Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ali PAJAZITI: Përplasje brendaqytetërimore dhe irracionalizëm brendakombëtar

by Te Sheshi
25/05/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ali PAJAZITI: Ibën Halduni dhe Power Point-i

1. Dikur, më 1993, Huntington-i botoi artikullin e tij për përplasjen e qytetërimeve (CoC), e më vonë veprën të cilës ia shtoi edhe ribërjen e rendit botëror, dhe sikur njerëzimit i përgatiste një skenar apokaliptik të kontradiktave mes kulturave, në veçanti mes atyre fetare. 25 vitet e fundit sollën tendosje mes botë(kuptime)ve, psikologji të stresit global, shkatërrime të përmasave madhore, fobi të shumta, orientalizim të lindorëve, terrorizëm a la 11 shtatori, dhe kolektivizim të krimit, satanizim të myslimanëve, islamofobi oksidentale dhe më gjerë. Lufta mes civilizimeve, në veçanti pas pranverës arabe, e çaktorizoi botën islame, e shndërroi në një pësues tmerresh, në një zonë qytetërimore në qorrsokak, në një hapësirë të defetizmit, që disa autorë i shtyu të diskutojnë për çështjen nëse shekulli XXI paraqet mesjetën e fesë islame, pra, një periudhë të zezë që të përkujton epokën e errët që kaloi Perëndimi për thuajse një milenium të plotë.

Siç duket, nga teza për përplasjen mes qytetërimeve është kaluar te ajo për të cilën flet eksperti i CIA-s, profesori nga Kehigh University, Henry Barkey, në një shkrim të 25 shkurtit të vitit 2016, botuar në “Financial Times”, ku ai riaktualizoi një shprehje interesante (të përdorur edhe nga Huntington-i), përplasja brendaqytetërimore, duke theksuar lëvizjet e SHBA-ve për herë të parë në kundërshtim me interesat turke, duke piketuar rindezjen e nacionalizmit kurd dhe rizbulimin e tij në opinionin ndërkombëtar. Bota islame po vlon, jetojmë në një periudhë të mizorisë e të brutalitetit. Në një Siri 22 milionëshe, 11-12 milionë njerëz janë kah emigrojnë. Luftë mes sunnitëve-alevitëve-shiitëve, mes fraksioneve të ndryshme sunnite, mes ISIS-it, Nusra-s, PYD-së, Shebbab-it, Boko Haram-it. Vëllazëria Myslimane, junta egjiptiane. Jemen, Libi, Siri, Turqi… Luftë e çdokujt kundër çdokujt po ndodh. Siç shprehet Bozarslan nga EHESS i Parisit, nuk kemi të bëjmë me Krishterimin, me luftën mes qytetërimit lindor dhe atij perëndimor, por me një luftë të brendshme. Është një luftë intraislame, brendaislame, mes myslimanëve. Seç ndodhi, dhe aksi i konfrontimit kaloi nga një bipolaritet në një konfliktualitet fraksionar, doktrinar, politik, ideologjik intrafetar. Dhuna është simbolika kryesore e sotme e Lindjes së Mesme, që shpie në një nihilizëm lidhur me kursin në të cilin është një botë e tërë, 1/5 e gjithë globit, bota myslimane. Fenomenologjia e njerëzve bomba, e vetëvrasësve prokauzë dhe e ekzekutuesve arbitrarë, sulmet ndaj spitaleve, djegia e të gjallëve, masakrimet, vërtet japin një pasqyrë që të përkujton luftërat shekullore mesjetare, gjendjen e një terri të madh, nga i cili mund të dilet vetëm me një hop të madh civilizues apo ndërhyrje hyjnore. Freud-i me siguri se gjendjen e Lindjes së Mesme do ta kishte cilësuar si dominim i Thanatosit. Hendeku mes grupeve të ndryshme është hapur aq shumë, saqë nuk flasin më mëshira, respekti, dashuria, por vetëm urrejtja, ashpërsia, vdekja. Kjo që po i ndodh botës islame vërtet është një përplasje brendaqytetërimore. Duke qëndruar gati për t’iu shmangur asaj ndërqytetërimore, bota islame po përballet me një luftë brendaqytetërimore.

2. Në Maqedoni asgjë e re. Krizë pas krize. Prokuroria publike, kriminelët me kollare, presidenti amnistues, rikthimi sui generis i parlamentit, ndërhyrje ndërkombëtare. Ndërkohë vazhdon procesi i okupimit të hapësirës publike me shtatore e buste, vazhdon deurbanizimi ose urbanizimi nacional(ist), parodizimi i kryeqytetit. Fundin e kësaj jave me shi të majit, orët e natës, vjedhurazi ndodhi sërish mbjellja e ca ikonave kombëtare pas të panumërtave maqedonase, këtë herë e atyre shqiptare në pjesën përtej Vardarit të Shkupit, thënë kushtimisht, në “pjesën maqedonase”. Mes tjerash, pa dijen e komunës Qendër dhe pa pëlqimin e shqiptarëve en masse, na e sollën Pjetër Bogdanin, statujën e tij, autorin e “Çeta e profetëve”, një figurë shqiptare kontradiktore, një klerik, dhe thanë se vijnë edhe dy të tjerë që do t’i japin Shkupit edhe ngjyrën tonë shqiptare (Bageri dhe Agolli). Sikur mbijetesa e një populli vareshka nga numri i shtatoreve, të cilat një brez i vë, një tjetër nuk i pëlqen, dhe një tjetër i heq, duke i zëvendësuar me diçka më atraktive. Partia shqiptare pushtetare, si një forcë e kohës së monizmit, pa i marrë në konsideratë dinamikat sociologjike, kulturologjike të shqiptarëve të Maqedonisë, në mendje të vet, zgjodhi për ne heronjtë kombëtarë që duhet t’i pëlqejmë ose të heshtim. Se çfarë koncepti ky i demokracisë është, vetëm BDI-ja e di. Dhe aq shumë e trumpeton punën, saqë “shenjtërive” të guruve të Partisë s’guxon kush t’u thotë gjë, sepse del “tradhtar”. Dhe sociologjia pyet se kjo elitë dhe ky lidership a kanë bërë ndonjë hulumtim të opinionit publik, ndonjë sondazh, ndonjë kërkim se kë do të donin ta shihnin shqiptarët në sheshin e Shkupit, apo qytetarët i konsiderojnë dele? A janë për idolatri të imponuar, apo për vendimmarrje demokratike? A janë për patriotizëm të materializuar, apo për vlera tejskulpturale? A i kanë marrë parasysh parametrat e jetës kulturore dhe fetare të shqiptarëve të Shkupit, që njihen si indi më islamik shqiptar gjithandej? A kanë dëgjuar vallë për hulumtimet që bëhen në vendet e qytetëruara para se të ndërmerren hapa për ndryshime sociale që varen nga dora e njeriut? A kanë dëgjuar për demokracinë e drejtpërdrejtë? Apo vallë, si grekët e vjetër, qytetarin e thjeshtë e quajnë barbar, që s’ka të drejtë ta thotë fjalën e vet? Ta themi më troç: Pse thua ngulmohet në figura krishtere, kur dihet se demografia e shqiptarëve të Maqedonisë është thuajse 100% myslimane? Është shumë e qartë se bëhet fjalë për një irracionalizëm brendakombëtar, për një provokim nga lart (partia) mbi ata që janë poshtë (populli). Një Bogdani që ka cenuar ndjenjat fetare të myslimanëve t’ia gjesh vendin bash në Shkup nuk është koincidencë, është një veprim i paramenduar, por irracional. Është vërtet një ndërmarrje e guximshme kur i marrim parasysh teoritë e ndryshme dhe realitetin e klimën ndërkombëtare, ku feja është determinante e paqes dhe luftës. Populli do të kishte thënë: “Pse po e ngucën atë që s’të nguc!” Kujtojmë se nuk duhet patriotizuar duke ngacmuar, nuk duhet kujtuar se populli hesht gjithmonë. As populli nuk i toleron abuzimet me ndjesinë dhe shenjtërinë, e as elita intelektuale nuk është ajo e vjetra, puro laike, ateiste, agnostike, vetëpërçmuese, antiislame. Njerëzit kanë respekt për fenë e tjetrit, për të gjitha fetë, edhe për ato që iu përkasin shqiptarët, edhe për të tjerat, madje edhe për sifetë, por nuk tolerojnë larjen e mëkateve (politike) përmes mëkatarëve të raporteve ndërfetare. A thua nuk i kanë marrë parasysh fjalët në vijim ideatorët e “përjetësimit të Bogdanit në Shkup, përballë parlamentit”:

“Andaj turqit dhe hebrenjtë, duke ndjekur gjurmët e Ismaelit e të Ezaut, nuk i zunë besë Jezu Krishtit, të vërtetit Mesi, por ndoqën idhujt: Muhametin, Surullahin e Talmudin. Duhet ditur se këta krerë të të gjitha të këqijave, Muhameti, Surullahi e Talmudi, po sikur që shtinë themel një ligji të lirë, pa udhë e pa arsye, plot me fëlliqësi, ashtu edhe i kanë marrë prapa njerëzit e paudhë e pa ndonjë nder në vetë, që janë arabët, tatarët e turqit, që janë dhënë pas lakmive të kësaj jete, fëlliqësive e shtazërive, e pasi ishte Muhameti bari i deveve dhe i pelave duke u ngjitur me gjithë to. Nuk është pra çudi që njerëzve të kësaj dore të mos u pëlqejë feja e vërtetë e Krishtit, as pastërtia e madhe e saj.” (“Çeta e Profetëve”, shkalla II, ligjërata III, paragrafi 3, f. 229, Prishtinë, 1990). Të mos flasim për pretendimet se personi i zënë ngoje ka djegur Shkupin. Patriotët nuk gjenerojnë tendosje, por paqe, rehati, kohezion, afirmojnë vlerat përbashkuese, jo ato përçarëse, afirmojnë figurat që forcojnë përfaqësimet kolektive, e jo parcializmat preferenciale individuale a klanore-partiake. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Mourinho te Man. United: Ancelotti e quan “fantastike”, Cantona mendon ndryshe

Mourinho te Man. United: Ancelotti e quan “fantastike”, Cantona mendon ndryshe

Aplikacioni që ju ndihmon të shikoni fotot që ju kanë pëlqyer të tjerët në Facebook

Aplikacioni që ju ndihmon të shikoni fotot që ju kanë pëlqyer të tjerët në Facebook

24 vjet nga zgjedhjet historike në Kosovë: kur Ibrahim Rugova fronësohej president (video)

24 vjet nga zgjedhjet historike në Kosovë: kur Ibrahim Rugova fronësohej president (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni