Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Anderson MARKU: Media dhe roli i saj në tjetërsimin e konceptimit të së bukurës dhe vlerave

by Te Sheshi
11/05/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Anderson MARKU: Media dhe roli i saj në tjetërsimin e konceptimit të së bukurës dhe vlerave

Nevoja për t’i patur njerëzit nën kontroll apo për t’u imponuar atyre diçka ka qenë dhe mbetet ëndrra e çdo pushtetari, dhe kjo gjë e ka shtyrë gjithmonë pushtetin drejt gjetjes së rrugëve dhe mënyrave për ta legjitimuar këtë lloj dhune të heshtur. Magjia ka qenë njëra prej tyre. Magjistari, nëpërmjet trukeve të tij, i frikësonte masat dhe u nguliste në koka konceptet dhe postulatet e dëshiruara prej tyre. Magjia, kjo formë manipulimi, ishte pushtet më vete në kohët e hershme. Sot stafetën e ka marrë media, magjistari modern, nga një kuti televizori ose kompjuteri, nëpërmjet së cilit mbahen nën kontroll “delet e Perëndisë”.

Roli i medias për informimin e publikut po e humbet (në mos e pastë humbur) domethënien e vet. Qëllimi i medias për mbulimin e çështjeve që janë me interes për publikun po zbehet çdo ditë e më shumë. Nga mjet informimi, ajo po shndërrohet dita-ditës në përçues degjenerimi dhe antivlerash. Promotor i të kotës dhe daullexhi i vazhdueshëm i saj. Evitues i problemeve reale që po e pengojnë dhe po e cenojnë zhvillimin e vendit tim.

Promovimi i fenomeneve si “Lepurushja”, apo i gjërave të ngjashme nëpër televizione a mediume të tjera sociale, nuk tregon gjë tjetër, veç degradimin e thellë shoqëror të shoqërisë tonë; një degradim të “nëndheshëm”, i cili synon t’i minojë themelet e së tashmes dhe së ardhmes. Për më tepër, një promovim i tillë synon tjetërsimin e perceptimit tonë ndaj të bukurës, modernes dhe bashkëkohores. Për fatin tonë të keq, koncepti për të bukurën, për origjinalen, po humbet, ndërsa media po bën ç’është e mundur për vënien e luleve mbi varrezat e tyre; varrezat, simboli i vdekjes së thelbit brenda nesh.

E bukura si koncept është relativ, por brenda saj gjenden dhe absolutizma. Në rastin e mungesës së saj, ajo çfarë e zë vendin automatikisht është e kundërta e vet. Në fakt, është pikërisht e kundërta e të bukurës ajo që po na shfaqet si zgjedhje. Ajo që po na ofrohet si e tillë sot është shpërlarje, një kopje e shëmtuar e saj. Antivlerat po legjitimohen nën ombrellën e modernitetit – një modeli pa model – e na ofrohen – mundësisht na imponohen në pavetëdije – si “vlera moderne”.

Bukuria e vërtetë po humb terren, ndërsa manifestohet me parulla të kudogjendura ajo artificiale. Në mediat sociale, në televizion e kudo tjetër. Gjokse të mbushura me silikon, të pasme të rrumbullakosura, buzë të fryra drejt shpërthimit, këto janë panoramat kryesore të mediumeve më të ndjekura. Një thirrje e fuqishme drejt falsitetit, artificiales, pre e së cilës është kryesisht rinia, e ardhmja e këtij vendi.

Një farë e keqe po mbillet, e mjerisht, reagimi ynë mungon, duke pandehur se ajo po mbillet në arën e tjetërkujt. Jo, jo, ajo po mbillet në tokën tënde, në vendin tënd, madje në familjen tënde. Trumpetimi i vazhdueshëm i këtyre “vlerave moderne” i bën ato lehtësisht të pranueshme në shoqëri. Reagimi ndaj tyre konsiderohet prapambetje, aprovimi çmohet si emancipim, ndërsa heshtja si konfirmim pa zë; një krim monstruoz i legalizuar pa i kushtuar rëndësi.

Pyetja se “ku po na shpie kjo lloj ‘kulture'” duhet të na ngacmojë vazhdimisht. Këtij labirinti, këtij udhëkryqi të pakrye, duhet t’i jepet fund. Kthimi tek vlerat dhe tek konceptet në origjinalitetin e tyre është sa detyrë kolektive, po aq edhe individuale. Dora e medias duhet të jetë vazhdimisht e zgjatur në vënien e tyre në dukje. Ky është dhe misioni primar i saj. Vlerat nuk dalin kurrë mode, janë gjithmonë në treg, ekzistente. E në tregun e vlerave, bëhu blerësi, jo shitësi i tyre. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
SHËNIM/ Profesionalizmi tronditës i një medie: ja shkaku i aksidentit në Golem ku humbën jetën dy fëmijë

SHËNIM/ Profesionalizmi tronditës i një medie: ja shkaku i aksidentit në Golem ku humbën jetën dy fëmijë

Kuvendi i Kosovës mblidhet më 18 dhe 25 maj, nuk futet në rend dite ratifikimi për Demarkacionin

Kuvendi i Kosovës mblidhet më 18 dhe 25 maj, nuk futet në rend dite ratifikimi për Demarkacionin

Krijohet “ndyrësira” e ngrënshme ushqimore: ja çfarë përmban (video)

Krijohet “ndyrësira” e ngrënshme ushqimore: ja çfarë përmban (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni