Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Përplasjet e shekullit XXI, për ushqim dhe ujë (1)

by Te Sheshi
05/04/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Përplasjet e shekullit XXI, për ushqim dhe ujë (1)

Më 17 janar 2014, guvernatori shtetëror i Kalifornisë, Jerry Brown, ua tërhoqi vërejtjen qytetarëve të vet që ta ulin konsumin e ujit për 20%. Shërbimet inteligjente amerikane parashohin se në vitet 2030 bota do të ballafaqohet me kërcënimin e luftërave globale për ujë (water wars). Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Nacionale (ODNI) ishte autorizuar nga ish-presidenti Obama që të shqyrtonte ndikimin e mungesës së ujit në katër anët e botës ndaj sigurisë amerikane. Para disa vitesh, drejtori i Nestle-it, njërit prej manjatëve botërorë të industrisë ushqimore, Peter Brabeck, pati bërë bujë me pohimin e tij se “akcesi te uji i pijshëm nuk duhet të jetë një e drejtë publike”, ndërsa si përgjigje një lexues i kishte shkruar komentin në vijim: “Dua këtë njeri ta hedh në mesin e shkretëtirës dhe ta shoh duke luftuar për ujë!”

Neologjizmi hiperkonsumerizëm nënkupton harxhimin e të mirave, të mallrave dhe gjërave në përgjithësi, për qëllime jofunksionale dhe ndërlidhet me presionin e dukshëm për të konsumuar produkte të prodhuara dhe të imponuara nga shoqëria moderne, kapitaliste, blerje pasionante të produkteve që e formësojnë identitetin tonë, shpeshherë edhe të rrejshëm, të vetëpëlqimit dhe të stolisjes me pupla të huaja. Frenchy Lunning e përkufizon këtë fenomen si “konsum për shkak të vetë konsumit”. Hipekonsumerizmi ushqehet nga brendet apo markat, nga varësia e njerëzve prej tyre, që ndikojnë në unin personal dhe kolektiv të njerëzve. Ai ka të bëjë me homogjenizimin kulturor, me globalizimin, eurocentrizmin, amerikocentrizmin, modernizimin dhe përhapjen e kulturës perëndimore.

Mendimtari amerikan Samuel P. Huntington hapi në vitin 1993 një debat tronditës, madje edhe luftënxitës, me teorinë e tij për ndeshjen e qytetërimeve, kurse sot po zhvillohet një polemikë e re lidhur me përplasjen, një polemikë rreth përmasave të reja të përplasjeve mes baseneve qytetërimore dhe mes shteteve të mëdha që bëjnë ligjin në “xhunglën globale”, por edhe atyre të vogla, mes tjerash edhe për konfliktin për të mirat ushqimore, për ushqim pra. Kemi të bëjmë me konfliktet e lindura nga pasiguria ushqimore, për shkak të mungesës së ushqimit, ujit për pije.

Shekulli XXI nuk do të shënojë përplasje të vlerave sociale-fetare apo të  mbipopullimit, por syresh që burojnë nga tepërkonsumi, në veçanti nga konsumi i pamatur i ushqimit. “Ngrënia e tepërt mendohet të jetë arsyeja kryesore e krizave të së ardhmes.” S’është e rastësishme që ballafaqohemi me problemin e XXXL brezave, me miliona tonelata ushqim të hedhur nëpër shportat e mbeturinave, të paprekura ose të prekura pak, nga njëra anë, dhe me njerëz të cilët vdesin nga uria, nga skamja, nga mungesa e gjërave elementare për jetesë, buka dhe uji i pijshëm, nga ana tjetër.

Epoka e globalizimit i ka ndihmuar një pjese të popullatës së botës, asaj “të civilizuar”, që të arrijë mirëqenien ekonomike dhe financiare, të harxhojë gjithnjë e më shumë për mallra e shërbime, të ketë cilësi të lartë të jetesës dhe të kalojë në fazën e konsumerizmit të skajshëm, të tallet me pasurinë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vendet e Lindjes së Afërme që kanë të ardhura të larta për kokë banori jo nga zhvillimi i mirëfilltë, por nga nafta, që bëjnë atraksione e investime shpeshherë edhe të palogjikshme. “Pasuria më e madhe nuk ka sjellë edhe shfrytëzim më të mirë të burimeve ose shëndet më cilësor. Ngrënia dhe konsumi i tepërt kanë prurë shtypje më të madhe mbi burimet natyrore dhe financiare. Kur e kemi parasysh se bota ka rreth shtatë miliardë banorë, parashihet që ajo çka prodhohet dhe po konsumohet sot të jetë e paqëndrueshme në të ardhmen e afërt.”

Një gjë tjetër interesante që po ndodh në përmasa globale është edhe ndryshimi i kulturës gastronomike. Azia e Mesme, në veçanti Kina, po shënon shkallë të lartë të zhvillimit, si edhe shumë vende të hemisferës veriore. Shtetet e BRICS-it (Brazili, India, Kina dhe Afrika Jugore) janë aktorët e rinj  në yjësinë ekonomike globale. Banorët e këtyre hapësirave gjithnjë e më tepër po përvetësojnë mënyrat perëndimore të të ushqyerit. Kjo gjë vërehet edhe në kulturën tonë shqiptare. Byreku dalëngadalë zëvendësohet nga pizat, makaronat, hamburgerët, nga kultura ushqimore e McDonalds-it dhe Burger King-ut, madje me ngadalë po popullarizohen edhe restorantet kineze, që janë shumë të largëta me shijen tonë. /tesheshi.com/  

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Dieta mesdhetare, çelësi i shëndetit të trurit

Dieta mesdhetare, çelësi i shëndetit të trurit

Zgjedhjet në Kavajë, këshilltari i PDIU-së ngre zërin për situatën

Zgjedhjet në Kavajë, këshilltari i PDIU-së ngre zërin për situatën

Maqedoni, në Kuvendin që nuk po gjen qetësi deputeti shqiptar mban leksion për gjuhën

Maqedoni, në Kuvendin që nuk po gjen qetësi deputeti shqiptar mban leksion për gjuhën

TË FUNDIT

  • Të fundit
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni