Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Amir B. AHMETI: Trump president i SHBA-ve? Nuk e besoj!

by Te Sheshi
20/03/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Amir B. AHMETI: Trump president i SHBA-ve? Nuk e besoj!

I.

Një konstatim i tillë nuk është ndonjë profeci, por një studim dhe kalkulim standard i rrethanave dhe sistemit elektoral presidencial në SHBA.

Në bazë të titullit të këtij shkrimi, mund edhe të nënkuptohet se po jap një konstatim paraprak se kandidati republikan Trump nuk do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, dhe kështu po e humb neutralitetin gjatë analizës apo opinionit tim. Megjithatë, edhe kësaj radhe, si herët e tjera, teorinë time supozuese po e argumentoj me fakte të mbështetura në sistemin zgjedhor presidencial, i cili ka ardhur në një gjendje kritike dhe në një rrugë të patjetërsueshme të ndryshimit të tij. Sidoqoftë, edhe ky sistem që është nuk besoj se do t’ia japë luksin kandidatit më polemizues në historinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA që të arrijë deri te Shtëpia e Bardhë.

II.

Etërit themelues të SHBA-ve preferuan mënyrën e tërthortë, përmes “kolegjit elektoral”, për zgjedhjen e presidentit, dhe jo atë të drejtpërdrejtë, dhe kjo për disa arsye. Eksperti i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Marc Schulman, përmend arsyen e krijimit të një barriere midis popullatës dhe përzgjedhjes së presidentit. Ndërsa më i zëshmi prej etërve themelues, Alexander Hamilton-i, nuk besonte se popullata do të bënte zgjedhje të drejtë, në njërën anë, dhe, në anën tjetër, ai besonte në përparësinë e kolegjit elektoral, i cili mblidhet vetëm njëherë, dhe kjo e pamundëson manipulimin nga qeveritë e huaja ose nga njerëz të tjerë. Por arsye tjetër e etërve themelues ishte edhe frika se popullata nga shtete të ndryshme do ta kenë të vështirë që të njohin një person për ta votuar. Po ashtu, ata llogarisnin edhe mangësinë intelektuale te masa, në njohjen e karakterit dhe të kualifikimit të kandidatit potencial, për të bërë një zgjedhje të mirë dhe të drejtë.

Pra, sipas etërve themelues të SHBA-ve, masa nuk konsiderohej gjithherë si indikator vendimtar e përcaktues. Sepse edhe masa mund të manipulohet lehtë. Ne sot jemi dëshmitarë të rasteve të tilla në shumë vende të botës, kur masa është e ndikuar nga ndonjë subjekt politik, sistem qeverisës, propagandë mediatike, etj.

III.

Edhe pse sot kandidati Trump është në epërsi me vota në zgjedhjet paraprake nëpër shtete karshi kandidatit tjetër, Ted Cruz-it, prapë besoj se pikërisht Cruz-i do të marrë nominimin e republikanëve. Dhe jo pse këtë e duan shumë udhëheqës botërorë, politikanë, analistë, etj., por sepse këtë e do pikërisht edhe udhëheqësia e Partisë Republikane.

Konventa Kombëtare e Republikanëve pritet të mbahet në datat 18-21 Korrik 2016, e ku do të votohet për nominimin e kandidatit presidencial nga radhët e republikanëve. Meqë deri atëherë ka edhe disa muaj kohë, udhëheqësit e lartë republikanë janë duke punuar shumë që të sigurohen se Trump-i nuk do të arrijë ta marrë nominimin. Arsyet nuk do të bëhen publike asnjëherë zyrtarisht, por besoj se tanimë është e qartë se janë vetëm dy të tilla. E para: se politikanët e përgjegjshëm të republikanëve e dinë se me “presidentin Trump” në krye do të shkohej drejt një rendi të ri botëror, i cili nuk do t’u shkonte aspak për shtat SHBA-ve. Dhe e dyta, që po ashtu është shqetësuese për republikanët: se nominimi i Trump-it si kandidat për president nënkupton një fitore më të lehtë për Hillary Clinton-in. Shumë republikanë po mendojnë se nëse nominojnë kandidatin Cruz për president, duke pasur parasysh se demokratët janë në Shtëpinë e Bardhë për dy mandate me presidentin Obama, do të jetë shumë më e lehtë të pranohet ideja se populli dëshiron të shohë një ndryshim apo rokadë në Shtëpinë e Bardhë, nga demokratët tek republikanët. Por kjo do të ishte e vështirë të arrihet nëse përballë Clinton-it është Trump-i.

IV.

Si po planifikon udhëheqësia e Partisë Republikane ta shmangë nominimin e Trump-it? Në Konventën e republikanëve do të marrin pjesë 2.472 delegatë nga 50 shtete. Ai që fiton gjysmën e tyre, plus një delegat, fiton edhe nominimin për president. Sot Trump-i është para Cruz-it për 250 vota, me gjithsej 673 vota, por janë dhe gati gjysma e shteteve që ende nuk i kanë zhvilluar zgjedhjet paraprake, dhe deri në fund të tyre do të kemi sigurisht një ndryshim të madh të votave. Kurse udhëheqësia e republikanëve po lobon tani që votat e kandidatëve të tjerë, që po tërhiqen nga gara, të jenë për Cruz-in. Përveç 410 votave që Cruz i ka deri tani, janë edhe mbi 310 vota të kandidatëve të tjerë, që janë tërhequr nga gara, duke mos i llogaritur madje 7 votat e Carson-it, i cili po e përkrah Trump-in me shpresën e fitimit të nominimit për zëvendëspresident.

Në këtë situatë mjaft të sikletshme në të cilën po gjenden republikanët, po llogaritet nëse edhe superdelegatët do të mund ta ndryshojnë votën e tyre, e që janë rreth 168 sosh. Kjo vjen për shkak të dallimit mes superdelegatëve nga radhët e demokratëve, të cilët janë të lirë të votojnë për kë duan, dhe atyre republikanë, që nuk e kanë këtë të drejtë, por do të votojnë sipas rezultatit të shtetit nga vijnë. Por përderisa këta superdelegatë nuk janë produkt i kushtetutës amerikane e as i ndonjë ligji federal, por thjesht i rregullave të brendshme partiake, ata edhe mund të mos përfillen.

V.

Do të jetë Trump-i i nominuari i republikanëve apo jo, një gjë është shumë e sigurt, dhe po kthehem te pjesa e parë e këtij artikulli. Pra, se ka ardhur koha që të ndryshohet sistemi elektoral presidencial në SHBA. Juristët mendojnë se sistemi elektoral i zgjedhjeve presidenciale është sot edhe më i komplikuar nga ç’ishte në vitet e para të republikës. Kjo mund të vërehet duke filluar nga komplikimet prej Nenit të II-të, amendamentit të 12-të, dhe një sërë amendamenteve të tjera të mëvonshme, ligjeve federale dhe atyre shtetërore, rregullave partiake dhe traditave, të cilat e kanë stërngarkuar sistemin elektoral, çka ka bërë që sot mbi 80% e popullit amerikan të jetë për ndryshimin e tij. /tesheshi.com/

Autori është magjistër i shkencave juridike, e njëherësh autor i librit, “Zgjedhjet Presidenciale në SHBA – në rrugën e kontinuitetit apo ndryshimit të këtij sistemi elektoral”

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Next Post
Përplasja me Moskën: NATO dërgon në Tivar dy luftanije turke dhe një spanjolle

Përplasja me Moskën: NATO dërgon në Tivar dy luftanije turke dhe një spanjolle

Një video e ëmbël: qeni që këndon teksa fle

Një video e ëmbël: qeni që këndon teksa fle

Qytetarët e Kosovës flenë mbi miliarda euro, por vazhdojnë të mbesin të varfër

Qytetarët e Kosovës flenë mbi miliarda euro, por vazhdojnë të mbesin të varfër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni