Përbërësit:
2 lugë sodë buke
4-5 litra ujë të ngrohtë
Krem hidratues (Moisturizer) (për fytyrën ose duart)
Një sfungjer
Vaj esencial livandoje
Përgatitja:
Merrni një tas me ujë dhe shtoni sodë buke në të, duke e lënë derisa ajo të shkrijë plotësisht. Sigurohuni që uji nuk është i nxehtë, as i ftohtë.
Ju mund të shtoni disa pika vaj esencial livandoje. Mbani këmbët tuaja në ujë për 15 minuta dhe pastaj fërkojini me një sfungjer për të larguar shtresat e lëkurës së vdekur. Shpëlajeni me ujë dhe vendosni hidratuesin (moisturizer). Vishni çorape në këmbë në mënyrë që të mund të absorbohet nga lëkura.
Ju mund të përsërisni këtë trajtim dy herë në javë, në varësi të dëmtimit të lëkurës suaj. Me këtë recetë fantastike ju kurrë nuk do të keni probleme me thembrat. Rekomandohet ta aplikoni para se të shkoni për të fjetur./tesheshi.com/