Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo thjesht broçkullat e një kinse analisti, “shuplaka” e një hoxhe kundrejt tij

    Jo thjesht broçkullat e një kinse analisti, “shuplaka” e një hoxhe kundrejt tij

    “Jo luftërave të reja”: si reagoi Bernie Sanders prej sulmit ndaj Iranit

    “Jo luftërave të reja”: si reagoi Bernie Sanders prej sulmit ndaj Iranit

    Blerësi më i madh i naftës nga Irani, në telashe

    Blerësi më i madh i naftës nga Irani, në telashe

    Smotrich: Bota dhe Gjiri, pagesë për “punën tonë të ndyrë” në Iran

    Smotrich: Bota dhe Gjiri, pagesë për “punën tonë të ndyrë” në Iran

    Tension në rritje në Iran, por edhe në Ngushticën e Hormuzit: ç’po ndodh me anijet?

    Tension në rritje në Iran, por edhe në Ngushticën e Hormuzit: ç’po ndodh me anijet?

    Irani, raketë të fuqishme mbi Izrael për herë të parë

    Irani, raketë të fuqishme mbi Izrael për herë të parë

    Si do jetë reagimi iranian ndaj SHBA-së?

    Si do jetë reagimi iranian ndaj SHBA-së?

    Kërkesë për shkarkimin e Trump-it: Shkeli Kushtetutën!

    Kërkesë për shkarkimin e Trump-it: Shkeli Kushtetutën!

    Izraeli tërheq SHBA-në luftë: Trump sulmon Iranin!

    Izraeli tërheq SHBA-në luftë: Trump sulmon Iranin!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Artan Mullaj: Republika pa pyje

by te Sheshi
24/08/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Artan Mullaj: Republika pa pyje

Krahina e Vithkuqit është një mrekulli e pazakontë. Aq e pazakontë, sa mund të thuhet që natyra e saj ngjan me parajsën. Si një gjallesë e gjelbër, ajo pëshpërit gjuhë tjetër, dhe ligjet e krijimit në të janë shkruar ndryshe: peizazhi “rrëqethës”, i cili mund të supozohet si një përkufizim fantazie; mes mrekullisë së tij, gjithkush mund të ndihet si një jashtëtokësor. Gjelbërim i pafund, natyrë e egër, e virgjër, ajër i freskët, qetësi absolute. Mbrëmjet janë të ftohta në verë, e në vjeshtë me regëtima emocionesh. Në Vithkuq ora ka ndaluar mbase qysh nga Bizanti. Atje nuk ekziston fenomeni i ngrohjes globale, as krimi ordiner, as zhvillimi i tmerrshëm. Qetësia e bekuar, përzier me gurgullimën e ujërave kristal që rrjedhin gjithandej, ka në sfond puhizën e gjelbër të jetës; lumi i metaltë i makinave mbytëse që ka pushtuar qendrat urbane nuk ekziston këtu as në përfytyrim. Në atmosferën e freskët pranverojnë aromat e jetës për hir të një nostalgjie përshtatjesh të cunguara, kurse oksigjeni nuk është thjesht i tillë, por është oksigjen i tejngopur, është ozon, me veti shëndetsjellëse.

Të meditosh, të mendosh, të gjykosh, të profetosh nga kjo pikë e gjelbër dhe e pastër e planetit do të thotë të besosh se të gjitha këto janë një shkulm i ngushëllimit të ndershëm, larg andrallave të ditës dhe larg politikës. Të ndiesh, të synosh, të shijosh vetminë murgërore mes një qetësie të tillë, të shenjtë, do të thotë të besosh se të tëra këto përbëjnë zgjidhjen dhe zgjedhjen e mënyrës për t’i shpëtuar ditës tjetër në një shoqëri të vështirë, të shkalafitur prej problemeve, varfërisë, zallahisë dhe klimës së keqe; do të thotë të kesh guximin e nevojshëm për të synuar gjykimin e pastër nga larg, nga neutraliteti, nga siguria, nga horizontet e normalitetit, çka është diçka mjaft e shtrenjtë, pra, dhe e rrallë në epokën tonë.

E dini ç‘do të thotë të jetosh për pak kohë mes magjisë së Vithkuqit? Do të thotë të jetosh një ëndërr! Do të thotë të provokosh, të zbulosh të fshehta të ekzistencës dhe t’i japësh një frymëzim hyjnor asaj çka je dhe përse je këtu, në këtë vend, në këtë kohë, e në këtë botë. Do të thotë të frymëzohesh si profet i ngjarjeve të mërzitshme që ndodhin atje, në qytet, në trafik, në katrahurë, dhe pastaj të gjykosh edhe politikën e politikanët nga larg, të kuptosh prapësitë e ardhshme të paralajmëruara nga ajo dhe ata.

Shkurt edhe lumtur, Vithkuqi ngjan me një shenjtëri të vetmuar! Por, fatkeqësisht, mes kësaj shenjtërie, në mes të kësaj mrekullie, është duke ndodhur diçka e shëmtuar. Në këtë copë të parajsës po ndodh një maskaradë e paparë ekologjike: orë pas ore, minutë pas minute, po asgjësohet barbarisht një prej pyjeve më të mëdha e më të rëndësishme të vendit, pylli i Sherës.

Kjo katastrofë, si një “mallkim i gjelbër“, është vepër kolektive e banorëve të zonës. Këta banorë janë aq të varfër, saqë nuk ju intereson zhvillimi dhe fenomenet; por ata jetojnë gjatë dhe, gjenetikisht, karakterizohen nga një ndruajte e virgjër ballë ndodhive të botës. Njerëz të varfër dhe të ashpër, ata janë si hallka të një zinxhiri sfidash që përsëriten në një luftë të stërmundimshme për ekzistencë. Shumica e tyre e siguron jetesën e vështirë me punë të mundimshme fizike. Por “djersa e ballit të tyre” është një ndershmëri “e pandershme”. Këtu fillon historia. Këta njerëz që mund të përfaqësojnë ende epokën e thjeshtësisë, ndërsa janë pjesë e një natyre të mrekullueshme, janë edhe problemi i saj më i madh. Fshatarët janë prishësit kryesorë të pyjeve të zonës, duke u bërë kështu autorë të një shkatërrimi të përditshëm dhe të përbindshëm ekologjik. Ditën, shumica e këtyre njerëzve sigurojnë jetesën e vështirë me kërcitjen e sëpatave dhe zhurmën e motosharrave të babëzitura, ashtu sikundër ndodh rëndom edhe çuditshëm nëpër shumicën e zonave malore gjithandej Shqipërisë. Kurse mbrëmjeve romantike, këta njerëz jetëgjatë e kompensojnë mungesën e ankthit dhe të streseve të qytetit me një pasion mediokër të bërjes politikë, ndërsa mblidhen nëpër kafenetë e qendrës.

Ekzistojnë edhe këtu klanet politike, majtas e djathtas, socialistët dhe demokratët, por kanë një butësi të shkrehur bri njëra-tjetrës, pasi në mbrëmje burrat janë të tejlodhur mbas një dite në kasaphanë. E ndërsa janë konstruktivë dhe tolerantë në debatet primitive politike, të patolerueshme janë ndryshimet e kufijve në pyje, ku secili ka hapësirën e vet të shkatërrimit. Përditë gjëmojnë motosharrat, priten pyjet e mbetur, dhe përditë e përnatë makina të paligjshme e të palicencuara transportojnë kërcunjtë e vdekur të malit. Ky është mëkati i parajsës! Njerëzit, si pjesë e natyrës, kundër natyrës! Pushtetarët e zonës janë edhe ata vetë si “kërcunj të prerë” përpara pishave dhe aheve shumëvjeçare, ndërsa korrupsioni sharlatan i provincialëve funksionon në mënyrë po aq të përkryer sa edhe në mes të Tiranës.

Ekziston edhe këtu mynxyra e pushtetit. Zonës i mungojnë njerëz me arsim të lartë apo drejtues të aftë, dhe ky fakt e thellon mungesën e civilizimit dhe vetëdijes intelektuale për ndërgjegjësim ndaj krimit ekologjik. Zakonisht rojtarët dhe inspektorët pyjorë pinë raki kumbulle përditë në klubet e fshatit, e nga andej bëjnë sehir makinat e ngarkuara me dru që zbresin në qytet…

Shkatërrimi i pyjeve është si kronikë e një krimi të paralajmëruar, që nuk ka të ndalur. Pyjet shumë shpejt nuk do të ekzistojnë në këtë vend. Një e keqe më shumë në jetën e shqiptarëve, dhe si pas çdo të keqeje që ndodh në Shqipëri, askush nuk bën asgjë për ta shmangur. Ekzistenca e shtetit këtu ngjan me një fenomen që ndodh rrallë, si një mbarsëri e ngjizur vetëm në fushata elektorale. Pas zgjedhjeve, pas fituesve, katastrofës biologjike që nuk rresht kurrë, pushtetet e radhës i interferojnë katastrofën civile. Kuja në Vithkuq është therëse. Dhe jo vetëm në Vithkuq. Gjithandej Shqipërisë: injoranca fshatare përzihet me pasione primitive në dëm të pasurisë kombëtare dhe ekologjisë. Këtu mungon instinkti i revoltës, por rrëzëllen pa pushim instinkti i shkatërrimit.

Të gjithë janë ingranazhe të një mekanizmi që shumë shpejt do ta lërë parajsën pyjore pa parajsë. Ky mekanizëm do ta shndërrojë magjinë në një gjymtim të përjetshëm. Dhe problemi më madhor është se zonës i mungon perspektiva. Njerëzit nuk kanë si ta sigurojnë jetesën, veç duke prerë drurët në pyje. E ardhmja e të rinjve fshatarë vazhdon të nderet pa shpresë në këto male, mes drurëve të rralluar dhe të mallkuar, që shpejt do të shndërrohen në tym dhe hi!

Dihet që kjo babëzi shkatërruese i kërcënon pyjet në të gjithë Shqipërinë, apo në “republikën pa pyje”. Le të themi që, si gjithkund, edhe në Vithkuq ka një indiferencë perverse të shtetit ndaj këtij realiteti të pabesueshëm. Eshtë një mallkim i gjelbër për elitarët e këtij vendi.

Filozofia e sotme e zhvillimit të vendit, që është dhe formula e shkatërrimit gjithashtu, është shëmbëllim i pyllit të rralluar të Sherës në Vithkuq. Në këtë pyll të masakruar, në të cilin zhvillohet lufta e egër midis njeriut që pret e shkatërron dhe natyrës që lind pyjet e i rrit ato me mundim, ngrihet një pikëpyetje e trishtuar: a do ndërhyjë kush ndonjëherë për ta shmangur këtë katastrofë?

Related Posts

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!
Opinione

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

19/06/2025
Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare
Opinione

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

09/06/2025
Next Post
Qetësi në kufirin e Maqedonisë, pas largimit të 4 mijë refugjatëve, të tjerë mbërrijnë nga Greqia

Qetësi në kufirin e Maqedonisë, pas largimit të 4 mijë refugjatëve, të tjerë mbërrijnë nga Greqia

FOTO/Vajzën e vogël e zë poshtë autobusi, 100 njerëz mblidhen ta shpëtojnë nga vdekja

FOTO/Vajzën e vogël e zë poshtë autobusi, 100 njerëz mblidhen ta shpëtojnë nga vdekja

Sulmuesi shqiptar, Manaj: I lumtur me debutimin tek Interi

Sulmuesi shqiptar, Manaj: I lumtur me debutimin tek Interi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Jo thjesht broçkullat e një kinse analisti, “shuplaka” e një hoxhe kundrejt tij

Jo thjesht broçkullat e një kinse analisti, “shuplaka” e një hoxhe kundrejt tij

23/06/2025
Madonna, Bieber, Jolie, Trudeau dhe Clinton: të afërmit e famshëm të Papa Leo IV

Madonna, Bieber, Jolie, Trudeau dhe Clinton: të afërmit e famshëm të Papa Leo IV

23/06/2025
Fenomeni “Zegjine”: kritika e parë në PS për shpotitësen e Gazmend Bardhit

Fenomeni “Zegjine”: kritika e parë në PS për shpotitësen e Gazmend Bardhit

23/06/2025
SONY: historia e dy miqve në luftë që krijuan gjigantin e teknologjisë

SONY: historia e dy miqve në luftë që krijuan gjigantin e teknologjisë

23/06/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni