Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Artan MULLAJ: A do të vijë në pushtet Lulëzim Basha?

by te Sheshi
16/07/2015
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Artan MULLAJ: A do të vijë në pushtet Lulëzim Basha?

Çështja e ditës, veç vapës, është edhe kreu i PD-së, Lulëzim Basha: A do mund ta sjellë ndonjëherë ai në pushtet Partinë Demokratike?

Punë e vështirë! Organizatë e vështirë!

Basha i ngjiti shkallët e karrierës me biberon në gojë, por kjo nuk është arsye për ta paragjykuar. Nuk është i vetmi. Nuk është i pari! Nuk është i fundit! Fati lumë i disave fshihet në shkëndijat që shpërthejnë në mënyrë të pakuptimtë nga koka e liderëve. Nuk ka të bëjë me ta! Veç kësaj, nëse ecën në një rrugë, me këmbët e tua ose jo, herët a vonë rruga bëhet shkollë po qe se shkohet në drejtimin e duhur. Politika është një hapësirë e pisët dhe liberale, në të cilën pësimet bëhen mësime, sakaq dhe gabimet shpesh falen. Më shpesh harrohen! Por, lidhur me Bashën, tej këtij konstatimi, ka diçka për t’u analizuar, dhe kjo është statura e tij e përfaqësimit. A mundet Lulëzim Basha? A është kryetari 2-vjeçar i PD-së në gjendje të përfaqësojë? A ishte zgjedhja dhe qenia e tij në krye të PD-së gjëja e duhur në kohën e duhur? Pyetje të vështira! Edhe profeti Izakeil do ngrinte supet dhe do mblidhte buzët njëherësh. Gjithsesi, Basha është një udhëheqës që nuk e ka yllin e liderit në kokë. Kjo dihet! Kjo duket! Por kjo nuk do të thotë asgjë. Nuk është e thënë të shkëlqesh dhe të rrezatosh që në hapat e para. Çdo humbje, shoqëruar me këmbëngulje, që Bashës nuk i mungon, të çon në këtë përfundim. Ajo çka mund të thuhet, pra, është se vështirë ta profetizosh të ardhmen e tij në krye të një organizate të vështirë politike siç është PD-ja.

Organizatë të vështirë Partinë Demokratike e bën miksimi dhe strategjia e saj e funksionimit. Në themel të kësaj strategjie qëndron përfaqësimi. Partia Demokratike mund të supozohet si një kolektiv “liderik”, sepse kishte dhe ka një raport të veçantë me Berishën, udhëheqësin e saj të përhershëm. Muhamed edhe Krisht njëherësh i PD-së, ai ia doli për shumë vite rresht të përfaqësojë shkulmet e brendshme të turmës vullnetare. Ishte dhe vazhdon të jetë, megjithëse i mënjanuar, një produkt emocional dhe psikologjik i kësaj turme. Ishte fryma e saj, dhe turma ishte frymëzimi i tij. Një interferim i shkëlqyer, që shpjegon edhe arsyen pse masat u binden liderëve të tyre. PD-ja dhe Berisha, më shumë se të betonuar, kanë mes tyre një lidhje magjike. Të tillë e bën pikërisht përfaqësimi i ndërsjelltë. Kjo lidhje të kujton poezinë e Majakovskit për Leninin, që nënkuptonte Partinë dhe anasjelltas. Mozaiku i anëtarësisë së PD-së ishte si një pasqyrë e karakterit të Berishës. Sa më shumë ngjyra të ndryshme patën njerëzit e bashkuar të PD-së, me njerëz të të gjitha kategorive, aq më kompleks shfaqej personaliteti i tij në përshtatjen shpirtërore ndaj këtij miksimi të përbindshëm, që s’mund të kontrollohej veç nga “një përbindësh”. Në Partinë Demokratike kanë dominuar sa bastardët, aq edhe të ndershmit, sa ballistët, aq komunistët, sa të urtët, aq kriminelët, sa veriorët, aq më pak jugorët, dhe këtë dominim e kish në kontroll një energji e shqetësuar njerëzore, që quhej Sali Berishë. Në PD fryma përplasej me interesat po aq shpesh sa në trurin e liderit përplaseshin ambiciet për pushtet me idetë. Sa më shumë kontradikta prodhonte vullneti i kësaj mase për të qenë bashkë, aq më shumë dilemat dhe lajthitjet dominonin trurin e tij për të sunduar i vetëm.

Duke qenë se tani nuk është më kryetari i PD-së, por është realisht lideri i saj shpirtëror, Berisha ka lënë pas një boshllëk të dhimbshëm. Nuk ka gjë më të trishtueshme se dhimbja kolektive e mungesës. Kjo duket gjithnjë e më shumë në festat përvjetore të demokratëve. U përpoq vetë ai, me dhembshuri prej gjyshi, dhe u përpoqën shumë të tjerë ta mbushnin këtë boshllëk sa një ortek me një objekt njerëzor, tjetër, të vogël, por të veshur me shumë kritere. Ky objekt vazhdon të jetë Lulzim Basha. Vështirë të gjesh një militant të PD-së që të mos ndiejë një lloj krenarie të pafajshme për butësinë e qeshur të kryetarit të ri të PD-së. I qetë dhe i heshtur si plani i hershëm për të projektuar karrierën e tij; i qeshur si njerëzit shpirtthjeshtë, që i lumturon asgjëja, fëminor dhe femëror njëherësh, si aktorët që zgjidhen të luajnë role “gay” në filmat amerikanë. Por as këto, as gjithë çfarë ka dhe nuk ka kryetari i ri i PD-së, nuk mund të krijojnë një ortek, një frymë, një “bam”. Rrjedhimisht, Basha e ka më të lehtë të zbulojë ilaçin e SIDA-s, sesa të mbushë boshllëkun që la pas Saliu. Edhe sikur të kish dalë drejt e nga hundët e tij, Basha do ta kishte të humbur këtë betejë. Edhe sikur të kishte egërsinë e tij qeverisëse, dhunën psikologjike (që prodhonte autoriteti komunist i diktatorit Hoxha i projektuar me fanatizëm në shpirtin e Berishës), edhe sikur të ishte i aftë të trazonte njëlloj ndërgjegjen e lodhur të shqiptarëve me ngjarje makabre, siç bëri Berisha jo pak herë, prapë Saliu do t’i mungonte PD-së. Boshllëku i mungesës së tij do vazhdojë ta gërryejë PD-në për shumë kohë. Ndoshta përgjithmonë. Pse? Sepse asgjë nuk mund ta zëvendësojë nostalgjinë e diktatit. Asgjë nuk mund të shkrijë kujtimet dhe iluzionet e një epoke sundimi, ku dominuan veç të tjerash edhe antivlerat e padrejtësitë. Saliun, më shumë se bëmat, lider e bëri mirënjohja dhe nostalgjia që prodhoi ai në mendjet e ndjekësve dhe mbështetësve të tij gjatë tranzicionit. Lider e bënë prapësitë dhe padrejtësitë e kryera në kurriz të disave në favor të të tjerëve. A mundet Luli të provokojë të tillë vëmendje dhe të tillë ndjeshmëri në një turmë të ashpër, që dashuri të parë, të vetme, të madhe, ka vetëm  Sali Berishën?

Jo! Eshtë e pamundur ta delegosh dashurinë e një turme nga një lider i fortë, sundimtar, te një lider qumështor.

Pasojat e kësaj pamundësie po japin krisjet e para. Klanet në PD po ushqejnë vetëshkatërrimin e tyre. Basha e synon, por bashkimi dhe uniteti i PD-së është një sfidë e vështirë. PD-ja ka filluar të çahet si kokrra e shegës së pjekur në pemë. Vonë, por shumë vonë, kundërshtari i Edi Ramës ka filluar të kuptojë se fuqia që dominon botën tonë është jo perceptimi, por vështirësia kozmike për ta ndryshuar atë në mendjet e njerëzve. Idetë vijnë më pas. Idetë janë pasoja të perceptimit në përmbushjen e strategjive. Perceptimi njerëzor, në njëfarë mënyre, është vullneti i fatit. Dhe e ardhmja e liderëve, me ose pa yje në kokë, është paracaktuar nga fati. Fati është mbret mes njerëzve. Sado ide të prodhojë koka e re dhe e qeshur e kryetarit të Partisë Demokratike, perceptimi kolektiv i demokratëve shkon kundër këtyre ideve. Dhe ky perceptim ka pak gjasa të ndryshohet. Çfarëdo të mendojë, sado të përpiqet! Nuk është faji i tij që nuk e mbush dot boshllëkun e zi të paraardhësit të tij, dhe as faji i paraardhësit. I zi, por i pari bëri epokë. I dyti s’mund të bëjë, nëse do bëjë, veç histori.

Basha do të hyjë në histori vetëm duke e rilindur PD-në.

Por Basha është shumë i vogël, i butë, dhe shumë ëndërrimtar përpara krisjeve të mëdha të PD-së. A do mund ta sjellë ndonjëherë PD-në në pushtet? Kjo është një dilemë. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë në PD, aq më mirë. Nëse e kupton vetë ai, aq më shkëlqyeshëm. Duke qenë se dëshpërimi i humbjes së zgjedhjeve dhe grindjet e brendshme i kanë marrë frymën kësaj partie, spontaniteti mund të jetë i dobishëm. Kupola e PD-së, shumica e infektuar dhe e përfolur nga aferat e qeverisjes së shkuar, nuk mund të frymëzojë prurje të reja të shëndetshme në PD, çka e ka sjellë këtë parti në një krizë të plotë identiteti. Ka një zgjidhje: prurjet e reja. Basha do të bëjë vërtet histori nëse i hap dyert e kështjellës së elitës demokratike, plot me mëkatarë. Duke vërshuar, gjaku i ri dhe demokracia e shëndetshme brenda saj do të sjellin zhvillime të reja, të mira, në PD. PD-ja është një forcë politike që realisht nuk frymëzon. Rrjedhimisht ajo nuk është e tillë. Këtë e shpjegon humbja e thellë në zgjedhjet e 21 qershorit. Eshtë një organizatë e cila drejtohet nga një grupim i makthtë, që ndoshta duhet të ikë nga skena, të dalë nga kështjella. Të fshihet nga kujtesa, siç fshihen pisllëqet nga xhami, me sfungjer.

Për një Parti Demokratike të rilindur, ku njerëz të rinj e të pastër, të shkolluar dhe vizionarë, në skalionin e parë të luftës opozitare, do të rilindnin edhe shpresën e kësaj partie për të ardhur ndoshta vonë në pushtet. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Zyrtarë të lartë jemenas në mërgim arrijnë në Adenin e marrë rishtas

Zyrtarë të lartë jemenas në mërgim arrijnë në Adenin e marrë rishtas

Merkel bën për të qarë adoleshente palestineze që përballet me deportimin

Merkel bën për të qarë adoleshente palestineze që përballet me deportimin

A duhet të bëjmë dush çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët

A duhet të bëjmë dush çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni