Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bajram GECAJ: Arroganca e Hashim Thaçit, pengesë për unitet nacional në dialogun me Serbinë

by te Sheshi
09/04/2018
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bajram GECAJ: Arroganca e Hashim Thaçit, pengesë për unitet nacional në dialogun me Serbinë

Kosova është një republikë parlamentare, jo presidenciale. Posti i presidentit në Kosovë duhet të jetë një funksion kryesisht ceremonial dhe me simbolikë, e me autorizime që nuk kanë natyrë ekzekutive! Ato pak kompetenca që kanë natyrë ekzekutive, megjithatë, sipas Kushtetutës, shefi i shtetit kosovar i ushtron së bashku me Kryeministrin.

Kjo, megjithatë, në praktikë nuk del të jetë kështu: Hashim Thaçi tani e dy vite po sillet sikur të ishte e kundërta. Këtë po e bën kryesisht duke u bazuar në fuqinë elektorale të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila vazhdon të jetë ende plotësisht në shërbim të tij, për mos me thënë tërësisht servile ndaj Hashimit!

T’i përmendim këtu vetëm tri iniciativa të mbrapshta, me interese krejtësisht të ngushta individuale a klanore, të cilat befasuan dhe indinjuan jo vetëm qytetarët e Kosovës por edhe miqtë e dëshmuar ndërkombëtarë të vendit tonë. Këto të cilat dëmtuan seriozisht të arriturat e deritanishme dhe krijuan pasiguri për të ardhmen e vendit tonë. Kjo është arsyeja që i veçojmë këtu dhe me këtë rast.

Me 22 dhjetorë të vitit të kaluar, ai tundi seriozisht themelet e miqësisë sonë me shtetet mike, madje duke shtyrë ambasadorin e SHBA-ve të deklarojë se veprimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ishte “një thikë prapa shpinës” për SHBA-të. Kjo deklaratë do të duhej të ishte alarm i mjaftueshëm për këtë rrugë të “theqafjes” të cilën e kishte zgjedhur ai dhe klika e tij shtet-shkatërruese.

Me 26 mars, duke (keq) përdorur “duart e tija të zgjatura” nëpër institucione, dhe në kundërshtim të plotë me autorizimet e tij kushtetuese, urdhërojë arrestimin e Marko Gjuriq-it. Për të mbrojtur sadopak fytyrën dhe autoritetin e tij individual e institucional, Kryeministri Haradinaj , pa mëdyshje, mashtroi opinionin e gjerë kur tha se kishte qenë i informuar për rastin. Gjasa ka që më shumë të ishte informuar vetë Vuçiq-i se sa Haradinaj!

Arrestimi i 6 qytetarëve turq, me 29 mars, ishte kupolla e këtyre aferave dhe poshtërsive, pasi që ky veprim vuri në dyshim tërë sistemin tonë institucional dhe provoi sa fragjil jemi në këtë rrafsh. Edhe një herë, “gjarpri hodhi gurin dhe fshehu dorën”, pa marrë parasysh se ai gur qëlloi mu në kokë shtetin tonë të ri, me mundësi pasojash afatgjate e vështirë të riparueshme!

Kosova tani do të duhej të hynte në procesin më të rëndësishëm politik që nga koha e shpalljes së pavarësisë – dialogu përfundimtarë me Serbinë për të prodhuar një “marrëveshje ligjërisht të obligueshme”! Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare duket të jenë të gatshme dhe të përgatitura t’i japin zgjidhje përfundimtare këtij problemi më të rëndë dhe më të ndjeshëm në Ballkan. Kjo lehtë mund të vërehet nga dinamikat politike dhe kohezivitetit i shoqërisë serbe që po krijohet këta muajt e fundit. Ndërsa ne, në këtë kohë, jemi më të ndarë se kurdoherë dhe me qeverinë më të dobët që ky vend ka mundur të prodhojë.

Ambient ky tej mase i përshtatshëm për “gjarprin”! Edhe tani, si shumë herë më parë, Hashim Thaçi në mënyrë krejt jo-demokratike dhe tërësisht autoritare po bën çmos për të marrë primatin e procesit. Një kryeministër plotësisht i pafuqishëm, me vetëm 10 deputetë, i shkon mjaft për shtati dhe ja lehtëson shumë këtë qëllim të pandershëm të tij. Edhe pse “gjarpri” ndërron lëkurën pa telashe, duket se në këtë kohë dhe mu këtë lëkurë të zvarranikut ka vendosur ta mbrojë me çdo kusht.

Uzurpoi primatin në dialog pa miratim nga ana e Kuvendit, por edhe po ndonjë vendim eksplicit të Qeverisë së Kosovës. Nuk kemi as plan e as platformë, por veç një proces krejtësisht jo-transparent. Megjithatë, Presidenti sheh rrugën dhe interesin e vet, duke u bërë i shurdhër dhe arrogant deri në ekstrem ndaj kërkesave të cilitdo, duke përfshirë këtu edhe të partive të konstelacionit qeverisës.

Lëshimin e parë tanimë e ka bërë, duke pranuar që statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe të bisedohet e të përpilohet në Bruksel, në kundërshtim flagrant të marrëveshjes fillestare. Kryeministri Mustafa i kishte rezistuar të gjitha kërkesave dhe presioneve në këtë drejtim. Kjo besoj duhet të jetë alarm serioz për institucionet dhe shoqërinë tonë në tërsi. Të veprojmë pa shtyrje për të parandaluar këtë arrogancë të Hashim Thaçit derisa nuk kemi hyrë thellë dhe pakthyeshëm në këtë proces.

Kosova nuk guxon të vazhdoj përgjatë këtij procesi kaq të rëndësishëm me qeveri sekserësh dhe nën udhëheqjen e “gjarprit helmues”! Zgjedhjet e reja parlamentare janë tanimë domosdoshmëri e kohës për krijimin e një qeverie të shumicës shqiptare. Dhe kjo do të duhej paraprirë me një marrëveshje dhe premtim publik paraprak të subjekteve politike relevante se në këtë çështje do të ketë unitet të pakontestuar nacional, për hir të interesit madhor nacional dhe ardhmërisë sonë Evro-Atlantike. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
10-vjetori i Kushtetutës së Kosovës, njohësit e fushës: ja pse duhet të ndryshohet

10-vjetori i Kushtetutës së Kosovës, njohësit e fushës: ja pse duhet të ndryshohet

Pantera e Zezë ia kalon Titanik-ut dhe hyn në treshen e parë të filmave më fitimprurës të të gjitha kohërave

Pantera e Zezë ia kalon Titanik-ut dhe hyn në treshen e parë të filmave më fitimprurës të të gjitha kohërave

Thaçi nga Kosharja flet për kërcënimet e Serbisë për luftë: do t’i përgjigjemi si 19 vjet më parë

Thaçi nga Kosharja flet për kërcënimet e Serbisë për luftë: do t'i përgjigjemi si 19 vjet më parë

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni