Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ai WEIWEI: Kriza e refugjatëve flet më shumë për ne, sesa për ata

by te Sheshi
04/02/2018
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ai WEIWEI: Kriza e refugjatëve flet më shumë për ne, sesa për ata

Unë u linda në vitin 1957, në të njëjtin vit që Kina spastroi më shumë se 300 mijë intelektualë, përfshirë shkrimtarë, mësues, gazetarë dhe këdo që guxonte të kritikonte qeverinë e sapovendosur komuniste. Si pjesë e një serie fushatash të drejtuara nga e ashtuquajtura lëvizje anti-djathtiste, këta intelektualë u dërguan në kampe pune për “riedukim”.

Për shkak se babai im, Ai Qing, ishte poeti më i njohur në Kinë në atë kohë, qeveria e bëri atë një shembull simbolik. Në vitin 1958, familja ime u detyrua të largohej nga shtëpia jonë në Pekin dhe u syrgjynos në zonën më të izoluar të vendit – ne nuk kishin as idenë më të vogël se ky ishte fillimi i një rrugëtimi shumë të errët e të gjatë që do të zgjaste për dy dekada.

Në vitet që pasuan, babai im u dënua me punë të rëndë, me pastrimin e nevojtoreve në një kamp pune në veri-perëndim të Kinës. Ai u detyrua po ashtu, të bënte autokritikë publike.

Që në rininë time, unë përjetova trajtimin çnjerëzor nga ana e shoqërisë. Në kamp, na duhej të jetonim në një kasolle nën tokë, dhe ishim shënjestra të një urrejtjeje të pashpjegueshme, diskriminimi dhe fyerjesh e sulmesh të paprovokuara, të cilat të gjitha synonin të shtypnin shpirtin thelbësor human që i kishte rrënjët tek bindjet e tim eti. Si rezultat, unë mbaj mend të kem përjetuar atë që ndjeja se ishte një padrejtësi pa fund.  Në rrethana të tilla, nuk ka asnjë vend ku të fshihesh dhe nuk ka asnjë rrugë arratisjeje. Ti ndjen se jeta jote është vendosur përballë një muri, apo që vetë jeta është një dritë e myrrëtuar në prag të shuarjes së plotë. Përballja me poshtërimin dhe vuajtjet u bë e vetmja mënyrë për të mbijetuar.

Po i tregoj këto rrethana personale për shkak se ato hedhin dritë për lidhjen time emocionale me kushtet aktuale të refugjatëve nëpër botë, të cilat unë i dokumentova në filmin “Rrjedhja Njerëzore”. Përvoja ime qartëson përse unë identifikohem kaq thellë me njerëz që janë shtyrë në kushte ekstreme nga forca të jashtme dhe janë të pafuqishëm të rezistojnë.

Gjatë dy vjetëve të filmimeve, ne udhëtuam në 23 kombe dhe 40 kampe refugjatësh. Disa nga kampet janë relativisht të reja, pasi përballojnë fluksin e atyre që kanë ikur nga lufta në Siri. Kampe të tjera – të tilla si kampi Ain al-Hilweh në Liban – kanë ekzistuar për dekada dhe tashmë kanë strehuar tre breza refugjatësh.

Në muajt pas publikimit të filmit, disa nga zonat që ne kemi mbuluar, janë përkeqësuar akoma edhe më shumë. Situata e refugjatëve Rohingia në Mianmar, për shembull, shpërtheu me një valë prej më shumë se gjysmë milioni të shpërngulurish, duke iu shtuar 65 milionë refugjatëve ekzistues në të gjithë botën.

Vëzhgimi dhe kërkimet për ngjarjet e fundit apo historike të refugjatëve i bën mëse të qarta disa përfundime. Asnjë refugjat i vetëm që ne kemi takuar, nuk kishte lënë shtëpinë me vullnetin e tij, madje, edhe kur kjo shtëpi ishte e varfër dhe e pazhvilluar. Premtimi për prosperitet ekonokik nuk është më i rëndësishëm sesa vendi. Njerëzit i lënë shtëpitë  e tyre për shkak se detyrohen nga dhuna që u ka shkaktuar vdekje të anëtarëve të familjes, të afërmëve apo bashkëqytetarëve të tyre. Shpesh nuk është vetëm një shtëpi e vetme e shkatërruar, por fshatra të tëra të zhdukura nën bombardimet pa dallim. Thjesht nuk ka asnjë mënyrë që ata të qëndrojnë. Arratisja është e vetmja zgjidhje që ata kanë për të ruajtur jetët e tyre dhe jetët e atyre që duan.

Një argument i zakonshëm është se shumë prej këtyre njerëzve që kërkojnë të arrijnë në perëndim, janë emigrantë ekonomikë, që dëshirojnë të përfitojnë me të padrejtë nga prosperiteti i tij. Sidoqoftë, kjo pikëpamje injoron kontradiktën midis kufijve aktualë fizikë dhe vijave të realpolitikës dhe ekonomisë së botës sonë të globalizuar. Po ashtu, nuk ka dyshim refuzimi për të pohuar se përmes globalizimit, disa shtete, institucione dhe individë kanë përfituar shumë në dëm të drejtpërdrejtë të shumë të tjerëve në pjesë të ndryshme të botës që janë të cënueshëm dhe tepër të shfrytëzuar.

Në këtë moment, perëndimi – që ka përfituar në mënyrë jo të përpjesshme nga globalizimi – thjesht refuzon të mbajë përgjegjësitë e veta, edhe pse kushtet e shumë refugjatëve janë një rezultat direkt i lakmisë në një sistem global kapitalist. Nëse ne vendosim në hartë 70 e ca muret kufitare dhe gardhet e ndërtuara midis kombeve në tre dekadat e fundit – në rritje krahasuar me dhjetë a më shumë pas rënies së Murit të Berlinit – ne mund të shohim shtrirjen e kontrasteve ekonomikë dhe politikë globalë.  Njerëzit që ndikohen më shumë prej këtyre mureve janë më të varfrit dhe pjesa më e dëshpëruar e shoqërisë.

Në natyrë, ekzistojnë dy qasje në përballjen e përmbytjeve. Një është duke ndërtuar digën për të ndalur fluksin. Tjetra është duke gjetur rrugën e duhur për të lejuar fluksin në rrugën e vet. Ndërtimi i digave nuk adreson burimin e prurjeve – do të ishte e nevojshme ta ngrije e ta ngrije më lart, për të mbajtur nën kontroll një volum gjithnjë e më të madh. Nëse do të ndodhte një fluks i fuqishëm, atëherë do të merrte me vete gjithçka në rrugën e tij. Natyra e ujit është të rrjedhë. Natyra njerëzore, po ashtu, kërkon lirinë dhe kjo dëshirë njerëzore është më e fortë se çdo forcë natyrore.

A mund të ndalin kufijtë fizikë, refugjatët? Në vend të ndërtohen mure, ne duhet të shohim se çfarë i bën njerëzit refugjatë, dhe të punojmë për të zgjidhur këto kushte në mënyrë që ta ndalim në burim fluksin. Për ta bërë këtë, do të duhet që kombet më të fuqishëm në botë të përshtasin mënyrën sesi ata po e formësojnë botën, sesi po e përdorin ideologjinë politike dhe ekonomike – të përforcuar me fuqi madhore ushtarake – për të ndikuar shoqëri të tëra.

Si mund të mendojmë se të varfërit, të zhvendosurit apo të pushtuarit mund të ekzistojnë kur shoqëritë e tyre janë shkatërruar? A duhet thjesht të zhduken? A mund ta njohim vijimësinë e ekzistencës së tyre si një pjesë thelbësore të humanizmit tonë të përbashkët? Nëse ne nuk arrijmë ta pranojmë këtë, si mund të flasim për zhvillim “të civilizuar”?

Kriza e refugjatëve nuk ka të bëjë me refugjatët, më shumë sesa ka të bëjë me ne. Dhënia e përparësisë së fitimeve financiare përmbi betejën e njerëzve për gjërat elementare të jetesës, është shkaku primar i shumicës së kësaj krize. Perëndimi nuk ka bërë tjetër veçse ka braktisur besimin e tij tek humanizmi dhe mbështetjen për idealet e çmuara të shpallura në deklaratat për të drejtat universale të njeriut. Ka sakrifikuar këto ideale për shkak të burracakërisë dritëshkurtër dhe lakmisë.

Rivendosja e pohimit se ne të gjithë i përkasim një njerëzimi është hapi më esencial për të mundësuar bashkëjetesën në këtë sferë që e quajmë tokë. Unë e di sesi ndjehesh kur je refugjat dhe të përjetosh dehumanizimin që vjen bashkë me zhvendosjen nga shtëpia dhe nga vendi. Ka shumë kufij për t’u çmontuar, por më të rëndësishmit janë ata brenda zemrave dhe mendjeve tona – këta janë kufijtë që e ndajnë njerëzimin nga vetvetja.

*Ai Weiwei është artist kontemporan, aktivist dhe avokat i reformave politike në Kinë. Artikulli u publikua në të përditshmen londineze, “The Guardian”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Toyota tërheq nga tregu 180 mijë makina për një gabim

Toyota tërheq nga tregu 180 mijë makina për një gabim

Ç’i mblodhi krerët e Kosovës në vilën e Pacollit?

Ç'i mblodhi krerët e Kosovës në vilën e Pacollit?

“The Guardian”: Përse të burgosurit australianë po bëhen muslimanë

“The Guardian”: Përse të burgosurit australianë po bëhen muslimanë

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

“Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

06/07/2025
Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

Shpalosja e një vizion arsimor saudit në Tiranë

06/07/2025
Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

06/07/2025
Erdogan, sërish në timon

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni