Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Sociologji emocionesh: bisedë me djalin tim 9-vjeçar

by Te Sheshi
25/11/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Sociologji emocionesh: bisedë me djalin tim 9-vjeçar

Një e diel me shi. Jam duke kontrolluar tezën e masterit të një studenteje të shkëlqyer nga Prishtina, që flet për psikologjinë politike si strategji për emancipim politik në kontekstin kosovar. Nën vatër: Harold Lasswell-i, e pavetëdijshmja; teori që thekson se njerëzit të cilët i bashkangjiten turmës humbasin etjen për mendim të ftohtë dhe kritik, duke u lëshuar tërësisht nën dirigjimin e të pavetëdijshmes; psikanaliza që ka për bazë parimin e kënaqësisë së menjëhershme, apo reagimin impulsiv, agresiv.

Ndërkohë mendoj rreth shkrimit të radhës, duke kontekstualizuar, duke fokusuar një kohë kur në qarkun tonë jetik janë interiorizuar pak vlera, e kur atakohemi dhe përballemi me një vërshim antivlerash. Një botë e dinamikës marramendëse të së keqes së planetarizuar, kur jo vetëm ne të rriturit, por edhe fëmijët janë infektuar nga idiotizmat e mendjengushtëve dhe zemërprishurve, të atyre me psiko-biografi tepër impulsive, të përshkuar nga vulnerabiliteti, hostiliteti…, nga të gjitha taboret.

Një mbrëmje, kur pas ardhjes nga puna bëj ritualin e ndejës, bisedës, kafe-çajit me familjen, m’u afrua djali im nëntëvjeçar, i cili mes tjerash më shtroi një pyetje që ma vërtiti botën tek vështroja fytyrën, drojen dhe frikën e tij: “Babi, a do vijë tek ne ISIS-i? Ata i vrasin njerëzit që s’kanë mjekër, që s’janë veshur me të zeza, kurse fëmjët i rrahin me rrip.” Jahu! “Ç’thua mor ti, mor lazdran-bukuroshi i babës,” – ia ktheva! “Si kalove sot në shkollë, ç’notë ke marrë? Sërish pesë, a? E di që në anglisht je më i miri.”

Fëmija nuk është për tema të këtilla, për hallqarje; është i vogël, i dëlirë, megjithatë jo naiv. Me siguri klima rreth Parisit diqysh e ka prekur edhe atë. Dyshoj me trishtim te interneti, mos ka parë ndonjë skenë… Them me vete: Vaj medet atyre që bëjnë atë që bëjnë në emër të fesë. Ju mjafton vetëm mëkati i trazimit, i horririzimit të botës fëminore, lëre më imazhin e dërrmuar të një feje që s’do të mund të përmirësohet edhe për nja dy breza, kuptohet nëse nuk paraqitet një tajfë e këtillë që shkatërron edhe milienë, historinë, por edhe psikologjinë e njerëzve, madje edhe atë infantile.

Si u arrit që Islami i paqes të zëvendësohet me “Islamin militar”, shokues madje edhe për besimtarët e denjë? Intelektuali i mirënjohur boshnjak Mustafa Spahiq, në një intervistë televizive në temën, “Lufta kundër Islamit nëpër shekuj: Gjendja e ummetit dje dhe sot”, shënoi mes tjerash katër faza të projekteve antiislame, tre prej të cilave janë të jashtme, kurse njëra interne, e brendshme: kryqëzatat (rreth dyqind vjet), kolonializmi, orientalizmi, dhe e katërta, faza më e rrezikshme, Islami luftohet me Islam, Kur’ani me Kur’an, sunneti me sunnet, hadithi me hadith, medhhebet (drejtimet juridike) me medhheb, fikhu (e drejta islame) me fikh, muslimanët me muslimanë, p.sh., sunnitë-shiitë, selefi/vehabi-hanefi/maturidi/esh’ari, etj. Sot kemi përplasjen mes Islamëve, mes versioneve të ndryshme të perceptimit dhe jetësimit të kësaj feje universale. Dhe kemi psikologjinë e dërrmuar të interpretimit të bëmave të njerëzve që thirren në fjalën e dëshmisë, por punët i kanë diametralisht të kundërta me të.

Eshtë fakt se sot në shumë vende të botës është aktual regjimi i ohlokracisë, i sundimit të njerëzve të këqinj dhe i të zgjedhurve të tyre, se një pjesë e botës është e pezmatuar me pjesën tjetër, se shfrytëzimi i resurseve është i padrejtë, se ekziston një hendek i madh mes dy hemisferave, dhe se ky hidhërim i mbledhur ndër dekada e shekuj është kah shpërthen në kohën tonë, kur flitet për luftën e tretë botërore, për një apokalips të shkaktuar nga dora e njeriut. Eshtë evidente se ata që i frynë zjarrit duke e ndarë botën në ”Perëndimi” dhe “të tjerët”, që teorizuan për “qytetërimet superiore” dhe ato “inferiore”, që farkuan diadën “aksi i së mirës” dhe “aksi i së keqes” (G. W. Bush), që sot pranojnë se kanë gabuar në strategjitë e veta (Blair), që pranojnë eksploatimin dhe kolonializmin (“Pa Afrikën, Franca do të ishte pjesë e shoqërive të Botës së Tretë” – J. Chirac), kanë dhënë “kontribut” të hatashëm në krijimin e klimës së tmerrit që sot mbizotëron gjithandej. Frikë e fobi!

Një shok rrëfen se si një mik që jeton në Londër i ka treguar se këtyre ditëve, me të shkelur në metro një person me mjekër, të gjithë udhëtarët përreth kanë ndryshuar qëndrimin, janë ngushtuar, janë mbledhur, janë mbërthyer nga heshtja e vdekjes, duke pritur më të keqen, dhe në gjendjen e homo loquens-it, qenies që flet, janë kthyer vetëm pas largimit të “të dyshimtit”. Të gjithë sot jemi të terrorizuar; edhe të tjerët, por më tepër ne muslimanët. Neve ideologjikisht na është hapur një hendek aq i madh, sa që edhe ne intelektualët mbetemi pa tekst, të habitur se çka po ndodh dhe si mund të ndodhë ajo që ndodh në katër anët e botës. Më 6 nëntor fala një xhuma në Tiranë, dhe besomëni, s’dija se çka ndodh; një rend krejtësisht tjetër i faljes, madje edhe për një njeri që rreth 30 vite është brenda qarkut fetar. Pa sunete, me një ezan, me dalje të imamit në rrugë për t’i prirë xhematit; një pamje e paparë deri më sot për mua. Dhe thashë me vete: “Eh, vërtet po vehabizohemi!” Të falesh në Shkup dhe në Tiranë thua kaq dallim duhet të ketë?

Eshtë një thënie popullore kafkasiane që thotë, “Pisem yipe nape” (“Dinjiteti vjen, ka përparësi ndaj shpirtit!”). Kush e krijoi këtë islamofobi ultrapatologjike, kush na e mori dinjitetin që pararendësit tanë e ndërtuan me shekuj? Komplotistët: të tjerët. Muslimani i arsyeshëm: sa të tjerët, ndoshta edhe më shumë ne vetë. Njeriut s’mund t’i bëjë kush keq më tepër se ç’mund t’i bëjë ai vetvetes. Shpirt kemi, dinjitetin thuajse e kemi humbur. E gjejmë në histori, te brezat shembullorë, por me histori s’jetohet. Duhet ta ndërtojmë imazhin sërish ne, duhet ta rikthejmë famën sërish ne, sepse: “Ata njerëz tashmë kanë kaluar. Ata do të kenë çfarë kanë merituar dhe ju do të keni atë që meritoni, e nuk do të pyeteni për veprat e tyre”. (Kur’ani, 2:134) /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Meta: Po presim valën e madhe nga Siria

Meta: Po presim valën e madhe nga Siria

Çaji nuk pihet më në çajtore!

Çaji nuk pihet më në çajtore!

Misionarët anglo-amerikanë, Rev. Phineas dhe Violet Kennedy, “engjëjt mbrojtës” të shkollës së parë shqipe të vashave në Korçë

Misionarët anglo-amerikanë, Rev. Phineas dhe Violet Kennedy, "engjëjt mbrojtës" të shkollës së parë shqipe të vashave në Korçë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni