Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Hapja me lutje e një hotel hallall në Prizren

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Misteri tragjik në një tavernë: pse u shuan 21 të rinj?

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Ankthi nga gazi rus në Austri

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Irani nis testimin e raketës Zuljanah

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    Vartësja sfidon ish-shefin: Të ftoj në debat…!

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

    G7 në Gjermani: Ç’po përgatisin liderët botërorë për Rusinë dhe Putinin?

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Nga Albina NANAJ: Po jetimët kush i mbron?!

Nga Te Sheshi
19/05/2016
në Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Albina NANAJ: Po jetimët kush i mbron?!
13
SHPËRNDARJE

Me gjithë fatkeqësitë dhe skandalet e njëpasnjëshme që kanë pushtuar realitetin tonë makabër, ngjarja e abuzimeve seksuale me të miturit e shtëpisë së fëmijës në Shkodër është më e kobshmja. Ajo tregon se sa thellë ka depërtuar kalbja në indin e shoqërisë tonë. Shteti ynë është i paaftë të ofrojë sigurinë minimale për këta individë të pambrojtur që i ka në ngarkim. Të mos flasim pastaj për mirëqenie, edukim apo ngrohtësi, se fjala dashuri është shumë e madhe.

Institucionet shtetërore janë përgjegjësit kryesorë për këtë ngjarje të turpshme, që fatkeqësisht ishte e paralajmëruar. Çfarë bëri Ministria e Mirëqenies, përkatësisht Shërbimi Social Shtetëror, Avokati i Popullit dhe Bashkia Shkodër pas ngjarjeve të mëhershme të dhunës? Çfarë bënë institucionet kompetente pas raportimeve të njëpasnjëshme që vinin nga kjo qendër dhe nga shumë të tjera në të gjithë Shqipërinë? Asgjë! Ia lanë në dorë burokracisë fatin e këtyre njomëzakëve fatkeqë dhe ia hodhën përgjegjësinë njëri-tjetrit! Institucione inkompetente, që njohin shumë mirë kompetencat e tjetrit, por nuk denjojnë të ushtrojnë kompetencat e veta!

Institucione që i kufizojnë kompetencat e tyre në fusha pa asnjë peshë dhe impakt në shoqëri, duke anashkaluar gjithë pjesën tjetër të popullsisë që çdo ditë haset me padrejtësi. Që nga fillimi i mandatit të tij në 2011, z. Totozani do të mbahet mend vetëm për avokatinë e zellshme për të drejtat e një komuniteti të caktuar, por që fatkeqësisht nuk ishin fëmijët jetimë.

Prania e dhunës fizike, seksuale dhe psikologjike tregon jo vetëm papërgjegjshmërinë e individëve dhe të institucioneve të përfshira, por edhe degradimin e rëndë moral të tyre. Fasadat e trajnimeve për të drejtat e fëmijëve do të mbeten thjesht të tilla nëse për këta fëmijë nuk vendoset drejtësi. Fjalimet boshe të ministrave të radhës, të avokatëve apo të kryebashkiakëve të radhës, do të jenë përqeshja më e madhe, tallja më e madhe për këta individë të pambrojtur, por edhe për ne, sehirxhinjtë patologjikë.

Ndër personat që duhet të ulërijë deri në kupë të qiellit për këtë çështje është edhe Ministri i Drejtësisë, sepse për çfarë duhet një ministri drejtësie që nuk kërkon drejtësi e nuk garanton drejtësi. Është rasti që prokuroria të tregojë rigorozitet maksimal në hetimin e çështjes dhe në hartimin e akuzës. Le të jetë hera e fundit që krime të tilla perverse ndaj shtresës më të pambrojtur të kalojnë thjesht me masa disiplinore.

Në fund, e ka në dorë gjykata të marrë një vendim historik, që individë të tillë të mos gjejnë hapësira në institucione shtetërore, sidomos tek shërbimi social, që më shumë është vokacion i brendshëm, sesa një rrogë apo ofiq. Duhet të bëhet i pamundur rehabilitimi i figurave të njollosura me mizori ndaj jetimëve.

Si shoqëri, si shtet, u detyrohemi shumë këtyre krijesave të vogla e të brishta. Dhimbjen, poshtërimin dhe vuajtjen nuk ua shlyejmë dot, por së paku të vendoset drejtësi dhe të merren masa të mos ndodhin më të tilla gjëra.

Në fund të fundit, gjendjen e një shoqërie e tregon sjellja që ajo ka me më të dobëtin, me të braktisurin. Në jetimoret tona nuk duhet të vazhdojë mbjellja e dhunës, poshtërimit dhe perversitetit, përndryshe këta fëmijë të viktimizuar sot do të shndërrohen nesër në gjenerues dhune. Nëse u flasim të vegjëlve tanë me gjuhën e dhunës, dhuna do të jetë gjuha me të cilën ata do t’i flasin shoqërisë nesër.

Historia botërore dhe ajo e Shqipërisë njeh histori suksesi ndër breza me jetimët e shtëpive të fëmijëve, prej të cilave kanë dalë artistë, profesionistë dhe individë të shkëlqyer që kanë dhënë kontribut të vyer në shoqëri.

Njerëz të shquar dhe udhëçelës si Mandela, Malkolm X, Rojard Kipling dhe Stiv Xhobs kanë qenë jetimë nga të dy prindërit. Megjithatë, të rritur në shoqëri që u ofruan kujdesin dhe edukimin e duhur, ata u shndërruan në personalitete frymëzuese, me kontribut të jashtëzakonshëm, për çka sot njerëzimi u është mirënjohës. Prandaj jam e bindur se çdo fëmijë i rritur me dashuri dhe përkujdes në jetimore apo në familje birësuese mund të ketë një të ardhme të ndritur, jo vetëm për veten e tij, por edhe për shoqërinë.

Mungesa e dashurisë dhe e ngrohtësisë prindërore, e zërit të ëmbël qetësues të nënës dhe e sigurisë që babai ngjall tek çdo i mitur, është një dhimbje e papërshkueshme, që vetëm sytë e atyre fëmijëve të cilët e vuajnë mund ta shprehin. Të mos i shtojmë lotët e këtyre fëmijëve me paaftësinë dhe poshtërsinë tonë. Të paktën kaq mundemi ta bëjmë! /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit
Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

21/06/2022
Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë
Opinione

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

18/06/2022
Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!
Opinione

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

29/05/2022
Lajme të tjera
Mesazhi ndaj Ben Blushit, Elvis Roshi kërkon të falur: nuk duhej t‘i kisha shkruar ato fjalë

Mesazhi ndaj Ben Blushit, Elvis Roshi kërkon të falur: nuk duhej t‘i kisha shkruar ato fjalë

Maqedoni: “Vasale dhe shpëtuese e Gruevskit”, kështu quhet BDI pas rikthimit në Kuvend

Maqedoni: "Vasale dhe shpëtuese e Gruevskit", kështu quhet BDI pas rikthimit në Kuvend

Rama-Berisha në Kuvend: kryeministri zbardh dokumentin për Kel Balilin

Rama-Berisha në Kuvend: kryeministri zbardh dokumentin për Kel Balilin

TË FUNDIT

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

Selanik: një vetëflijim tragjik ndryshe

1 orë Më parë
Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

Njeriu i mazhorancës: 65 mijë lopë më pak nga 2018-ta!

3 orë Më parë
Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

Katari, vendtakimi i pritshëm iraniano-amerikan

4 orë Më parë
Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

Mizoria ruse: po me qendrën tregtare ç’patën xhanëm?!

4 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

Ç’pritet nga Samiti i NATO-s në Madrid?

27/06/2022
E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

E pandodhur që në kohën e Leninit: ç’e ka tërbuar Moskën?

27/06/2022
Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

Pse Serbia s’ka ende parlament? Direktiva: Shaip Kamberi s’duhet lejuar!

27/06/2022
Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

Kazakistani, si një objektiv i ri i mundshëm i agresionit rus

26/06/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

Nga Feim Dragusha”: Mbi “sadakanë” 17 hektarëshe për Dukagjin e Dua Lipa-n në Bërnicë

Nga Nada Dosti: Anatomia e skandalit mbi puthjet e rrëmbyera!

Nga Rilind Dauti: Alarmante, muslimanët shkojnë në xhami!

Nga Dr. Fidan Mustafa: “Ukraina”, ç’pritet në Kosovë e Bosnje

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist