Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga ark. Ylber VOKSHI: Si duhet kuptuar pranimi i Kosovës në UNESCO

by Te Sheshi
08/10/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga ark. Ylber VOKSHI: Si duhet kuptuar pranimi i Kosovës në UNESCO

Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO (United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) do të jetë pa dyshim rrjedhojë e të gjitha përpjekjeve që ajo po bën për respektimin e të gjitha normave, standardeve dhe ligjeve ndërkombëtare në fushë-veprimtarinë voluminoze që përfshihet në këtë organizatë të rëndësishme.

Unë do të fokusohem posaçërisht në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Sigurisht, edhe fushat e tjera që i ka në kompetencë kjo agjenci e rëndësishme e OKB-së kanë rëndësinë e tyre. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit dhe për marrjen e përgjegjësive për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Nuk mund të mburremi se në vitet e pas luftës e kemi trajtuar ashtu siç duhet trashëgiminë kulturore në tërë territorin e Kosovës. Ende pas 16 vitesh ne operojmë me listë të përkohshme të objekteve të trashëgimisë, pasi nuk kemi arritur të kemi listën e plotë, të përhershme. Këto toka janë sunduar nga romakët, bizantinët, venedikasit, bullgarët, e së fundi nga serbët. Në këto treva ka funksionuar civilizimi i vjetër autokton, i identifikuar qëmoti me paraardhësit tanë, pellazgët, më vonë me ilirët e sot me shqiptarët, që i popullojnë këto treva të Ballkanit të begatshme me monumente individuale dhe në tërësi urbane.

Sipas ligjeve aktuale, si dhe atyre që rrjedhin nga pakoja e Ahtisarit, trashëgimia kulturore dhe historike ka trajtim të veçantë për monumentet e trashëgimisë ortodokse serbe. I kemi 45 zona të veçanta të mbrojtura,si dhe ligje speciale për trashëgiminë ortodokse serbe në Prizren dhe në Hoqën e madhe. Aq shumë ka anomali në ato ligje, sa parimi i barazisë, i multietnicitetit, aq shumë i proklamuar, është bastarduar e degraduar skajshmërisht në dëm të popullit me shumicë shqiptare, e të feve të tjera në Kosovë. Ndarja etnike është shumë e qartë, pasi vetë ne e kemi legjitimuar atë me këto ligje. Harmonia fetare shumëshekullore po tentohet të prishet, ndërsa objektet fetare asnjëherë nuk u kanë paraprirë ndasive. Dihet botërisht se edhe shqiptarët ortodoksë kanë jetuar dhe vepruar në këto territore në shekujt e kaluar, e kanë lanë gjurmë që serbët i kanë përvetësuar si të tyret.

Loja politike, kinse me kundërshtimin e Serbisë, që po na serviret për një kohë të gjatë, është e dyshimtë nga ana e të dy shteteve, duke treguar një mungesë serioziteti para opinionit publik, këtu në Kosovë e në vendet e tjera progresiste. Ky anëtarësim i Kosovës në UNESCO, veç përfitimeve që do të kemi të gjithë, si një shoqëri “multietnike”, do të ketë si përfitues më të madh komunitetin serb, gjegjësisht Serbinë, pasi mbrojtja e trashëgimisë ortodokse serbe do të përfitojë edhe një “garanci” shtesë, një superkontroll ndërkombëtar. Kriteret për trajtimin e të gjitha monumenteve kulturore tek ne, pa dallim feje apo etnie, duhet  të jenë unike për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.

Kundërshtimet dhe ankesat e shtetit serb janë absurde, të paqëndrueshme, pasi  UNESCO i trajton të gjitha monumentet si trashëgimi kulturore të njerëzimit. Nuk mundet të ketë dallime sipas etnisë e fesë, siç po kërkojnë serbët, duke iu frikësuar përvetësimeve të turpshme që kanë bërë në shekujt e kaluar.

Kjo betejë politike do të përfundojë me pranimin e Kosovës në UNESCO. Duhen falënderuar të gjithë vendimmarrësit që lobuan  dhe kontribuan në këtë proces të komplikuar dhe shumë të vështirë. Por atëherë do të fillojë puna më e vështirë, në implementimin e të gjitha kritereve strikte që kërkohen nga UNESCO. Kjo do të jenë një sfidë e madhe për institucionet tona të brishta që merren me trajtimin e trashëgimisë kulturore dhe historike.

Duke u nisur nga ajo se si e kemi trajtuar këtë problematikë në vitet e pas luftës, është e kuptueshme që të kemi skepticizëm të madh. Nevojitet angazhim i madh, krejt ndryshe nga ç’është parë deri më tani. Duhet kuptuar se UNESCO nuk ka shkop magjik, nuk është institucion financiar që do të na i zgjidhë të gjitha kërkesat tona. Nuk duhen pritur vetëm donacione, pa i arsyetuar ato me ekspertizë dhe punë profesionale, gjë e cila deri më sot na ka munguar.

Nga ne pritet që shteti ynë, si anëtar fuqiplotë i UNESCO-s, të tregojë seriozitet maksimal, të shfaqë nivelin e përkushtimit, mënyrën e trajtimit, mekanizmat e menaxhimit në ndarjen e fondeve realiste për mbrojtjen dhe restaurimin e objekteve që kanë hyrë në Listën e Trashëgimisë Botërore.

Do ta kemi obligim që urgjent ta kompletojmë listën e përhershme të objekteve pas një procesi të hollësishëm të inventarizimit të të gjitha pasurive kulturore në tërë Kosovën, e cila do të plotësohet me monumente të reja, të hulumtuara në vazhdimësi. Trajtimi i këtyre objekteve apo komplekseve duhet të jetë përparësi si në aspektin e rehabilitimit të tyre (planet e konservimit), ashtu edhe në atë të kompletimit të infrastrukturës rrugore, sinjalizimit, të rregullimit të trotuareve dhe të shtigjeve për këmbësorë.

Ka një çështje të një rëndësie të veçantë, që është shkollimi i ekspertëve të rinj, si dhe trajnimet intensive të kuadrit ekzistues që merret me trashëgiminë. Kapacitetet njerëzore momentale janë të pakta, të paspecializuara në punë restauruese, të pastimuluara materialisht; atyre u mungon eksperienca në fushën e planifikimit hapësinor dhe të atij urban, në menaxhim, në rehabilitime, në promovime turistike, etj.

Më duket e tepërt ta potencoj se cila është rëndësia e trajtimit dinjitoz të trashëgimisë kulturore dhe historike. Vetëm ata të cilët nuk e njohin rëndësinë historike të ekzistencës së kësaj pasurie, të ndërlidhur ngushtë me identitetin urban të vendbanimeve tona në Kosovë, mund të mendojnë dhe të veprojnë ndryshe. Në shikim të parë, kjo duket e parëndësishme, por shumë objekte kulturore-historike që ishin nën mbrojtjen e shtetit, janë rrënuar në mënyrë sistematike në gjashtëmbëdhjetë vitet e fundit. Sa lehtë e anashkalojmë,e harrojmë ekzistencën tonë në këto hapësira. Asnjëherë nuk e kemi vlerësuar të kaluarën tonë, e cila më së miri identifikohet me objektet e trashëgimisë, që çdo shoqëri i ruan në mënyrë institucionale për të treguar dhe dokumentuar lashtësinë e vet. E ne i kemi zhdukur me kohë pikërisht këto vlera historike dhe arkitektonike. Uro që këto veprime vandale të mbeten pjesë e së kaluarës pas anëtarësimit në UNESCO.

Kosova ka çfarë t’i ofrojë kulturës botërore. Përveç monumenteve të ndryshme fetare dhe civile, ajo i ka dhe dy komplekse të studiuara, të një rëndësie të veçantë arkitektonike, urbanistike dhe historike.

  1. Qendra historike e Prizrenit është një kompleks i njohur edhe më parë nga UNESCO, që pati bërë një vlerësim në vitin 1975, pas kërkesës së institucioneve të kohës në 1972-shin për ta përfshirë Prizrenin në Listën Botërore të Trashëgimisë.

  2. Çarshia e madhe e Gjakovës është një kompleks i rehabilituar disa herë gjatë historisë, si rezultat i djegies së saj. Ajo ka një veçori të veçantë, si një tërësi urbane unike në Ballkan. Eshtë ndërtuar dhe zhvilluar para disa shekujve, dhe funksionon edhe në ditët e sotme. Përmbajtjet e ndryshme shërbyese, tregtare, prodhuese, fetare e të tjera, bashkëveprojnë në mënyrë të përsosur me banimin si një tërësi atraktive urbane.

Pasuri të mëdha historike të këtij lloji kemi dhe në pjesët e tjera të Kosovës. Duhet angazhim më i madh që ky thesar, kjo trashëgimi, të jetë një nga përparësitë e shtetit tonë, e jo të na ngjasë si me Shqipërinë, ku Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në sesionin e 39-të, të mbajtur në qershor-korrik 2015, në Bon, pasi vlerësoi progresin e arritur në menaxhimin e siteve të Gjirokastrës dhe Beratit gjatë dy viteve të fundit, vendosi në mënyrë unanime që kjo pasuri të mos përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Vuçiç refuzon ftesën e Ramës për të parë ndeshjen, në letër shpjegon arsyet

Vuçiç refuzon ftesën e Ramës për të parë ndeshjen, në letër shpjegon arsyet

FOTO/5 yje mbi 8 rrota: ja se ku ndodhet një nga dhomat më luksoze në botë

FOTO/5 yje mbi 8 rrota: ja se ku ndodhet një nga dhomat më luksoze në botë

Edhe shqiptarët e Maqedonisë të pushtuar nga ankthi i ndeshjes me përfaqësuesen serbe: shprehen gazetarë e ish-lojtarë

Edhe shqiptarët e Maqedonisë të pushtuar nga ankthi i ndeshjes me përfaqësuesen serbe: shprehen gazetarë e ish-lojtarë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

Yje botërorë kinemaje, peticion për Gazën

23/05/2025
Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

Forbes, nxitje amerikanëve: Shkoni të jetoni në Vlorë!

23/05/2025
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni