Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Amir B. AHMETI: Impeachment-i i Trump-it dhe hija e Nixon-it?

by Te Sheshi
24/02/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Amir B. AHMETI: Impeachment-i i Trump-it dhe hija e Nixon-it?

I.

Sikur në SHBA e në mbarë botën, edhe në trojet tona gati të gjithë ishim skeptikë se Trump-i mund të arrinte në Shtepinë e Bardhë. Disa vlerësonin rrethanat, e disa rregullin. Disa me peshoren e vlerave dhe me profesionalizëm, e disa me frikë nga papërvoja e tij politike. E kur kemi parasysh se në kohën që po jetojmë, të digjitalizimit të botës e internetit, kishte fushata të ndryshme kundër ngjitjes së Trump-it në presidencën amerikane. Disa prej organizatave me rrjet global fushatash përpiluan disa herë peticione të ndryshme të opinionit amerikan dhe botëror kundër kandidatit republikan. Por as këto nuk e ndalën. Si rezultat i sistemit elektoral që funksionon në SHBA, ai fitoj zgjedhjet, respektivisht votën elektorale, edhe përkundër se kishte humbur atë popullore.

Pasi u zgjodh president, kundërshtarët e Trump-it në SHBA u organizuan në shumë mënyra që të pengonin inaugurimin e tij. Më i zëshmi në këtë drejtim ishte miliarderi George Soros, i cili haptas organizoi një takim me miliarderë të tjerë dhe me njerëz me ndikim në media e politikë për të shikuar mundësinë e pengimit të ngjitjes së Trump-it në Shtëpinë e Bardhë. Pasi ai u inaugurua, e kur pritej të ndaleshin këto iniciativa, ato u intensifikuan edhe më shumë. Lufta e tij e hapur me disa media, raportet familjare (me bashkëshorten), që po vlerësohen të zbehta, si dhe kulmi i këtyre skandaleve, telefonata me ambasadorin rus e këshilltarit për sigurinë kombëtare Michael Flynn… Ai tani dha dorëheqjen nga kjo pozitë, pasi u zbulua se ende pa u inauguruar Trump-i kishte biseduar me ambasadorin rus në Uashington për heqjen e mundshme të sanksioneve ndaj Rusisë. Të gjitha këto, dhe të tjera, kanë nxitur kërkesën e procedurës së shkarkimit të presidentit, impeachment-in.

II.

Kushtetuta e SHBA-së ka precizuar qartë se kur përfundon mandati i një presidenti. Përveç rasteve të mbarimit të mandatit 4 ose 8-vjeçar, apo të vdekjes, presidenti, zv.presidenti dhe çdo zyrtar tjetër shtetëror mund të shkarkohen nëse paditen dhe dënohen për tradhti, ryshfet ose krime të tjera të larta, por edhe nëse presidenti vlerësohet se është i paaftë për të udhëhequr vendin mund t’i kërkohet Kongresit për lirimin e tij nga detyra.

Kurse në praktikë, procesi i shkarkimit të presidentit, pra, i impeachment-it, ka ndodhur dy herë në SHBA. Më 1867 u iniciua impeachment për presidentin Andrew Johnson, i cili për një votë i shpëtoi shkarkimit, si dhe më 1998, kur u iniciua impeachment për presidentin William (Bill) Clinton, i cili po ashtu i shpëtoi shkarkimit me pesë vota diferencë.

Kurse unë e fillova këtë shkrim me hijen e Nixon-it, që po mendoj se po e ndjek Trump-in, dhe jo fatin e impeachment-it të Johnson-it dhe Clinton-it! Dallimi është se rrjedha e skandalit Watergate në kohën e Nixon-it, është shumë e ngjashme me skandalin e telefonatës së Flynn-it.

Më 1972, Nixon fitoi mandatin e dytë, por shumë shpejt u zbulua skandali i njohur si Watergate, ku administrata e Nixon-it kishte ndërhyrë në zyrat e Komitetit Nacional Demokratik gjatë fushatës zgjedhore. Shumë nëpunës të administratës filluan menjëherë me dorëheqjet, madje disa prej tyre edhe u shpallën fajtorë. Nixon-i e mohoi se personalisht ishte i përfshirë në atë skandal, por pas pak kohe zv.presidenti Spiro Agnew dha dorëheqje, duke nënkuptuar përfshirjen e tyre. Kur u iniciua impeachment për presidentin Nixon, edhe ai pas një viti nga dorëheqja e Agnew-ut, më 1974 dha dorëheqje që të mos ballafaqohej me akuzat e impeachment-it.

III.

Këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump, Michael Flynn, dha dorëheqje dhe pranoi se kishte biseduar me ambasadorin rus para se të inaugurohej presidenti i ri dhe ai të merrte detyrën zyrtarisht. Biseda e Flynn-it me ambasadorin rus konsiderohet krim me Aktin Logan të vitit 1799, i cili ndalon negociimin e zyrtarëve të paautorizuar me vende të tjera. Tani, a ishte në dijeni Trump për këtë bisedë? Kjo ka bërë që kundërshtarët e tij të marrin edhe më shumë kurajo; tani ata, pas Flynn-it, po kërkojnë edhe kokën e Trump-it. Ka dy javë që gati çdo ditë shkruhet për impeachment-in e presidentit Trump, se ai duhet të gjykohet dhe shkarkohet.

Ndërsa ngjashmëria e këtij skandali me atë të Watergate-it është se lidhet para fillimit të mandatit; dorëheqjet e nëpunësve të administratës së Nixon-it, madje edhe të vetë zv.presidentit, sikur te rasti i Trump-it, kur këshilltari i sigurisë kombëtare jep dorëheqje dhe tash ende është duke u hetuar rasti për të zbuluar se a ka qenë në dijeni presidenti.

Në politikë dhe në media thuhet se fituesit të zgjedhjeve duhet t’i jepet afat njëqind ditë të qeverisjes e pastaj të kritikohet për punën jo të mirë, etj. Por në rastin e Trump-it, e filluan që në ditën e parë. Ku do të shpjerë kjo fushatë kundër tij dhe cili do të jetë rezultati, asnjë analist më nuk po prognozon sigurisht. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Vendimi: As një dru i vetëm nuk do të pritet më në Norvegji

Vendimi: As një dru i vetëm nuk do të pritet më në Norvegji

Ironia e fatit: Ministrja e Shëndetësisë në Austri vdes nga kanceri

Si janë pritur thirrjet e Bashës për luftë? Edhe militantët e PD-së kundër!

Si janë pritur thirrjet e Bashës për luftë? Edhe militantët e PD-së kundër!

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni