare: Terrorizëm!

6 orë Më parë
Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

Ku u “zhdukën” satelitët Albania?

6 orë Më parë
Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën

Tre TB2, dhuratë turke për Ukrainën

8 orë Më parë
Kissinger parasheh liderin e Europës nga lufta në Ukrainë

Kissinger parasheh liderin e Europës nga lufta në Ukrainë

9 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

Suedi-Finlanda “në festë”: Turqia u “hap derën” për në NATO

28/06/2022
The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

The Economist: E mundshme, një tjetër “Pranverë arabe”

28/06/2022
Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

Ç’janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

28/06/2022
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Ayhan Demir*: Mizoritë e Greqisë në Çamëri

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist