Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Abazoviç, gati për në Beograd

    Abazoviç, gati për në Beograd

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Njeriu i ngushtë Putinit zbulon planin e luftës me NATO-n

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Tanja Fajon “heq dorë” nga Serbia

    Votimi në PE që Moska nuk do e dëshironte

    Ukraina e Moldavia me status kandidat, reagimi i parë rus

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Mungesa e gazit rus, Norvegjia “shpëton” BE-në

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Ndalimi i hixhabit, fund i ëndrrave arsimdashëse për shumë muslimane në Indi

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    Edhe OKB vulos autorësinë e një vrasjeje

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    “Rebeli” i BE-së, krah të zhgënjyerve me BE-në

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

    Fundi i kërkimit për të mbijetuarit e tërmetit në Afganistan

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Argëtim SALIU*: Ku është shqiptaria me nivelin e shërbimit civil në administratë?

Nga te Sheshi
23/06/2015
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Argëtim SALIU*: Ku është shqiptaria me nivelin e shërbimit civil në administratë?

Me rastin e 23 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil

Sipas vendimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 23 qershori është data e shërbyesve civilë. Për shënimin e kësaj date organizohen shumë tryeza dhe konferenca me karakter ndërkombëtar, ku shtjellohen tema rreth administratave nacionale, reformave administrative dhe zhvillimit të shteteve në përgjithësi. A thua, cila është pasqyra e shërbimit civil në rrafshin kombëtar, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni?

23 qershori është data e shërbyesve civilë të administratës, e cila ka filluar të shënohet që nga vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (57/277) i datës 20 dhjetor 2002. Për hir të kësaj date, vendet anëtare të OKB-së organizojnë tribuna dhe konferenca shkencore, ku debatohet mbi rolin dhe funksionin e administratës në përgjithësi, dhe të shërbyesve civilë në veçanti, për përmbushjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve gjatë marrëdhënieve me organet e administratës, dhe për proceset e ndryshme të zhvillimit të shteteve në tërësi.

Eshtë fakt se nëpunësit administrativë kanë punë dhe obligime me përgjegjësi të lartë, se në mënyrë të palodhshme janë në shërbim të qytetarëve dhe të institucioneve të shtetit. Pa dyshim që globalizimi dhe zhvillimi i hovshëm i teknologjisë ushtron presion të vazhdueshëm mbi administratorët që të jenë sa më efikasë dhe në një hap me kohën moderne. Ky shkrim nuk mëton që të shpjegojë se cili është apo duhet të jetë roli dhe funksioni i tyre, madje as të japë definicione mbi sistemet krahasuese të shërbimeve administrative shtetërore. Përndryshe, ky shkrim kërkon t’i paraqesë opinionit një pasqyrë të shërbimeve administrative në rrafshin kombëtar, në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Që Maqedonia ka një armatë administratorësh në institucionet e sistemit e dëshmojnë edhe raportet e shumta, që nga institucionet e vendit e deri te ato ndërkombëtare. Që duhet ta reduktojë të paktën për 70-80 mijë administratorë, këtij detyrimi ndërkombëtar nuk mund t’i shmanget. Të kuptohemi, problematika e administratës publike nuk duhet të njohë ndasi etnike, politike apo fetare; megjithatë, ky shkrim vë në fokusin e vet administratorët shqiptarë, të cilët kohëve të fundit nuk mungojnë në numër (në aspektin sasior), por janë të paktë për nga aspekti cilësor. Shumica e tyre nuk janë të angazhuar sipas përgatitjeve përkatëse akademike. Në kulturë punojnë ata me bujqësi apo xehtari, në polici punojnë albanologë, në ekonomi punojnë pedagogë, në arsim punojnë policë; pra, një përzierje e dhunshme, e paimagjinueshme për trurin e shëndoshë, i cili ka në proeksion administratë të vogël dhe efikase! Veç kësaj, avancimi i administratorëve shqiptarë, si në nivelin horizontal dhe në atë vertikal, është sfidë që kërkon mund dhe përpjekje të mëdha. Kuptohet se këtë rol kyç duhet ta luajë Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, që duhet ta ndjekë me vëmendje këtë problematikë, e të hartojë një strategji të veçantë kombëtare.

Administrata dhe shërbyesit civilë në shtetin më të ri të Europës, në Kosovë, po ballafaqohen ende me shtetndërtimin dhe krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe demokratike. Mirëpo, në dallim nga Maqedonia dhe Shqipëria, autoritetet kosovare po ndihmohen në masë të madhe nga faktori ndërkombëtar, ndërsa po pengohen nga brenda, nga klasa politike.

Sa i takon organizimit dhe funksionimit të organeve administrative në Shqipëri, atje situata është paksa më ndryshe, për arsye se Shqipëria tanimë është anëtare e NATO-s, dhe ka filluar me jetësimin e proceseve të rëndësishme me Bashkimin Europian që pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, liberalizimit të vizave, dhe aplikimit për statusin e vendit kandidat. Reforma administrative territoriale dhe reformimi i shërbimeve administrative janë një nga sfidat që institucionet e BE-së e përcjellin në vazhdimësi.

Sipas ish-presidentit të SHBA-ve, Woodrow Wilson, administrata është pjesa më e dukshme e qeverisë, pra, është vetë qeveria në veprim. Andaj, efektshmëria e shtetit varet nga qeveria, ndërsa efektshmëria e qeverisë varet pikërisht nga administrata. Sipas këtyre rrethanave, cilësia e shërbimeve administrative është një tregues për efektshmërinë dhe sukseset e një shteti. Vlen të citohet edhe profesori e akademiku Esat Stavileci, i cili thotë se: “Administrata pa pushtet nuk mund të veprojë, por edhe ushtrimi i pakufizueshëm i pushtetit prej saj nuk është në përputhje me vlerat e demokracisë.” Nga ky citim mund të konkludohet se administrata në vendet e lartpërmendura po keqpërdoret fatkeqësisht nga pushtetarët, të cilët nëpërmjet partizimit dhe pushtetit po mundohen me çdo kusht të kenë nën kontroll çdo njësi, sektor dhe departament të institucioneve publike.

Eshtë më se e rëndësishme që në vazhdimësi të vazhdohet me reforma dhe të minimizohet ndikimi i politikës ndaj administratorëve. Kjo periudhë e zhvillimit teknologjik të shfrytëzohet për modernizimin e shërbimeve, për të qenë sa më afër qytetarëve. Veprimi i administratës nga pozita autoritative-burokratike, të mundësuara prej pushtetit, është jashtëzakonisht i dëmshëm për qytetarët dhe demokracinë e vendit, prandaj administrata dhe pushteti duhet ta kuptojnë se roli i tyre në shoqëri është ofrimi i shërbimeve për qytetarët dhe komunitetin e biznesit. /tesheshi.com/

*PhD kandidat në drejtimin, Administrata Publike e Krahasuar

Të ngjashmeLajme

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit
Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

21/06/2022
Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë
Opinione

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

18/06/2022
Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!
Opinione

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

29/05/2022
Lajme të tjera
SPECIALE/ Të gjithë të befasuar nga 21 qershori…

SPECIALE/ Të gjithë të befasuar nga 21 qershori…

Bëni kujdes! Ja një vend ku nuk duhet ta vendosni absolutisht celularin (ju dëmton më shumë seç e mendoni)

Bëni kujdes! Ja një vend ku nuk duhet ta vendosni absolutisht celularin (ju dëmton më shumë seç e mendoni)

Të papara: ja cilat janë vetitë kurative dhe ndikimi i akullit në organizëm

Të papara: ja cilat janë vetitë kurative dhe ndikimi i akullit në organizëm

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës “qan” sulmin ndaj homoseksualëve në Oslo

Presidentja e Kosovës “qan” sulmin ndaj homoseksualëve në Oslo

9 orë Më parë
Akti dhe mesazhet e këtij politikani turk në zemër të Athinës

Akti dhe mesazhet e këtij politikani turk në zemër të Athinës

10 orë Më parë
Rama s’rresht ndaj BE-së: Të të vijë keq…!

Rama s’rresht ndaj BE-së: Të të vijë keq…!

12 orë Më parë
Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

Rusët, me komandant të ri në Ukrainë: Tepër mizor!

13 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

Sa ar i pazbuluar ka mbetur në botë, sa ka Ballkani?

25/06/2022
Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

Pse Ukraina po tërhiqet nga Severodonetsku?

25/06/2022
Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

Vendi “më i rrezikshëm” në botë, aty ku mund të nisë e Treta

25/06/2022
Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

Rama, në zemër të Europës: Lavdi Zotit për Turqinë…!

24/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist