Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: “Shkupi 2014”: Berlini i Dytë dhe parodia boshnjake (2)

by te Sheshi
20/07/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: “Shkupi 2014”: Berlini i Dytë dhe parodia boshnjake (2)

Historia e Shkupit (pse jo, edhe e Maqedonisë, sepse ky kancer është i përhapur në të gjithë vendin) do të përmendë edhe periudhën nën okupimin e nacionalizmit agresiv, e barok-byrek nacionalizmit. Ai thotë se s’është dashur që Shkupin t’ia dorëzojmë dragoit barok, pa u munduar ta mbrojmë atë, pa u munduar t’i ndihmojmë të shpëtojë nga ky invazion primitiv i pashijes dhe arbitraritetit, arkitekturës diletante dhe simbolikës patetike, e kuazipatriotizmit të rikomponuar.

Qëndrim mosaprovues lidhur me këtë projekt ka edhe faktori ndërkombëtar, nga politikanët e deri te mediat. The Wall Street Journal ka vënë një titull, “A Face-Lift in Macedonia”, në lidhje me Shkupin 2014, duke kritikuar populizmin gruevskian, duke potencuar se ky projekt urban ripërtëritës shtyt krenarinë kombëtare të maqedonasve, por trazon kontroversat kulturore dhe politike. Një analist tjetër thotë se ky projekt shkakton grindje jo vetëm përbrenda Maqedonisë, por edhe jashtë saj, me vendet fqinje (Greqia e merr për provokativ këtë projekt, ndërsa Bullgaria disa figura të sheshit të Shkupit i ka nëpër qytetet e veta). Sipas tij, është e pakuptimtë që të harxhohen tërë këto para në një kohë kur 1/3 e popullatës jeton në caqet e varfërisë. The  New York Times ka vënë një titull në tetor të vitit të shkuar, përmes të cilit e përshkruan gjendjen tek ne: “Shtohen shqetësimet lidhur me autoritarizmin në Maqedoni”. Një portal kroat, lidhur me manifestimin e 20-vjetorit të pavarësisë përreth “kalorësit antik”, ka dhënë cilësimin, “Cirk nën kalin e Aleksandrit”, duke e krahasuar Gruevskin me diktatorët postsovjetikë, si Nazarbajev dhe Turkmenbashë, e fjalimin e tij me atë të Çavezit.

Ideja dhe utopia e ideatorit të Shkupit të pastërmetit (1963), japonezit Kenzo Tange, ishte qyteti i hapur, racional, egalitar (UN, 1963), si qytet i urave fleksibile të aparatit qytetërimor, kurse sot lindin ndërtesa-mure që e ndajnë këtë kryeqytet në atë të bregut të majtë dhe të djathtë, në atë jugor dhe verior, që të përkujtojnë Berlinin e dikurshëm, i cili mbetet simbol i qyteteve të ndara dhe jofunksionale.

Ditëve të fundit është aktuale parodia e boshnjakut Damir Nikshiq, i diplomuar në Akademinë e Arteve Figurative në Sarajevë, Milano dhe Bolonjë, me master nga Universiteti i Arizonës, një kohë edhe profesor vizitor në Universitetin e Masaçusetsit, që në NNS (metatezë e CNN-it) vuri në vatër këtë projekt, duke e krahasuar barokun shkupian me atë të Meksiko Sitit, të aplikuar nga francezët, duke u marrë me luanët e fontanat, me Lekën e Madh e Diogjenin kozmopolit që kishte jetuar në fuçi, i cili nga ky vigan i historisë kishte kërkuar vetëm një gjë, të mos ia zërë diellin, dritën që u jep kuptim syve dhe jetës. Njeriu kishte pushtuar tokat deri në Indi, dhe ciniku Diogjen, që me vete kishte fenerin dhe përreth qentë, pa pronë private, ta zbriste në tokë, t’i tregonte se ka gjëra të cilat nuk mund të tjetërsohen, të cilat janë dhunti e Hyut.

Ai i kishte treguar perandorit se dielli është një commons, një pronë publike, mund të sundosh të gjithë botën, ama dielli është i të gjithëve. Dhe Nikshiqi vazhdon të satirizojë “Shkupin hibrid”.  “Bobo, ç’u paska ndërtuar Shkupi!” Lart, mbi një shtyllë, një engjëll, e “poshtë me gjasë ferri”. Porta e Brandenburgut! Ky është  shekulli i XIX dhe Porta Triumfale, e mbiquajtur edhe si “Porta mizeria”. Shtatore gjithandej; devalvim i statujave. “Nëse s’keni bërë asgjë, lirisht mund të shpresoni se mund t’ju bëjnë një përmendore në Shkup.” Paris i vërtetë! Vinçat… “Kudo që të shohësh hapësirë të lirë, mbill nga një skulpturë.” Kjo është filozofia urbane e kiçit të surrealizmit gruevskian. Mos vallë edhe peshkatarit i kanë bërë skulpturë? “Jo njeri i vërtetë, i gjallë qenka,” konstaton boshnjaku. Kuarti i bankave. Wallstreet-i i Shkupit.

Shtatoret para Ministrisë së Jashtme; veshje qytetare. “Vetëm këtu kjo veshje quhet ashtu, ndonëse është veshje pariziene, vjeneze.” Bronzi i oksiduar. Ngrehinat duken si prodhime mermeri, por, kur troket pak në materialin e tyre, vëren se bëhet fjalë për stirodur… Glazura artistike, si kindervetë; nuk e di pse e blen një të tillë, për shkak të çokollatës ose lojës që ka brenda saj (Zhizhek). Fasada, paratë në xhep të politikajve, dhe thellimi në borxh i një kombi të tërë. Dhe Maqedonia pas disa viteve mund të bëhet si Greqia, të falimentojë, dhe dallimet të humben me këtë vend, të mos kenë kontest. Lustruesi i këpucëve, lipsari dhe frajeri me orën në dorë! A s’është më ekonomike që orën t’ia montonin lipsarit? “Kolona mbi strehë. Kjo është kundër të gjitha ligjeve të fizikës.”

Kolona doriane, korintiane, joniane. Antikë. Këtë s’mund ta gjesh askund në botë. Kur t’i bankrotosh të gjitha këto përmendore, do t’i nxjerrësh në aukcion-shitje publike; nëse s’ka vlerë artistike, do ketë tregtare. Nikshiq përmes këtij filmi të shkurtër shënjon se ky projekt ua zë diellin qytetarëve, të drejtën për të shijuar të mirat e pacenueshme përkundër atyre artificiale, se është dhunim urban, se është çmenduri sui generis. Dhe këtyre ditëve të korrikut ndodhi një hap edhe më i çuditshëm: simulakrumi i peshkaqenëve në Vardarin e thellë 50-70 cm; edhe ky lloj peshku u shfaq në këto ujëra të ndotura e të cekëta. Lumi u bë det, Shkupi qytet (breg)detar. Qytetarët, me identitet shumështresor. Me rrënjë të thella antike, me kulturë baroku, me shumë histori, por pa bukë.

Nikshiqin e ka tërhequr ky experimentum macedonicum, kjo tragjedi kulturore, ky shund arkitektonik, ky urbanizim i bërë forcërisht, me qëllim të dëbimit ose relativizimit të frymës shqiptare, të asaj osmano-islame, të asaj multikulturore të Shkupit, me qëllim të krekosjes identitare, që te mbrojtësit e purizmit antik ka gjeneruar neologjizma, si monkeydonia. Me të drejtë regjisori i njohur V. Zhilnik e ka quajtur këtë projekt si tragjikomedi të tranzicionit, kurse Associated Press e ka cilësuar Shkupin (2014) si “kitsch-kryeqyteti i Ballkanit”. Nga ana tjetër, politika shqiptare s’ka ndonjë shpjegim që ta mbush mendjen në lidhje me këtë “produkt” që ta ngushton hapësirën jetike dhe botën e jetës, që ta ftoh të tashmen dhe të ardhmen e kësaj kthine të gjerë të kamotshme. Porosia jonë deri te politikbërësit është kjo: “Nga ju s’kërkojmë gjë tjetër: Mos na e zini diellin!” /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Analiza, bankat greke do të përfundojnë tërësisht të shtetëzuara…nga Brukseli

Analiza, bankat greke do të përfundojnë tërësisht të shtetëzuara…nga Brukseli

Dikur më i miri i botës, tani shëtit nëpër klubet e Brazilit

Dikur më i miri i botës, tani shëtit nëpër klubet e Brazilit

Gruevski kapet “mat” në Izrael, pushime luksoze ndërsa vendi i tij është në krizë

Gruevski kapet “mat” në Izrael, pushime luksoze ndërsa vendi i tij është në krizë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni