Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Armando MOSHO*: Fajtori

by te Sheshi
03/11/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Armando MOSHO*: Fajtori
203
SHARES

Një e keqe e madhe që kudo përhapi tmerr, po bënte kërdinë midis kafshëve. Nuk vdisnin të gjitha, por që të gjitha ishin goditur. Dhe asnjë nuk po përpiqej t’i bënte derman jetës që po i shuhej.

Asnjë ushqim nuk nxiste më oreksin e tyre. Tani as ujku, as dhelpra nuk gjurmonin gjahun e pafajshëm, të gjithë i shmangeshin njëri-tjetrit. Nuk kish më dashuri, nuk kish më gëzim.

Luani i mblodhi të gjithë në këshillë dhe u tha: “Miqtë e mi, unë besoj se këtë fatkeqësi na e solli qielli, për mëkatet që bëjmë. Le të flijohet, pra, më fajtori nga ne ndaj goditjes së zemërimit hyjnor dhe ndoshta, do të arrihet shpëtimi i përgjithshëm. Historia na mëson që në rrethana si këto, bëhen flijime të tilla. Të mos zhgënjehemi, pra, në këtë pikë. Le të shohim, pa u ndikuar nga ndjenjat gjendjen e ndërgjegjes tonë.

Sa më takon mua, për të kënaqur oreksin tim të pangopur kam gllabëruar shumë dele e desh. Ç’më kishin bërë mua ato? Asgjë të keqe. Madje, më ka ndodhur që ndonjëherë të kem ngrënë edhe bariun. Do të flijohem, pra, po qe nevoja, por unë mendoj që secili prej nesh të vetëakuzohet, ashtu si bëra unë, pasi për të bërë drejtësi të plotë, koka i duhet prerë vetëm atij që është më fajtori.”

“Madhëri, u përgjigj dhelpra, ju jeni një mbret tepër i mirë. Në ndërgjegjen tuaj ne vërejmë shumë ndershmëri. Të hash desh e dele, këtë farë të përcmuar, të rëndomtë, mos, vallë, është ndonjë mëkat? Jo, po! Ju u keni bërë atyre një nder tepër të madh, duke i kaluar dhëmbin tuaj, zotëri.

Për sa i takon bariut, duhet thënë se ai i meriton gjithë të këqiat. Ai (dhe të tjerët) sillet ndaj kafshëve sikur të ishte perandori i tyre.”

Këto tha dhelpra dhe gjindja duartrokiti.

Nuk u guxua më tej të bëheshin përcaktime të tepruara për tigrin, ariun e të tjerë të fuqishëm dhe rreth bëmave të tyre më të dënueshme. Gjithë grabitqarët e tjerë, përfshirë këtu edhe qentë e thjeshtë rojtarë, dolën gjynahqarë.

I erdhi rradha gomarit e ai foli:

“Mua më kujtohet që kur po kaloja nëpër një livadh: uria, rasti i volitshëm, bari i njomë, besoj dhe ndonjë djall që më shtynte, bënë që të haja pak bar në atë livadh. Dhe, meqënëse duhet folur hapur, them se nuk kisha asnjë të drejtë.”

Menjëherë pas këtyre fjalëve, ndaj gomarit jehuan thirrjet: “Të kryqëzohet!”.

Një ujk në rolin e akuzuesit, me fjalimin e tij provoi se kjo kafshë e mallkuar, ky rrjepacak, nga i cili u vinte më e keqja, duhej bërë kurban.

Mëkati i tij u gjykua i denjë për varje. Të hash barin e të tjerëve! Ç’krim i shëmtuar! Asgjë përveç vdekjes nuk do të mund të shlyente krimin e tij. Dhe ia treguan mirë vendin.

Sipas gjendjes, i fuqishëm apo i mjerë, vendimet e gjyqit do t’ju nxjerrin të bardhë apo të zi.

Kjo më sipër është një nga fabulat alegorike të La Fonten, që shkruar vite më parë vë në lojë tiranët, lajkatarët, syleshët që gënjehen shpejt dhe viktimat.

Me vetëdije të plotë zgjodha këtë fabul për ta përshkruar situatën politike të Shqipërisë, ku të gjithë po  kërkojnë të gjejnë fajtorin e gjendjes së krijuar, për ta ndëshkuar. Pavarësisht se, të tërë janë si personazhet mishngrënës të La Fonten në fabul, të gjithë po duan ta gjejnë një barngrënës (gomar) për t’ja ngecur. Por, në fakt, drejtësia do të vihej në vend vetëm duke gjetur më fajtorin prej tyre, atë të cilin si qëllim të vetëm ka pasur krijimin e një pasurie të paturp. Por, që në fakt si i kam cilësuar shpesh politikanët “e lartë” shqiptarë: si njerëz pa ndergjegje, jam besimplotë se ata nuk ndiejnë turp nga pasurimi gjakatar që posedojnë, në vendin më të varfër të Europës në epokën kur ne jetojmë. Dhe kjo epokë e jona, toleron vetëm një lloj të pasurie, atë të atyre që turpërohen nga pasuria e tyre.

Nëse dëgjon të thuhet për ndonjërin: “ai është shumë i pasur”, shpesh provon ndjenjën e një sëmundjeje të fryrë e të neveritshme, të një dhjamosjeje. Duhet të kujtohesh fort për qytetarinë tënde që të mund të kesh raporte me një pasanik të tillë, në mënyrë që dhe ai të mos i bjerë në erë se ty të vjen për të vjellë prej tij.  Por, sapo ai nderon pasurinë e tij, me ndjenjën tonë përzihet mrekullia thuajse mëshiruese e një shkalle kaq të lartë të paarsyeshmërisë njerëzore, aq sa do të donim të thërrisnim: O qënie e mjerë, e shpërfytyruar, tepër i rënduar, i prangosur në njëqind mënyra, të cilit çdo orë i sjell ose mund t’i sjellë diçka të pakëndshme, si mund të na bësh ti të besojmë se gjendesh mirë në gjendjen tënde? Kur ti shfaqesh në publik në ndonjë vend, ne e dimë se për ty është sikur të kalosh nëpër fshikulla, nën vështrime që për ty kanë vetëm urrejtje të ftohtë ose bezdisje, ose tallje të heshtur.

Ndoshta ti fiton më lehtë se të tjerët, por i yti është një fitim i tepërt, që fal pak gëzim dhe ruajtja e gjithë asaj që ke fituar është tani në çdo rast një gjë më e lodhshme se çfarëdo lloj tjetër fitimi i lodhshëm. Ti ruan vazhdimisht, sepse ti humb vazhdimisht. Ç’të hyn në punë që të sjellin gjithnjë gjak artificial? Nga kjo, nuk është se shushunjat të shkaktojnë më pak dhembje, shushunjat që qëndrojnë mbi zverkun tënd, aty qëndrojnë përherë!

Por, për të mos u bërë të padrejtë, është e vështirë, ndoshta e pamundur për ty, të mos jesh i pasur. Ti duhet të ruash, ti duhet të bësh fitime të reja, prirja e trashëguar e temperamentit tënd është zgjedha që rri mbi ty, por pikërisht për këtë mos na mashtro dhe turpërohu ndershmërisht dhe moralisht për zgjedhën që mbart, meqë ti, në thellësi të shpirtit tënd, je i lodhur dhe i pakënaqur ngaqë e mban atë.

Ky turpërim nuk ta bën me të padrejtë. /tesheshi.com/

* Autori është bankier me profesion

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Jakup Krasniqi: Ata që nënshkruan MSA-në “Kosovo me fusnotë” duhet të shkojnë në Prokurori

Jakup Krasniqi: Ata që nënshkruan MSA-në “Kosovo me fusnotë” duhet të shkojnë në Prokurori

Digitalb transmeton dokumentar për Dhimitër Shuteriqin: të jetë thjesht rastësi?!

Digitalb transmeton dokumentar për Dhimitër Shuteriqin: të jetë thjesht rastësi?!

“Djali skeptik nga bota e tretë”: çfarë historie qëndron pas imazhit që bëri xhiron e botës

“Djali skeptik nga bota e tretë”: çfarë historie qëndron pas imazhit që bëri xhiron e botës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni